Mercenarët politikë dhe inteligjenca servile janë shndërruar në oligarkë postmodernistë

Mercenarët politikë dhe inteligjenca servile janë shndërruar në oligarkë postmodernistë
Mercenarët politikë dhe inteligjenca servile janë shndërruar në oligarkë postmodernistë

Fadil Maloku

  • 08 April 2019 - 08:35

Fryma e mesjetës postmoderniste e merr si formën, ashtu edhe përmbajtjen e apostrofuar sociale

 Ju sot mund të identifikoni njerëz apo elita të tëra pushtetarësh që deri dje s’kanë pasur në pronësi të tyre as edhe një biçikletë të vetme (!?) e sot kanë pallate, patundshmëri marramendëse e para në konto, që as vetë nuk e dinë se sa

Mercenarët politikë dhe inteligjencia servile janë shndërruar në oligarkkë postmodernistë:

Absurdi i kapitalizmit gjithëshqiptar qëndron në atë se: diferencimi i shtresave sociale s'ka filluar si pasojë e logjikës së konkurrencës dhe “lirisë” së premtuar nga politikanët, por si pasojë e shfrytëzimit të privilegjeve dhe benificioneve që ofron pushteti dhe politika! Andaj s’është për t’u çuditur, përse gjithë kjo histeri dhe ky ngërç i theksuar në gjitha parlamentet shqiptare!

2.Ju sot mund të identifikoni njerëz apo elita të tëra pushtetarësh që deri dje së kanë pas në pronësi të tyre as edhe një biçikletë të vetme (!?) e sot kanë pallate, patundshmëri marramendëse e para në konto, që as vetë nuk e dinë se sa!!! Ndërkaq, çka është edhe më shqetësuese: të njëjtit, janë të mbrojtur edhe me legjislacion që grupet e ndryshme interesi i kanë aprovuar nëpër parlamente?!

3.Për të qenë absurdi edhe më i madh, diferenca sociale është gjithnjë duke u ashpërsuar, e me këtë fakt është duke u rritur arratisja nga vendi. Kujtoj që nuk do të shkojë aq larg koha kur qytetaria e zhgënjyer me “lirinë”, që e prodhoi pabarazia e theksuar në trojet shqiptare, do të revoltohet aq shumë, sa të pyesë politikanët "brekëgrisur", se ç'u duhet atyre demokracia? Shoqëritë shqiptare, ngadalë, por sigurt po hyn në “mesjetën” postmoderniste.

Sepse, agjencinë kryesore të ikonografisë kishtare, në vazhdimësi po i zëvendësojnë elitat e “komandantëve dhe paqësorëve”, kurse, atë të inkuzicionit famëkeq po e marrin ca mercenarë të politikës ditore. Kur gjithë kësaj odisejade t’i shtohet edhe “ushtria” servile e Inteligjencisë së korruptuar dhe servile, s’ bashku me falangat mercenare mediatike, atëherë portreti dhe fryma e mesjetës postmoderniste e merr si formën, ashtu edhe përmbajtjen e apostrofuar sociale.

(Kosova Sot)