Servilët dhe shefat e partive po i frenojnë reformat

Servilët dhe shefat e partive po i frenojnë reformat
  • 08 April 2019 - 08:31

 PDK-ja dhe LDK-ja, me kuvende zgjedhore e me probleme të vjetra

: PDK-ja ka themeluar rrjete rinore joqeveritare për ta përkrahur, duke e futur në shfrytëzim gjeneratën e re për të mbrojtur të pasuruarit të pabazë në këtë subjekt dhe zgjat sundimin partiak. Gjithnjë e më shumë po ka probleme rënia e vazhdueshme e simpatisë. PDK-ja akuzohet se së bashku me AAK-në e NISMËN për veteranë të rrejshëm, për rastin PRONTO në gjykatë etj. PDK-ja nuk ka ndryshime dhe ky subjekt po vjen duke u bërë i tepërt në skenën politike

PAN-i nuk arriti të transformohet nga komandantët në demokratë dhe lidership politik në kohë paqësore, e LDK-ja nuk arriti të bëjë transformim brenda saj nga gjenerata e vjetër politik në te re.

PDK-ja dhe LDK-ja me kuvende zgjedhore e me probleme të vjetra, përplot fjalë të mëdha të liderëve të këtyre dy subjekteve politike, por me shumë telashe rreth lidershipit. PDK-ja me dy kryetarë, njëri nën hije- Hashimi, i cili ka një potencial të vetin në PDK apo i “vetmi pronar “.Shumica e njerëzve të vjetër dhe servilët e duan si lider sërish, dhe grupi tjetër më i vogël i kontrolluar nga Kadri Veseli, nuk po arrin të marrë pushtetin partiak. Kadriu i largoi disa servilë të vjetër të Hashimit, po nuk po arrin dot të merret me Memlin dhe Uranin, dy njerëz me elektorat të dobët në Prishtinë apo plotësisht simbolik, të pafuqishëm plotësisht. Kadriu ia “mësyu” - reformës gjinore kot, mori disa njerëz të rinj në parti që janë cilësuar si “zhurmaxhinj”, por pa ndonjë aftësi politike as profesionale e as elektorat edhe kjo e kotë, ardhja e propaganduar në ketë subjekt nuk po ndodh fare.

Mbrojtja e pasurisë së pabazë

PDK-ja ka themeluar rrjete rinore joqeveritare për të përkrahur, duke futur në shfrytëzim të gjeneratës së re për të mbrojtur të pasuruarit të pabazë në ketë subjekt dhe zgjat sundimin partiak. Gjithnjë e me shumë po ka probleme rënia e vazhdueshme e simpatisë. PDK-ja akuzohet së bashku me AAK-në e NISMËN për veteranë të rrejshëm, rasti PRONTO në gjykatë. PDK-ja nuk ka ndryshime dhe ky subjekt po vjen duke u bërë i tepërt ne skenën politike duke u cilësuar si problematik në kapjen e shtetit dhe gjyqësisë dhe aseteve publike , të akuzuar për nepotizëm e korrupsion e zhvatje njëjtë edhe AAK-ja dhe NISMA, subjekte këto që vlerësohet se u ka kaluar koha dhe janë pengesë e zhvillimit demokratik e institucional, por këta vazhdojnë të mbajnë pushtet me kontrolle pasurore, të aseteve publike, punësim partiak e familjar gjithnjë e më shumë ka debat për të lënë politikën këta njerëz të PAN-it, fare të lënë shtetin rehat për t’u zhvilluar.

PDK-ja me probleme se kush duhet të udhëheqë partin?

Kadriu nuk po ka fuqi politike të transformimit në një lidership të ri, nuk po pyetet shumë në disa struktura të vjetra që gjenden nëpër seanca të ndryshme gjyqësore e janë ende shumë të fuqishëm në PDK. Partia Demokratike dhe loja me patriotizëm dhe pasurim pa bazë, dy segmente që e karakterizojnë atë, Kadriu nuk mund ta ndalë këtë pasurim pa bazë e as Hashimi, vetë i kanë bërë liderë rajonalë e lokalë ata e më nuk i kontrollojnë fare. Tash po ia shohin sherrin atyre, përplot njerëz afër Kadrisë të “pahairë” për asgjë .Kadriu mund të bëhet prapë lider i PDK-së, porse arrin dot ta transformojë partinë e tij në demokratike dhe ta dekriminalizojë atë. Koncepti patriotik mbetet e vetmja komponentë e këtij subjekti për t’u thirrur si vlerë, përderisa në anën tjetër akuzat e mëdha publike vijnë nga VV e LDK e qytetarët për pasurim pa bazë” pa këput e pa ndal”. Përderisa LDK-ja betejën më të madhe e ka si ta gjejë liderin e ri politik, struktura e vjetër po e lëshon ngadalë LDK-në, kjo e reja s’po mund të konsolidohet fare brenda dhe nuk ka ndikim vendimtar. Shtresa e anëtarësisë së gjeneratës së mesme në LDK e mban të shtrënguar atë strukturë të re apo gjeneratë e re që cilësohet te Vjosa, Arbeni, Naseri, Armendi. Klasa e mesme Lutfi Haziri dhe gjenerata e vjetër politike e LDK-së, Agim Veliu dhe pjesa tjetër ende qëndrojnë të lidhur me shtresën moshore të mesme të LDK-së. Më mirë kjo klasë e vjetër e përkrah Lutfiun sesa gjeneratën e re të RIINVESTIT. 

Andaj për disa në LDK, Lutfi Haziri është i afërt me PDK-në dhe përkrah ndryshimin e kufijve Kosovë -Serbi dhe e cilësojnë të afërt me opsione të PDK-së, një propagandë që bëhet brenda LDK –së kundër Lutfisë. E vërteta është më mirë Isa Mustafa lider i rizgjedhur sesa dikush tjetër, nëse nuk ka zgjidhje tjetër.

(Kosova Sot)