Molliqaj e Ahmeti me planin e ri të aksionit alla SHIK

Molliqaj e Ahmeti me planin e ri të aksionit alla SHIK
Molliqaj e Ahmeti me planin e ri të aksionit alla SHIK

Haki Abazi

  • 18 April 2019 - 12:01

Përqindjet e ulëta të PDK, kërcënimi nga gjykata speciale, thirrja nga Gjermania ne Berlin kundër ndarjes, jo ekzistenca e PSD në përqindjet e matjeve të opinionit publik dhe perspektiva e koalicionit LDK-LVV, kanë vënë në veprim mashën e topitur të SHIK-ut. Molliqaj, dora e fshehur e Ahmetit po tregon qëllimin e dështuar të shkatërrimit të LVV-së dhe duke u larguar me bisht nën këmbë tani po mundohet ta riaktivizojë me sulme që as në serialet turke nuk i shef. Sigurisht që Molliqaj kushton më lirë se serialet turke, por efektin e ka të njëjtë. Përzierje, intriga, përlloçje dhe ultësi. 

Ajo që nuk është thënë mjaftueshëm është fakti që Molliqaj ka dale atëherë kur është shkarkuar nga detyra për mospunë dhe mungesë rezultatesh. Por pse është varur Molliqaj tek Konjufca- kjo nuk është as e rastësishme e as personale, përkundrazi Ahmeti po mundohet që ta godasë LVV duke e futur në lojë nivelin e dytë me goditje nën brez. Këto janë taktikat e Veselit e Thaçit që përdornin kudër LDK dhe LVV vetëm se tani kanë krijuar PSD-në që ajo të merret me punët e pista të krijimit të apatisë qytetare dhe ngritjes se mjegullës. Me votën për buxhetin PSD përveç që ka manipuluar me mandatet e vjedhura e ka çimentuar veten në anën e hajnisë, korrupsionit dhe intrigave politike. Pavarësisht çjerrjeve se kinse qenkan kundër kësaj lloj mendësie qeverisëse veprimet e tyre kanë qenë profitere dhe komplementare me PDK dhe Thaçin.

Sa më shume qytetarë që dalin në zgjedhje aq më e vogël është përqindja për PDK dhe ata pak njerëz që votojnë për PSD (lexo: tezet e dajat) janë përqindja e krejt e pa përfillshme. Çdo matje tregon se ata janë më pak se 2% ndërsa ju jepet hapësirë për të gërditur qytetarin, të shtojnë apatinë dhe të bëjnë zhurmën shurrdhonjese. E vetmja arsye pse duan liberalizim e zbrazje të vendit është që të zvogëlojnë numrin e votuesve.

Vërtetë gërditëse bashkë me kundërmimin e Prishtinës që është mbërthyer nga kanalizimet dhe mbeturinat. Në pushtetin nacional/ qendror, krimi e korrupsioni nuk luftohet se i bie që ata të luftojnë veten. Në nivelin komunal mbeturinat nuk mënjanohen sepse do te thoshte mënjanimin e vetes- janë të paaftë dhe beteja e tyre është hipokrite.

Kjo është karakteristike e njerëzve përtacë, llafazanë dhe demagogë, e shohin qimen në qullin e huaj dhe nuk e shohin tranin në të vetin. Narcizoidë politikë. 

Shpikësi agjitator Molliqaj është fenomeni se si nuk duhet shpresuar që rinia e pa arsimuar e pa edukuar dhe pa kulturë minimale mund ose meritojnë të jene pjesë e proceseve me interes publik. Ai që kishte nxjerrur njerëz me dhunë nga makina dhe kishte bërë çdo gjë për të treguar që është një zëvendësim i ri i tipit PRONTO. Gjuha e tij aspak nuk dallon nga Grabovci, Haxhiu e Musliu. Janë në të njëjtën frekuence valore të pandershme e të pacipe. Dallimi është se ata e kanë për shef shefin e SHIK-ut ndërsa Molliqaj e ka për shef shefin e bërllokut të Prishtinës. Ky edhe nuk është ndonjë dallim esencial sepse janë pjesë e të së njëjtës pako, goditje nën brez dhe nga prapa skena dhe njësoj dhe rezultatin e punës e kanë të barabartë me mjerimin qytetarë. PSD po e zbaton planin e premtuar nga Veseli "Kemi me ju ngi SHIK" - vetëm krejt pa sukses.

(Kosova Sot)