Fashizmi serb për çdo ditë po kërcënon se do të ‘kthehet” në Kosovë

Fashizmi serb për çdo ditë po kërcënon se do të ‘kthehet” në Kosovë
Fashizmi serb për çdo ditë po kërcënon se do të ‘kthehet” në Kosovë

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 12 April 2019 - 08:52

Ksenofobia nuk është lojë kalamajsh, por sëmundje që shërohet vetëm me operacion kirurgjik ligjor, duke gjykuar dhe dënuar krimin

Serbë, vetë jeni plasuar në mykun e shovinizmit, ju mundeni vetëm me kokat tuaja të shëroheni nga fashizmi që e kultivoni në familje, në kishë, kazerma, stacione policie, medie dhe shkolla. Ky infeksion zor se do të shërohet pa një revolucion evropian, pa një denazifikim, pa një LUSTRACION të shpirtit të infektuar

Më 1941, duke e ditur se si kanë fituar prona dhe si janë sjellë me vendas nga Kosova, do të largohen 11168 familje sllave. Por shtrohet pyetja pse duhet të jetojmë gjithmonë si lepuri në ferrë në vatrat tona, jam i detyruar ta shënoj një fenomenin që nga Qarku i Mitrovicës (Rrethet: Mitrovicë, Pazar i Ri, Llap dhe Vushtrri) për shkak se aspironin t`i bashkohen pjesës që e kishte okupuar Italia fashiste (1941-1843), Zyra e Hitlerit me seli në Beograd në bashkëpunim me Millan Nediqin do të planifikojnë shpërnguljen e popullsisë shqiptare nga Qarku (Kariskomandatura) i Mitrovicës në Rrafshin e Kosovës, me faktin se ‘Trepça’ nuk mund të ishte pronë italiane me asnjë çmim. Ky fakt tregon se çka është ‘Trepça’, për çdo okupator.

Në vitet 1944-1999 ndaj shqiptarëve në Jugosllavi ka pasur përpjekje për gjenocid - faktet

Çka është diktatura ushtarake e shpallur nga Tito më 8 shkurt 1945, si pasojë e së cilës u vranë 49000 shqiptarë. Pason marrëveshja xhentelmene Tito –Kyprili në Split 1953, që është një ratifikim i Konventës së vitit 1938, për shfarosjen e shqiptarëve. Çka është aksioni i armëve dhe procesi i Prizrenit 1955/56, përpos frikësim që shqiptarët të largohen jashtë Jugosllavisë. Më 6 mars 1945 do të sillet Ligji mbi ndalimin e kthimit të kolonistëve në Kosovë, vetëm si propagandë komunisto-çetnike, sepse më 21 XI 1944 Kryesia e AVNOJ-it i AMNESTOI të gjithë çetnikët, se për ndryshe lufta qytetare në Serbi ishte ante portas. Ligjin për rikolonizim do ta keqpërdorë propaganda fashiste e S. Milosheviqit nga vit 1981 kundër shqiptarëve.

Por, në asnjë tubim serb nuk do të thuhet se KQ PKJ më 1 prill 1945 sjell Direktivën që “të gjithë kolonistët duhet të kthehen në Kosovë”. Sipas kësaj direktive, deri më 1966 në Kosovë do të rikolonizohen 64220 sllavë me privilegje të papara në të gjitha poret e pushtetit dhe përvetësimit të pronave të shqiptarëve që po treteshin për gjithmonë në Anadolli. Të hulumtohet vetëm një segment se çfarë tregtie bëhej me shqiptarë në ADVOKATURAT e Shkupit. E vërteta, pas vitit 1966, kur neofashizmi Rankoviqist dhe Titist serbian, duke mos mundur ta durojnë njëfarë barazie që u shpall provizorisht, një pjesë e kolonistëve që kishte prona në Serbi do të shpërngulet, sepse nuk donin ta mësojnë asnjë fjalë shqip. Të flasësh shqip për ta ishte sikur t`i thuash Papës duhet të konvertohesh në jokatolik. Numri i tyre ishte sipas dokumenteve sekrete të SPB Kosovës 28615 persona. Pra, shifrat tjera janë vetëm rrena të paradave të “Jogurt revolucionit” serbian. Dokumentet kanë mbetur, ato flasin vetë.

Dokumentet e provenicës jugosllave (serbe) dëshmojnë se nga viti 1945 e deri më 1967 në Anadolli janë shpërngulur me dhunë 414500 persona. Të njëjtat dokumente vërtetojnë se nga viti 1912 e deri më 1967, në Turqi janë shpërngulur 1 000 000 shqiptarë, si pasojë e terrorit shtetëror dhe kishtar serb. Ata shqiptarë janë shpërngulur në Anadolli pasi që janë konvertuar në turq dhe boshnjakë nga Sanxhaku, pa ditur asnjë fjalë turqisht. Të njëjtat fonde arkivore vërtetojnë se në tokat e shqiptarëve në Kosovë janë kolonizuar 24000 familje kolonistë sllavë, të cilët i kishin nga dy vendbanime gjithmonë, njërën prej tyre rezervë (në Serbi). (Të dhënat me emra dhe mbiemra nëpër rrethe ku janë kolonizuar i kam botuar në librin; rikolonizimi i Kosovës 1945-1949, Prishtinë 2002, f. 654).

Si të quhet ndryshe detyrimi i 9870 856 shqiptarëve që ta lëshojnë Kosovën mars- qershor 1999, përpos si përpjekja e pushtetit serb për gjenocid. Si të quhet ndryshe detyrimi që çdo familje shqiptare ta lëshojë shtëpinë nga dy e tri herë, si të quhet ndryshe largimi i 145000 punëtorëve nga puna, si të quhet ndryshe djegia e bibliotekave, rrënimi i xhamive, vrasja e nënës para fëmijëve, detyrimi i babës që ta dhunojë vajzën, të cilin krim nuk e zbaton dhe pastaj plakut i prehet koka, si të quhet ndryshe kur në Makofc afër Prishtinës është prerë njeriu me sharrë motorike për ta frikësuar masën që po garantohej, mos t`i numërojmë vrasjet masive nëpër Kosovë, si të quhet ndryshe programi i botuar (e posedojmë) për ta kthyer strukturën e popullsisë 47% shqiptarë e 53% serb, si të quhet ndryshe mbyllja e mjeteve të informimit, mbyllja e shkollave, djegia e Shtypshkronjës “KOSOVA SOT”, vrasja e korrierit të “Kohës Ditore”, vrasja e prof. Latif Berishës, vrasja e avokatit Bajram Kelmndi me dy djem, vrasja mizore e akademik Fehmi AGANIT etj., përpos programim i GJENOCIDIT që është bërë me urdhër të Milloshit, me ekzekutim-zbatim të Zoran Angjellkoviqit me tërë pushtetin fashist, Velko Odalloviqit, Nebojsha Qoviqit, Zhivorad Igiqit, e një grigjë vrasësish profesionalë të komanduar nga Shkorpionët, Bretat e Kuçe dhe Tigrat e Arkanit dhe “Shen Savës”.

Le të lexohet definicioni i gjenocidit dhe të krahasohet çdo konstatim. Çka është bartja e kufomave shqiptare nga Kosova deri në Batajnicë, Danub etj., çka janë dhunimet, çka janë 500 -600 varrezat masive, çka është djegia e kufomave nëpër shkritore në Bor dhe Zveçan. Po, janë akuzë e rëndë për tërë popullin serb, e lëre më për pushtetin, partitë, ushtrinë, policinë, mercenarët që i kanë paguar për vrasje masive, sidomos në Dukagjin, në Drenicë, në Rahovec, në Llap etj.

Daçiqi, zbatues i urdhrave të Milosheviqit

Këto krime nuk vjetrohen, por fashizmi serb duhet të prezantohet në BE se për çdo ditë po kërcënon se do të ‘KTHEHET në Kosovë triumfalisht duke masakruar sërish shqiptar’-Porositë emisioni i Mariqit etj. E vërteta, shumë panelistë që defilojnë nëpër emisionin e Milomir Mariqit dhe jo vetëm këtij, kërcënohen duke qeshur me cinizëm (sidomos Ivica, njëfarë udbashi që ka vrarë në Mitrovicë e tash kërcënohet me trillime librash, thuajse nuk dihet biografia e atij krimineli ordiner si zbatues i urdhrave të Milosheviqit, Daçiqit, që krekoset për mosnjohje të Kosovës, duke harxhuar miliona para, të cilat kur të largohet nga pushteti do të i kushtojnë këtij (Ivicës së vogël) dhe A. Vuçiqit me burgime shumëvjeçare.

Nuk e di a do t’i presin shqiptarët vrasësit e tyre, në të ardhmen me lule si kërcënohen panelistët e M. Mariqit, për çdo ditë, sigurisht se Jo. Ne jemi këtu. Dhe kur jemi këtu e shtrojmë pyetjen a u largua pushteti serb në të njëjtën kohë kur u vendos pushteti i UNMIK-ut. Atëherë pse KS OKB nuk formoi gjykatë, sikurse në Gjermani, ku 1945-1977 përpos Gjyqit të Nirenbergut u dënuan në Zonën amerikane 95000 persona, në Zonën Ruse 67000 persona, në Zonën angleze 64000 persona, në Zonën franceze 19000 persona, me burgje të gjata. Atëbotë u cilësuan si nazistë pa të drejtë pune në Zonën britanike 320 000 persona, në Zonën franceze 70 000 persona, në Zonën ruse 155 000 persona, në Zonën amerikane, nuk janë prezantuar faktet, por që kudo nazistët e identifikuar nuk kanë pasur të drejtë të punojnë në profesion. Vetëm në këtë mënyrë të DENACIFIKIMIT sot Serbia e fashizuar do të ishte një vend solid demokratik, e që denacifikimi nuk është bërë por ka mbetur Serbia plot me kriminelë që kërcënohen prapa, sepse një pjesë e popullit është fajtor faktik.

E ky nazifikim nuk ka ngjarë për faktin se e Rusia e Putinit do oaza partnerësh për okupimin e Krimesë, si ka bërë ajo kudo në Jug të vendit, e sidomos në Ukrainën Lindore etj. Panelistët e M. Mariqit nuk “dinë’ se në Kosovë uniforma e tyre me mercenarë i kanë rrënuar 128009 shtëpi shqiptare, kanë larguar me dhunë nga shtëpitë e tyre 9870 856 shqiptarë. I kanë vrarë mizorisht mbi 13000 civilë prej tyre gra, fëmijë (1800), pleq dhe plaka nëpër shtëpia ose duke u larguar në kolonë nga vendlindja. Kampet e PËRQENDRIMIT në BLLACË, STANKOVEC, ÇEGRAN në Maqedoni dhe kampi në KUKËS, flasin mjaft se kush ishte agresor dhe kush mbrohej, se për çka ka luftuar UÇK dhe për çka ka terrorizuar AJ, Policia, mercenarët nga Suedia, Rusia, Bellorusia, Anglia, Ukraina, Franca, Izraeli, Italia, Rumunia dhe shumë vende tjera, të cilëve ua rriten rrogat nga 6000 në 12000 dollarë vrastarëve, gjeneralët e Milosheviqit, Daçiqit, Sheshelit, Vuçiqit dhe Lazareviqit, Stanishiqit, Arkanit etj. Çka u thotë shqiptarëve të Llapit oficeri që i kishte grumbulluar të gjithë shqiptarët në Shajkofc: Ju kemi sjellë këtu sepse e kemi më lehtë t’ju vrasim me një bombë të cilën e posedojmë. Pse t’ju vizitojmë në çdo katund?”.

Pse u largua një pjesë e Serbëve në qershor 1999 dihet, sepse ishin sjellë me fqinjë si kriminelë. Dhe një pjesë e tyre ishin nga Lika dhe Knini, e kjo dihet. E vërteta në regjistrimin e popullsisë më 1991 në Kosovë ishin 191215 serbë. Ata nuk kanë pasur konkurrencë, sepse shqiptarët nuk janë regjistruar fare. Atëherë, agjenturat ushtarake, policore dhe politike e kishtare serbe, kanë organizuar që shqiptarët të regjistrohen si myslimanë, bile në disa mese kanë ofruar edhe shpërblime për t`i akuzuar pastaj për fundamentalist’. Por një ofertë e tillë është paralizuar dhe refuzuar me forcë nga LDK-ja dhe lideri i saj, Ibrahim Rugova, që lirisht mund të quhet fitore strategjike dhe historike kombëtare, sepse pastaj u rreshtuam kah PERËNDIMI, prej të cilit nuk do të ndahemi kurrë: SHBA+BE= Shqipëri Kontinetale –Shqipëri Bregdetare-Shqipëri Etnike. Kjo është shkolla e bac Adem Demaçit që nuk urren, por e çmon lirinë e tjetrit sikurse të veten, sepse kështu garantohet ardhmëria civilizuese. Shqiptarët nuk kanë asnjë fuqi që ta nxjerrin Serbinë nga gremina sikurse që e kanë nxjerrë në 1915.

Tash, serbë vetë jeni plasuar në mykun e shovinizmit, ju mundeni vetëm me kokat tuaja të shëroheni nga fashizmi që e kultivoni në familje, në kishë, kazerma, stacione policie, media dhe shkolla. Ky infeksion zor se do të shërohet pa një revolucion evropian, pa një denacifikim, pa një LUSTRACION të shpirtit të infektuar, sepse ekstremizmi dhe ksenofobia nuk janë lojë kalamajsh, por sëmundje që shërohet vetëm me operacion kirurgjik ligjor, duke gjykuar dhe dënuar krimin.

(Kosova Sot)