Të ikësh nga problemi (sfida)

Të ikësh nga problemi (sfida)
Të ikësh nga problemi (sfida)

Labinot Beka

  • 18 April 2019 - 17:55

Qindra të rinj dhe të reja po e lëshojnë Kosovën vendin ku kanë lindur. Ata me valigje ne duar, me mendjen e bërë kosë, me mungesë të uximit, dhe shpresës, së fundi janë duke u pare çdo ditë, në stacione të autobusëve dhe para ambasadave, gjermane, sllovene dhe kroate për tu tretur nëpër këto vende. Unë gjykoj se ky akt (veprim) i këtyre qyqarve jo qytetarve është një akt jo i guximshem, shkelje e atdheut të tyre, munges e atdhedashurisë, plogështisë, frikës, miopise ekstreme dhe inekstreme.  

Me fjalë të tjera, ju mungon një botëkuptim me njohuri themelore prej një shtetasi modern dhe i ditur. Kjo ikje, të them i këtyre forcave të pakten fizike jo mendore, të cilët mund të kishin garantuar një të ardhme të shtetit më të zhvilluar. Kjo tregon se ne si shoqëri ende nuk jemi në gjendje vetëdijeje për t’i qëndruar përballë sfidave të quajtura si: papunësia dhe njohurit e shëndetshme, për t’u ballafaquarme to dhe duke i transformuar në të mirën tone si shoqëri bujkrobe dhe skllavopronare të një shteti monarkesh dhe ekonomie imorale.

Pse e them e gjithë këtë? Pse them që ne duhet të qendrojmë me këmbëngulje dhe mençuri ku zoti na dhurojë shpirtin dhe vendin ku u rritëm? Sepse vet mënyra sesi është krijuar jeta është një problem në vete. Në këtë kontekst njëriu brenda jetës është i zënë nga këto sfida, megjithatë të mundshme për t’u liruar nga to. Vetëm atëherë kur ai i kupton, pranon si të tilla, me durim, guxim, duke u ballafaquar me to, me anë të mënyrave që na ka ofruar shkenca moderne deri në ndryshim për të mire. Kur them jeta këtu hyjnë të gjitha shtetët të cilat shtrihen në Europen Përindimore dhe E.Qendrore. 

Shtete këto prej nga janë drejtuar emigrantetë për të ikur nga problem jetë. Në bazë të kësaj gjendje real rrjedhë skema mendore se sfida na qenka universal domethënë, e kudondodhur nëpër mbarë shtetet europiane, madje edhe në “Shtëpinë e Bardhë”.

Po pse këta njerëz ndërmarrin këso vendime pa u ndalë njëherë për t’u thelluar në mendime se pikërisht, popujtë e vendeve të zhvillluar nga të cilët janë drejtuar këto turma segmentesh për të shkuar, janë zhvilluar duke e njohur problemin dhe ngritur në qendër të vëmendjes së shoqërisë.

Pastaj me guxim, trimeri, mençuri qoftë edhe me sakrefica kanë ndërhyrë në to, duke i ndryshuar për të mirën e tyre, dikush me laps, dikush me zë dhe forma të ndryshme që na mundëson doktrina demokratike. Pse çfarë e dinë këta mendjeshkymur Francën? 

Një shoqëri budalenjësh që u zhvillua duke ia kthyer shpinen problemit? Pse ku kanë pasur të shkojnë, të tundin llaçin për ndërtimin e banesave gjërmane duke, të binë për të fjetur nëpër kontinjera bërllogjësh, kasolla paçati me erë myku? Jo! Përkundrazi ata qëndruan, luftuan me Luigjin e 16 një lugat brogjez inekstremist (monark) i cili nga mengjesi deri në mbrëmje i vidhte, i shtypte, i skllaveronte, i qeshte deri sa në një mengjes u zgjua i mbulluar me gjakë nga klasa proletare që sot historia e Botës e njeh si Revulucion Francezë.

Zhvillimi dhe liria vien vetëm duke i qëndruar përballë sfidës me këmbëgulje, guxim e jo duke ia kthyer shpinen. Sipas meje kthimi i shpinës është një tradheti në heshtje.

(Kosova Sot)