T’i ndalohet hyrja në Kosovë patriarkut Irinei

T’i ndalohet hyrja në Kosovë patriarkut Irinei
T’i ndalohet hyrja në Kosovë patriarkut Irinei

Kosova Sot

  • 16 April 2019 - 08:44

Shkruan: Ismail Muqiqi

Kisha Ortodokse serbe, së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, ishin dhe janë strukturat më ekstreme të kësaj pjese të Ballkanit

 Një shtet ku Kisha bën memorandume, dikton politikën shtetërore dhe bën programe për shfarosjen e popujve të tjerë,ai shtet duhet dënuar dhe të jetë nën mbikëqyrje gjithmonëKreu i Kishës Ortodokse serbe ka disa ditë që ka hyrë në Kosovë, si mision vizitën e Kishave Ortodokse serbe në Republikën e Kosovës.

Edhe kësaj here Irineu nuk zgjodhi fjalë racionale, për Kosovën dhe popullin e saj, por erdhi si zakonisht me ngarkesat shoviniste dhe me urrejtje ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar.

Ky në vend që popullit të Kosovës t’i kërkojë falje për krimet që i bëri ushtria dhe policia serbe në popullatën civile, duke masakruar me mijëra e mijëra fëmijë,gra dhe pleq, ai në vend të kësaj iu drejtua popullatës serbe në Kosovë, me ideologjinë më ekstreme duke thënë se; "Kosova është vend i shenjtë për Serbinë dhe se populli serb dhe Serbia asnjëherë nuk do të heqin dorë nga ky vend". Ai në vend të pajtimit dhe kërkimfaljes u tha serbëve në Kosovë se :"Çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës është e "ujitur" me gjakun e popullit serb gjatë historisë".

Ky i porositi serbët e Kosovës, që të qëndrojnë të fortë dhe të jenë të durueshëm edhe për një kohë, duke u premtuar atyre se Serbia do të kthehet prapë në këtë vend të shenjtë.

Të gjitha këto ai i përsëriti në shtetin e Republikës së Kosovës, pas 20 vjetëve lirie.

Këto tregojnë se Kisha Ortodokse serbe, së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, ishin dhe janë strukturat më ekstreme të kësaj pjese të Ballkanit, nga të cilat u organizuan dhe u sponsorizuan 3 luftërat në ish-Jugosllavi.

Institucionet e Kosovës, po të ishin në krye të detyrës dhe përgjegjësisë, ndaj deklaratës dhe mesazheve të Patriarkut Irinei, është dashur të reagojnë menjëherë, duke i bërë me dije qendrat e vendosjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Qeverinë e Serbisë, për të gjitha këto që u thanë më lart në mënyrë që Irineut në të ardhmen mos t’i lejohet hyrja në Kosovë. Kjo është politika e "Serbisë së Madhe", e cila edhe sot po vazhdon me mendësinë e të kaluarës dhe po tregon se është faktor destabilizues jo vetëm i Kosovës, por edhe vendeve të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.

Një shtet ku Kisha bën memorandume, dikton politikën shtetërore dhe bën programe për shfarosjen e popujve të tjerë,ai shtet duhet dënuar dhe të jetë nën mbikëqyrje gjithmonë.

(Kosova Sot)