Jo vetëm Bllaca flet dhe akuzon Serbinë e stërmbushur me kriminelë të pandëshkuar

Jo vetëm Bllaca flet dhe akuzon Serbinë e stërmbushur me kriminelë të pandëshkuar
Jo vetëm Bllaca flet dhe akuzon Serbinë e stërmbushur me kriminelë të pandëshkuar

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 19 April 2019 - 08:16

Bllaca… ’99 mathauzeni’ i mizorive serbe ndaj shqiptarëve (1)

Gjenocidi që e kishin planifikuar Serbia dhe pushteti i saj në fund të shekullit XX e kishin bazën ideore, teorike dhe praktike, në një varg programesh

Largimi i shqiptarëve nga Kosova në Maqedoni do të ndodhë për faktin se gati 40% e popullsisë në Republikën fqinje ishte shqiptare. Pjesa dërmuese, nga numri prej 440 000 frymësh, do të largohen me trenin e tmerrit që nisej nga Fushë-Kosova për çdo ditë drejt Kaçanikut dhe Hanit të Elezit. Treni nuk hynte në Maqedoni, por ndalej nja 500 metra larg kufirit.

Jo vetëm Bllaca flet dhe akuzon Serbinë e stërmbushur me kriminelë të pandëshkuar. Serbia princore, mbretërore dhe republikane -federale, me kohë i kishte të gjitha programet për ta shpronësuar, shpërngulur dhe shfarosur popullin shqiptar, në mënyrë që të palohet në pjesën jugore të Adriatikut. Këtë politikë ekspansioniste më së miri e vizatojnë programet që i shënojmë si hyrje në këtë temë tragjike: Vuk Stefanoviq Karaxhiq, serbët të gjithë dhe gjithkund (Srbi svi i svuda) 1836; Ilija Garashanin, Naçertania 1844; P. M. Nenadoviq, Depërtimi në det (Prodor na more) 1881; Millutin Grashanin, Zgjerimi i ndikimit të Serbisë në Maqedoni dhe Kosovë (Proshirenje uticaja Serbije u Makedoniju i na Kosovu) 1885; Nikolla Stanojeviq, Deri në shfarosje të juaj ose tonën (Do istrage vase ili nase) 1902; Nikola Pasiq, Çka do Serbia ( Sta hoçe Srbija) 1910; Vladan Djordje viq, Udhëzim për punë me Shqiptarë (Uput rad sa Aranutima) 1910; Kushtetuta e Organizatës (Ustav organizacije “Ujedinjenje ili smrt”) 1911; Rregullorja e Organizatës (Pravilnik organizacije “Ujedinjenje ili smrt”) 1911; Jovan Cvijiq; Çështja e Shqipërisë Veriore (Pitanje Severne Albanije); Zgjerimi territorial i Serbisë (Territorialno sirenje Srbije) 1913 i 1919; Stojan Protiq (Ballkanikus), Problemi Shqiptar (Arbanski problem) 1920; Vasa Çubriloviq, Shpërngulja e Shqiptarëve. 

(Iseljavanje Aranuta) 1937;Konventa për shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi (Konvencija za iseljavanje Aranbuta u Tursku) 1938; Ivo Andriq, Problemi shqiptar (Albanski problem) 1939; Stevan Moleviq, Serbia homogjene (Homogena Srbija) 1941; Drazha Mihajloviq, Shfarosja e muslimanëve (Likvidacija muslimana) 1942; Vasa Çubriloviq, Pakicat në Jugosllavi (Manjine u Jugosllaviji) 1944; J. B. Tito-F. Kyprili, Marrëveshja xhentelmene (Xhetelmen dogovor) 1953; Draza Markoviq, Libri i Katërt (Plava kniga) 1976; Platforma politike për Kosovë (Politiçka Paltforma za Kosovo) 1981; Memorandumi i Akademisë Serbiane (Memorandum SANU) 1986; Programi Jugosllav për Kosovën (Jugoslovenski Program mera i aktivnosti za zaustavljanje iseljavanja Srba i Crnogoraca sa Kosova i povratak onih koji su ga napustili, dolazak svih kjoi zele da zive i rade na Kosovu) 1988 (ky dok. Ishte Naçertania e dytë serbiane me ndihmën e tërë Jugosllavisë që po fashizohej-hb); Kolonizmi i katërt I Kosovës (Çetverta kolonizcia Kosova) 1988-1994; S. Milosheviq, Korridoret shfarosëse (Korridori istrebljenja) 1995. Kuptohet se këto programe do të shpërthejnë si qelbi i thatit në fund të shekullit XX.

Shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve

Në bazë të këtyre programeve kush ka sot të drejtë sërish të TREGTOJË me kufijtë e Kosovës, më së paku që të thuhet dihet se nuk e njeh historinë tragjike të këtij populli të përgjakur nga grigjat e kriminelëve të çdo lloji. Këto programe tregojnë sa e vështirë ishte e kaluara, por që e japin një mesazh se si nuk duhet të punohet. Japin mesazh se kur sllavët, sidomos malazezët, kroatët, maqedonasit, nuk munden të jetojnë me serbët, atëherë si të jetojnë në një shtet shqiptarët. 

Serbia do të pranohet si shtet në Kongresin e Berlinit më 1878. Nga kjo kohë politika, ushtria dhe kisha serbe nuk do të ndalen së punuari për ta realizuar projektin e Naçertanisë (Serbisë së Madhe e cila duhej të ishte një fotokopje e Perandorisë mesjetare të Dushanit, i cli më 1346 u promovua si “Car Srba, Arbanasa i Bugara”, pra edhe atëherë nuk ka qenë “carevinë” e pastër. E çka provoi Milloshi të krijoi nga shqiptarët deri më 28 VI 1999, përpos ta shndërrojë një popull në kufoma. Këtë fakt duhet ta mësojë rinia serbe dhe populli sot, për të startuar një ditë në fqinjësi të mirë, pse jo. Nga ajo kohë Kisha serbe do të hulumtojë për ta promovuar në çdo etapë një ‘Car Dushan’, por që do të ishte vetëm i serbëve, duke i luftuar shqiptarët në rend të parë dhe pastaj, malazezët, kroatët, boshnjakët, maqedonasit, dhe të fillojë pastaj me bullgarët në fund. Dhe me që shqiptarët, sidomos gjatë shekullit XIX dhe XX, nuk kishin asnjë patron, militarizmi serb do të kujdeset që Shqiptarët t`i shfarosë për një herë (si veproi në Sanxhakun e Nishit më 1877) dhe nëpër etapa si do të veprojë nga viti 1913 e deri më 1999.

Shpërnguljet nëpër etapa: Më 1877/78 Serbia i largoi nga viset e veta etnike 350000 shqiptarë; Serbia dhe Mali i Zi më 1912-1914 i deportuan në Anadoll mbi 500 000 shqiptarë, boshnjakë dhe turq të deklaruar; Mbretëria SKS 1918 1929 (Mbretëria Jugosllave 1929-1941) i deportoi në Anadolli 255 384 shqiptarë etnikë; Serbia federale (Jugosllavia federale) në Anadolli 1950-1966 i depërtoi 415000 shqiptarë, boshnjakë dhe turq të deklaruar; DFJ (Jugosllavia e Zhablakut) 1992-1999 i deportoi nga viset e veta etnike mbi 1 000 000 shqiptarë në të gjitha viset e botës. Ky deportim është realizuar nëpër tri pyka: Pyka nga Mali i Zi; Pyka nga Shqipëria (përmes Kukësit dhe Tropojës) dhe Pyka përmes Grykës Kaçanikut (Bllacës) që shënon kulmin e të gjitha tragjedive njerëzore në Ballkan, nëpër të cilin kanë kaluan 440 000 shqiptarë. 

Këtë tragjedi nuk do të ketë laps që do të mundet për ta përshkruar në detale kurrë, sepse tmerri aty ishte më i egër se ferri, më i përgjakshëm se Matahuzeni dhe çdo kamp serb që kishte provuar ngjashëm kundër shqiptarëve (lexo kampe Mbretëria SKS themeloi kundër shqiptarëve më 1919 -1923 në Nish, Leskofc dhe Nikshiq). Krematoriumet i kanë drejtuar: Millan Obrenoviq më 1878; Mëkëmbësi Aleksander Karagjorgjeviq, Nikolla Pashiq, Kosta Peçanac, Punisha Raçiq, Mihajlo Cerviq, Toma Popoviq, Millan Stojadinoviq më 1919-1941). Në fund të shek. XX lufta e UÇK-së ishte për ta thyer kufirin, për ta çliruar vendin, për ta mbrojtur popullin dhe për ta krijuar shtetin e Kosovës. Lufta serbiane ishte për ta mbrojtur shtetin fashist, për ta shfarosur popullin shqiptar, për ta forcuar kufirin shqiptaro-shqiptar dhe për ta hedhur shqiptarizmin deri më 28 VI 1999 në “det”.

Mizoritë serbe kundër shqiptarëve

Gjenocidi që e kishte planifikuar Serbia dhe pushteti i saj në fund të shekullit XX e kishin bazën ideore, teorike dhe praktike në një varg programesh, të cilat do të përpilohen në etapa të ndryshme, por në kontinuitet, që gjithmonë të shfaroset i tërë kombi shqiptar. Lidhur me këtë Vlladan Gjorgjeviq në Librin “Arnautët dhe Fuqitë e Mëdha”, botuar frëngjisht, serbisht dhe gjermanisht do të shkruaj i bazuar në një varg programesh para tij se shqiptarët: “nuk janë njerëz, ata kanë bisht dhe jetojnë nëpër shpella”. Këtij atentati politik mjerisht një pjesë jo e vogël e shteteve evropiane i besoi më 1913, me faktin se “Arnautët” ( janë persona që nuk largohen nga lufta) prandaj duhet shfarosur sikurse Perandorinë Osmane nga tërë Ballkani. Sllobodan Milosheviqi 1989-1999 që ua kalon me mizori të gjithëve. Dhe mu për shkakun se gjenocidi ka vazhduar për dy shekuj, shqiptarët nuk duhet ta pushojnë frikën se Serbia e Vuçiq-Daçiqit sot nuk do ta përsëritë krimin po pati kushte. 

Si u krijua Bllaca dhe pse pikërisht më 1999

Largimi i shqiptarëve nga Kosova në Maqedoni do të ndodhë për faktin se gati 40% e popullsisë në Republikën fqinje ishte shqiptare. Pjesa dërmuese nga numri prej 440 000 frymësh do të largohen me trenin e tmerrit që nisej nga Fushë-Kosova për çdo ditë, drejt Kaçanikut dhe Hanit të Elezit. Treni nuk hynte në Maqedoni, por ndalej nja 500 metra larg kufirit. Aty refugjatët kalonin nëpër një kontroll vetëm me letërnjoftim për të kaluar pastaj në Doganën Maqedonase ku kontrolli ishte vetëm rutinor. Pas largimit nga Dogana, në afërsi pritnin nga 20-30 autobus, të cilët mbusheshin me refugjatë. Kjo popullsi drejtohej në dy kampe pastaj. Në Kampin e parë, në Stanokvec dhe në kampin e dytë në Çegrean vendosjen e caktonte policia dhe Kryqi i Kuq.

Një pjesë e refugjatëve që kishte farefis ose të njohur, ata dilnin dhe i pritnin në kufi me vetura të tyre. Pas “rehatimit” të refugjatëve, kudo që vendoseshin, duhej nënshtruar një administrimi: fotografimi falas për ta fituar një leje qëndrimi për deri në 12 qershor 1999. Thuajse dihej deri kur do të kapitullojë Milosheviqi pa kushte. Por në fillim të fushatës së largimit nga Kosova në BLLACË, do të krijohet një Kamp ku për shkak të shiut dhe të ftohtit, dëshmojnë dokumentet do të krijohet një atmosferë e një kampi nazist. Këtë atmosferë e kishin krijuar edhe disa qarqe maqedonase që ishin në lidhje me bandat ushtarake dhe policore serbe. Me gjithë këtë, tragjedinë në këtë kamp dhe jo vetëm në te, do ta zbusin veprimet e organizatave bamirëse si Kryqi i Kuq, Nëna Terezë, El Hilal, mjekët pa kufi etj. Kryesorja këto organizata që drejtoheshin nga shqiptarët u siguronin gjërat elementare të gjithë refugjatëve pa dallim. (Vijon)

(Kosova Sot)