“Notre Dame”, vërejtje për Evropën

“Notre Dame”, vërejtje për Evropën
“Notre Dame”, vërejtje për Evropën

Gilles Gressani dhe Mathéo Malik

  • 17 April 2019 - 14:35

Pamja e katedrales në flakë paraqet një përkujtues të dhembshëm për evropianët

Për ta rindërtuar këtë mrekulli, për ta shpëtuar atë nga konsiderimi si e qenë, evropianët do të kenë nevojë më shumë sesa vetëm për para dhe vullnet: do të kenë nevojë për një shqyrtim të thellë të asaj që kanë të përbashkët dhe çfarë do të thotë të jesh evropian

Është vështirë të përshkruash hidhërimin kur sheh “Notre Dame”-n në flakë. Dukej sikur po shikoje një xhevahir të çmuar të familjes që shkatërrohej përpara syve tanë. Por, ajo që ishte edhe më e dhimbshme ishte të kuptonim rëndësinë e të gjitha gjërave: ne po shihnim diçka të djegur që menduam se nuk do të digjej kurrë. Për të gjithë parisianët dhe evropianët, “Notre Dame” është thjesht një çudi. Atje qëndron tema e krenarisë dhe e admirimit. Çdo herë që kalonim, edhe sikur ta kishim parë atë një mijë herë, do ta shihnim gjithmonë, pothuajse sikur të duhej gjithsesi ta bënim këtë. E megjithatë ne e morëm atë çudi si të dhënë (të qenë). Jo se ajo u bë e padukshme ose se ne ndaluam së vërejturi, por sepse thjesht qëndronte atje siç duhet: si piramidat, teatrot greke apo tempujt e Romës së lashtë.

Një heshtje e veçantë

Ishte një mrekulli e botës, një monument i përjetshëm që ekzistonte shumë përpara nesh dhe do të na tejkalonte edhe ne. Hidhërimi bëhet edhe më i thellë kur kupton se katastrofa e “Notre Dame”-it përfaqëson në mënyrë të përkryer gjendjen e evropianëve bashkëkohorë: njerëz të dënuar të jetojnë mes mrekullive, duke i marrë ato si të qena, duke injoruar faktin se ato mund të zhduken - pastaj papritur duke u gjetur në një situatë të cilën ata kurrë nuk do të kishin parashikuar.

Pas fillimit të zjarrit, disa vargje nga poeti francez i shekullit të 19-të, Gérard de Nerval, filluan të qarkullonin në “Twitter”: "Notre Dame est bien vieille: në verë peut-être / Enterrer cependant Paris qu'elle a vu naître." (“Notre Dame” është shumë e vjetër: mund ta shohim, por Parisin, të cilin ajo e pa duke lindur, varroseni). Poema përfundon me vizionin e turistëve, një mijë vjet nga tani, duke menduar rrënojat e katedrales. “Notre Dame” mund të shkatërrohej vetëm nga koha, shumë, shumë vite pas largimit tonë. Nuk mund ta imagjinonim veten si dëshmitarë të një katastrofe të tillë. Por tani jemi.

Pyetja që shtrohet para nesh tani është rindërtimi. Ne duhet ta rindërtojmë atë. Emmanuel Macron tashmë është zotuar të riparojë “Notre Dame”-in, duke njoftuar nisjen e një fushate kombëtare donacioni. Por me këtë pyetje vjen një tjetër, më e thellë: si mund të rindërtojmë diçka që të gjithë mendonin se ekziston e ndarë nga vetë koha? Madje edhe ata që kanë jetuar në Paris për shumë vite ndjehen të përulur sa herë që kalojnë pranë fasadës, jo vetëm për shkak të dritareve masive të qelqit, apo shumë prej tyre që lëshojnë hije jashtë sheshit, por për shkak se, pavarësisht qindra turistëve të grumbulluar te hyrja, ekzistonte një heshtje e veçantë dhe intime rreth vendit.

Evropianët shumë shpesh kalojnë verbërisht përmes një peizazhi të çudive

Shumë prej tyre kanë një kujtesë shumë personale lidhur me “Notre Dame”, qoftë kjo një mbrëmje e ftohtë kur e kanë vrojtuar atë në heshtje për të fituar kohë nga sprovat dhe vuajtjet e jetës së përditshme, ose tingujt e zhurmshëm të një psalmi të dëgjuar nga një kishë brenda. Katedralja ka qenë gjithmonë një pjesë e jetës sonë të përditshme, një prani, një trashëgimi që e kemi të përbashkët, pa marrë parasysh çfarë besimi kemi. Për evropianët, djegia e “Notre Dame”-it vjen me një paralajmërim më të gjerë: mos i merrni mrekullitë që gëzoni për të qena. Kujdesuni për to më shumë, sepse ato mund të mos jenë me ju përgjithmonë.

Evropianët shumë shpesh kalojnë verbërisht përmes një peizazhi të çudive, e cila është lejuar të bëhet pjesë banale e jetës së përditshme. Nëse ata vazhdojnë të mos kujdesen për të, së shpejti do të kuptojnë se tashmë është kapluar nga zjarri. Për ta rindërtuar këtë mrekulli, për ta shpëtuar atë nga konsiderimi si e qenë, evropianët do të kenë nevojë më shumë sesa vetëm për para dhe vullnet: do të kenë nevojë për një shqyrtim të thellë të asaj që kanë të përbashkët dhe çfarë do të thotë të jesh evropian.

(Kosova Sot)