Dëshmi të bollshme për të burgosur Ivan Todosijeviqin

Dëshmi të bollshme për të burgosur Ivan Todosijeviqin
Dëshmi të bollshme për të burgosur Ivan Todosijeviqin

Ragip Guraziu

  • 13 April 2019 - 08:23

Kjo është fytyra e institucioneve të Kosovës,sidomos ata që po udhëheqin me Kosovën,se kush ka menduar se edhe pas 20 viteve,11 vite si shtet, bile edhe me Kushtetutë,që po shkelet me të dy këmbët nga vendorët dhe nga agresori i përbetuar të shqiptarëve,me shekuj, serbët e ardhur nga Karpatet e Rusisë, që së fundi, ta marrë guximin një serbosllav që shqiptarët e ledhatonin deri tani, sidomos qeveritarët, të dalë me deklaratat e t'ia bujë për 'Reçakun', e cila ishte njëra ndër masakrat që mori jehonë nga e gjithë bota. Shkarkimi nuk ia vlen, por burgimi...

Z. Kryeministër Haradinaj, së pari po dëshmohet se çfarë institucione shtetërore ka Kosova duke filluar nga Qeveria, e deri te institucionet e fundit, se me të vërtetë na bëtë horë para e gjithë botës. Z. Kryeministër, shkarkimi nuk ia vlen kësaj radhe, edhe pse me të shpejtë keni reaguar edhe me vend,por burgimi për këtë ministër,Ivan Todosijeviq nevojitet domosdo, por nuk e di se a do të gjendet ndonjë prokuror shqiptar ndokund se edhe ata ju i keni futur nën sqetullat e politikës suaj.

Ofendimet e këtij ish ministri janë përtej kufijve njerëzorë. Një porosi për pushtetarët tanë... dhe ekipin negociator për bisedime Kosovë-Serbi. Termi Kosova i Metohija të fshihet njëherë e përgjithmonë, të shuhet Lista Serbe në veri të Mitrovicës, dhe të shtrihet Kushtetuta e Kosovës në tërë territorin e saj dhe në gjithë komunat e së pari të jenë simbolet shtetërore. Të largohen kriminelët serbë dhe ata që kanë bërë masakra në Kosovë, vendin e kanë në Serbi jo në Kosovë...

Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë me gënjeshtra e mashtrime, premtime të pambajtura, siç është instaluar edhe kultura e ardhjes në pushtet, po kështu me të gjitha mjetet. Duket se këta politikanë janë në gjendje ta shkatërrojnë shtetin, e të mos heqin dorë nga privilegjet e pushtetit dhe kolltukut të butë. Mirëpo, qytetarët si duket janë vetëdijesuar më në fund që këta pushtetarë t'i dënojnë me votë, meqë ata i kanë sjellë dëme të mëdha qytetarëve. E tërë kjo po ndodh, për shkak se shteti është i kapur dhe kjo gjendje nuk do të ndryshojë me këtë pushtet të korruptuar. Shteti i kapur s'ka si të veprojë ndryshe. Tani gjendemi para një barrikade që po e izolon vendin. Nuk janë të aftë as pozita e as opozita për të biseduar dhe për të gjetur alternativat e daljes nga kjo gjendje.

Të gjitha qeveritë u dëshmuan si një bandë korruptive Tanimë po dihet se ky virus politik është bërë kancer për udhëheqësit politikë kosovarë dhe ka përfshirë institucionet tjera shtetërore, si Qeverinë, Parlamentin, Presidencën dhe jemi tani këtu që jemi... Korrupsioni ka ndikuar te këto institucione shtetërore të Kosovës, që ta harrojnë interesin e popullit, në emër të të cilët flasin. Të gjitha qeveritë deri te kjo tani e fundit kanë dështuar në luftimin e korrupsioni, që shpesh kemi dëgjuar nga ta kushdo qoftë që vinte në pushtet, 'zero korrupsion'. Ka shumë kohë që shoqëria në Kosovë ka dëgjuar nga udhëheqës të institucioneve të shtetit, mekanizma të thirrur për luftimin e këtyre fenomeneve, zotime për tolerancën zero ndaj korrupsionit, por deri tani asgjë, sepse nuk ekzistoi nga askush një vullnet dhe ndërgjegje për të luftuar këtë fenomen, edhe pse shumë takime zero rezultat. Korrupsioni dëmton proceset demokratike dhe në veçanti godet sundimin e ligjit. Korrupsioni e prek cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, shkatërron qelizat kryesore të shoqërisë dhe çon drejt fenomeneve të tjera të rrezikshme. Asnjë Qeveri deri më tani në Kosovë nuk pati sukses në ndalimin e korrupsionit që është bërë virus për politikën kosovare,dhe lë të kuptojë se nuk ka fuqi që të ndal këtë sëmundje të shëmtuar,qoftë ai edhe president, kryeministër apo ndonjë zyrtar tjetër.

Sugjerime, takime debate etj, kundër korrupsioni tash e 20 vjet pas lufte dhe askush nuk u mor në përgjegjësi për këtë dukuri negative. dhe me deklarata boshe të udhëheqësve tanë ,sidomos Presidentit Thaçi,edhe kur ishte kryeministër,apelonte 0 korrupsion nuk mundi të prodhojë efekte të mjaftueshme për ndalimin e korrupsionit e as themelimi i këtij Këshilli Kombëtar kundër korrupsionit, sepse vetë qeveritarët ishin të përfshirë në të deri në fyt, pra të zhytur në korrupsion edhe të tjerët që ka edhe në institucionet tjera disa edhe nga opozita. Të korruptuarit në Këshillin kundër korrupsionit Qytetarët e Kosovës e dinë shumë mirë se në të gjitha Raportet ndërkombëtare zyrtare dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare, Kosova përflitet si vendi me shkallë të lartë të korrupsionit.

Edhe hulumtimet brenda vendit gjithashtu tregojnë percepcionin dhe përshtypjen se në vend ka korrupsion. Por, kur kemi të bëjmë se të korruptuarit me të vërtet janë në këtë Këshill të përkohshëm kundër korrupsionit, atëherë shtrohet pyetja; si mund të ndalet korrupsioni në këtë mënyrë. Pa marrë parasysh se a është ky vetëm një percepcion apo një opinion i krijuar apo një realitet, unë konsideroj se ne, institucionet e Republikës së Kosovës, dhe mbarë shoqëria,duhet të angazhohemi që ta çrrënjosim plotësisht këtë dukuri të jetë të dëmshme që është korrupsioni që pengon gjithë procesin e zhvillimit të shoqërisë dhe procesin e integrimit euroatlantik të vendit.

Motoja "zero korrupsion", të cilën e ka promovuar me vite të tëra ish-kryeministri Hashim Thaçi, tani në postin e presidentit, më mirë mund të arsyetohet me moton "zero angazhim dhe zero efikasitet në luftë kundër korrupsionit". Kjo është fytyra e institucioneve të Kosovës,sidomos ata që po udhëheqin me Kosovën,se kush ka menduar se edhe pas 20 viteve,11 vite si shtet, bile edhe me Kushtetutë,që po shkelet me të dy këmbët nga vendorët dhe nga agresori i përbetuar të shqiptareve,me shekuj, serbët të ardhur nga Karpatet e Rusisë, që së fundi ta marrë guximin një serb që shqiptarët e ledhatonin deri tani, sidomos qeveritarët, të dalë me deklaratat bujë për 'Reçakun', njëra ndër masakrat që mori jehonë nga e gjithë bota . 

(Kosova Sot)