Pafytyrësia e disa politikanëve kosovarë

Pafytyrësia e disa politikanëve kosovarë
Pafytyrësia e disa politikanëve kosovarë

Adem Salihaj

  • 15 April 2019 - 12:09

Këto ditë po dëgjojmë disa apele hipokrite të politikanëve të pushtetit, që ua drejtojnë të rinjëve që të mos largohen nga Kosova. Apeli i këtyre politikanëve tregon gjithë pafytyrësinë e tyre, sepse janë pikërisht ata që po e shkaktojnë problemin e largimit masiv nga Kosova. 

Ne i kemi dëgjuar këto apele hopokrite së paku nga tre kryetarë partishë që janë në pushtet. Që të tretë, në fillim qenë të varfër, por tash secili prej tyre ka bërë për vete miliona. Këto miliona janë para të vjedhura pikërisht nga këta që nuk kanë as bukë për të ngrënë dhe i detyron nevoja që të largohen nga Kosova.

Ata janë duke bërë kështu përpjekje që ta gjejnë ndonjë punë në ndonjë shtet tjetër, vetëm e vetëm për ta siguruar ekzistencën për vete dhe për familjen e tyre.

Dëshprimi i atyre që po largohen nga Kosova është shumë i madh. Ata jo vetem që nuk po mund ta sigurojnë ekzistencën këtu , por nuk kanë besim se diçka e mirë do të ndodhë edhe në të ardhmen. Pra, nga këta që po bëjnë këso apelesh, jo vetëm që është rrezikuar ekzistenca e tashme e të rinjëve të Kosovës, por është shkatërruar edhe ëndrra e tyre për një jetë më të mirë.

Ne të gjithë jemi të brengosur që rinia jonë po largohet nga Kosova dhe se kjo dukuri do të shkaktojë pasoja të rënda për të ardhmen e saj, por nuk mund ta durojmë faktin se apele të tilla hipokrite bëjnë pikërisht ata që janë shkaktarë të kësaj situate.

(Kosova Sot)