Në emrin tënd Kosovë po na ndrydhin e po na shtrydhin

Në emrin tënd Kosovë po na ndrydhin e po na shtrydhin
Në emrin tënd Kosovë po na ndrydhin e po na shtrydhin

Ragip Guraziu

  • 18 April 2019 - 08:44

 Në emrin tënd Kosovë po paguajmë liberalizimin e vizave, që na kushtoi me 8200 hektarë tokë

Ç'të gjeti ky taksirat Kosovë, ty dhe ne qytetarëve, me këta të paudhë, të korruptuar dhe që në kotlluqe, xhepat plot, shikojnë interesat e veta në rendin e parë e na bënë gazi i botës, dhe po të copëtojnë edhe për herën e tretë

Kosovë, derisa dikush tjetër u nis shkrime institucioneve e individëve, unë po ta nisi Ty një të tillë dhe po të pyes si po të zë taksirati në të gjitha kohërat, duke të ndrydhur e duke të shtrydhur kështu?!

Të vramë e të sakatuam shumë herë! Në emrin tënd dhe të lirisë tënde djemtë e vashat më të mira ishin bërë fragmente të betejave të lavdishme në truallin tënd e të zhuritur e të larë me gjak. Kosovë, në emrin tënd u zhvilluan edhe shumë takime e u nxorën Rezoluta, dokumente të tjera në qendrat e vendosjes deri edhe të Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta. Kosovë, liria erdhi dhe në emrin tënd, erdhën zyrtarë të UNMIK-ut, erdhën në Kosovë dhe u kënaqen me para e luks. Në emrin tënd nisën të krijohen edhe institucionet vendore dhe ata që u gjenden nën dardhë nuk e lënë edhe as një dardhë për ilaç. Kosovë në murin tënd u krijuan dy shtresa. Njëra numerikisht e vogël e me xhepa plot dhe tjetra një armatë e tëra me xhepat zhele e me barkun thatë. Na thoshin pas lufte oj Kosovë se duhet të heshtim edhe kur jemi shumë të pakënaqur, sepse Ti po kaloje në procese shumë të rënda, e ne në emrin tënd hetonim e ata po në këtë emër ngrinin pallate e pasuroheshin.

Të hutuar e të rraskapitur

Kosovë, në emrin tënd po na ndrydhin e shtrydhin vendorët e ndërkombëtarët nga kolltukët. Kosovë, ata na kanë bërë qytetarë të këqij, sepse sa herë kërkojnë rritjesh paga, sakrifikim me territore, siç ndodhi me Demarkacionin me Malin e Zi, ku si gushtë shkuan 8200 hektarë tokë, pushtetarët thoshin duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm kundrejt ndërkombëtarëve, në rastise dëshirojmë liberalizimin e vizave dhe rrugën drejt BE-së. Opozitarët, gjegjësisht partia më e madhe që doli nga zgjedhjet e fundit, tymosi Parlamentin, desh u kall dhe u rrezikua jeta e disa deputetëve dhe në hall qytetarët. Kosovë, kemi mbetur në mesin e rrugës të hutuar e të rraskapitur, ne qytetarët, e po ç'të gjeti ky taksirat Kosovë, ty dhe ne qytetarëve me këta të paudhë, të korruptuar dhe që në kolltukë, xhepat plot, interesat e veta në rendin e parë e të shtetit pas shpine na bënë gazi i botës dhe po të copëtojnë edhe për herën e tretë, dy luftërat botërore na kanë copëtuar të tjerët, ata e paskan pas gabim, po dirigjohen nga kjo klasë politike e tanishme e jotja Kosovë, se ende duhet copëtuar Ti Kosovë, një Zot i madh i vraftë....

 Ëndrra e Serbisë po realizohet dalëngadalë

Sa i përket ëndrrës naziste të Serbisë, që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë, që po fsheh shteti serb, që po insiston që me mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthejë në territorin e shtetit serb për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës dhe për ta bindur BE-në dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi. Në këtë aspekt, Beogradi i sotëm po mundohet nëpërmjet minorancës serbe në Kosovë dhe në forma të tjera (edhe pse që katër vite) gati jemi në prag të vitit të pestë që Kosova u bë shtet me Kushtetutë, Qeveria në Beograd me një diplomaci efektive po ia arrit qëllimit, derisa Qeveria e Kosovës e shmang këtë ''akullnajë'' dhe thotë se disa gjëra duhet lënë kohës. Tani presidenti, z. Hashim Thaçi ka një eufori dhe besim në vete se veriu i Mitrovicës kurrë nuk do të ndahet dhe Serbia nga këtu do të teriqet me duar thatë?! Por sa do të jetë kjo e realizueshme do të shihet në vazhdimin e këtyre bisedimeve dhe shtrëngimi i dyerve të kthyer bisedimeve në mes të dy kryeministrave, të Kosovës dhe atij serb.

Serbia një hap para

Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritetet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje, të gjitha këto neve na dërgojnë në pus pa fund, siç thotë populli. Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdijesojë Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit, gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vetë shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu përket minoriteteve në Serbi. Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti, që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira, por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. E shtetet tjera botërore që shih me rastin e Kosovës dhe pas 20 vjet pas përfundimit të luftës, çështja e veriut të Mitrovicës ende e pazgjedhur. Në emrin tënd Kosovë po rrahim gjoksin?!

Në emrin tënd Kosovë po na ndrydhin e po na shtrydhin?! Në emrin tënd Kosovë po paguajmë liberalizimin e vizave, që na kushtoi me 8200 hektarë tokë, Demarkacionit kufirit me Malin e Zi?! Në emrin tënd Kosovë, Lista Serbe, që dirigjohet nga Beogradi, që ka gulfat shtetin dhe kushtetutën e saj dhe gjithçka serbe atje, në Zemrën e Kosovës, veri të Mitrovicës, le më që po tkurresh Kosovë nga ndërkombëtarë,t misionet e tyre, por ajo më kryesorja ç’na bëre ti ne vendorëve që ta kemi marrë inatin e po të tkurremi ma zi se të tjerët, po të dëmtojmë, po të tymosmi, po të kallim herë-herë, qytetarët e Kosovës edhe pas 20 viteve pas lufte ende po thithin tym, e deri kur kështu?!!!

 Kosovë të duhet një unitet...

Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet, punët na ecnin më mirë. Uniteti ynë gjithmonë ka qenë goditej e fortë për armiqtë tanë. Ne të gjitha luftërat kemi pasur një unitet, por herë-herë i brishtë, siç jemi tani në politikë, që plasi sherri në mesë pozitës e opozitës mu në momentet më të papërshtatshëm për Republikën e Kosovës. Një unitet që ndodhi në mes nesh në vitet e 90-98,ku kishim një subjekt politik unik, dhe deri në fillim e luftës së UÇK-së, ishim; gjithë për një, dhe një për gjithë, punët na ecnin për së mbari. Por tani edhe kjo ndryshoi në momentet kur po na duhen më shumë… Derisa në bisedimet me Serbinë, qeveritarët tanë u treguan zemërgjerë, rezultatet gjithnjë shterpe dhe po vuajmë vetë ne. Fakti tjetër është se kur kemi parasysh pakënaqësitë brenda dy subjekteve më të mëdha të vendit, tani në koalicionin qeverisëse dhe një opozitë që këtë garniturë qeverisëse medoemos ta dërgojë drejtën në shtëpi, apo në pension, siç kanë deklaruar, dhe së listës së përbashkët opozitarë, uniteti është larg deri në hasmëri. Por Kosovë a mundesh një sqarim të analizosh së bashku tani, çka do na ndodhë me Serbinë tani, kur kemi në prag Demarkacioni edhe me sllavët serbë, si t'ia bëjmë?!

Në raste je zhgënjyer për këtë kastë politike, ne qytetarët nuk kemi faj, por ndarja po na ndodh. Kjo frikë nuk do të më hiqet, Kosovë deri sa ta rishikojmë Demokrimin edhe me Serbinë, duke parë se Kosovë, gjithnjë në emrin tënd po themi luftën e kemi bërë për ty Kosovë, paqen për ty, lirinë për ty, demarkacionet e kufjeve për ty, atëherë të gjitha për ty, duhesh të jesh krenare Kosovë, sepse nuk janë pak 8200 hektarë Malit Zi, vetëm për ty Kosovë. Edhe do të tjera i kemi në rend, ka mundësi se ende do të tymosmi, të shkatërrohemi, krejt kjo për ty KOSOVË...

Autori është gazetar-analist i pavarur

(Kosova Sot)