T’i jepet fund përkëdheljes së Serbisë

T’i jepet fund përkëdheljes së Serbisë
T’i jepet fund përkëdheljes së Serbisë

Ragip Guraziu

  • 19 April 2019 - 08:22

Letër e hapur kancelares gjermane, Angela Merkel

Aleksandër Vuçiq të tha: “Atë që ju na dhuruat gjatë luftës së Dytë Botërore, po duan të na marrin shqiptarët

Keni në kujtesë apo në notesin tuaj se si presidenti serb, Vuçiq, ju tha sy më sy: “Atë që ju na dhuruat gjatë luftës së Dytë Botërore, po duan të na marrin shqiptarët”. Që në njëfarë forme e pranuat edhe ju, pasi nuk keni reaguar. Pra, kjo do të thotë shqiptarët nuk duan as më shumë e as më pak, përveçse territoret e tyre, që po kjo Evropë i ndau dhe copëtoi në katër shtete: Serbi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Greqi. Ju kujtohet Janina? Ju kujtohen Nishi, Sangjaku të banuara me tokat shqiptare dhe tani kemi Luginën e Preshevës që jetojnë në tokat e stërgjyshërve e katragjyshërve të tyre.

Ky samit në Berlin, sipas jush që keni organizuar, zonjë e nderuar, Merkel, nuk guxon më të jetë i njëanshëm, por për një zgjidhjet përfundimtare për dy shtetet në fjalë, Kosovën dhe Serbinë. Pasi po thuhet se krahas jush zonjë e nderuar, Merkel, në takimin e Ballkanit do të marrin pjesë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, shefat e qeverive të Sllovenisë dhe Kroacisë, si dhe presidentët e Serbisë dhe Kosovës – Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi. Sipas diplomatëve, qëllimi i takimit është t’i jepet fund shkëmbimit të territoreve ose më konkretisht ndarjes së Kosovës. Kjo po na le të kujtojmë se, siç thuhet te ne shqiptarët, por edhe tek te tjerët ‘ujku qimen e ndërron, por zanatin s’e harron’, pasi Kosova me të vërtetë s’ka si të bënë këmbime territoresh, derisa gjysma i ka mbetur brenda territorit të Serbisë, e ato t’i kthehen Kosovës. 

Cila është zgjidhja për Kosovën?

Thuhet se zyra e kancelares gjermane do të propozojë një status special për veriun e Kosovës – që lidhet edhe me idenë e Asociacionit të komunave serbe, që është nënshkruar nga Prishtina dhe Beogradi në 2013 në Bruksel. Sa i përket Asociacionit të komunave serbe që është nënshkruar nga Prishtina dhe Beogradi në 2013 në Bruksel, duhet të jepen llogari kush e ka nënshkruar në atë kohë, kujt i konvenoi kjo lojë, si nga vendorët apo ndërkombëtarët, sepse i përket popullit të Kosovës të vendosë. Çfarë statusi special për veriun e Kosovës, zonjë e nderuar - Merkel?!

Me ju bashkë e fituam pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008, dhe pastaj edhe Kushtetutën, por ku jemi tani në 2019, ku asgjë shtetërore nuk funksionon në veri të Mitrovicës?! Me Asociacionin e komunave serbe dhe Pakon e Ahtisarit jeni edhe ju në dijeni se sa e keni dëmtuar Kosovën dhe po e favorizoni Serbinë në gjitha fushat kundrejt Kosovës. Një porosi: Termi ‘Kosova i Metohija’ të fshihet njëherë e përgjithmonë, njohja e Kosovës shtet, shuarja e Listës Serbe në veri të Mitrovicës dhe të shtrihet Kushtetuta e Kosovës në tërë territorin e saj dhe në gjithë komunat së pari të jenë simbolet shtetërore, tani ato ku komunën e udhëheq një minoritet, qoftë ai edhe serb. Dhe largimi i kriminelëve serbë dhe ata që kanë bërë masakra në Kosovë vendin e kanë në Serbi, jo në Kosovë... 

Një shuplakë e fortë i duhet Serbisë në Samitin e Berlinit

Në bisedimet Kosovë-Serbi keni sjellë diplomatët bashkëpunëtorët më të devotshëm të Serbisë dhe Rusisë dhe ja një fakt, Frederica Mogherini, bashkëpunëtore e Serbisë, po punon në dëm të Kosovës. Të gjitha pazaret që u bënë nëpërmjet Frederika Mogherinit duhet të zhvlerësohen dhe që kaherë është kuptuar nga qytetarët e Kosovës se Frederika Mogherini nuk është realiste, gjithnjë mban anën e Serbisë në bisedime dhe tani edhe sa u përket kufijve me duket se taksa nga kryeministri Haradinaj vërë Serbisë u bë kancer i madh Mogherinit.

Largimi i Mogherinit dhe ardhja e Helga Schmidt, lajm i madh për Kosovën dhe qytetarët e saj

Për gjithë këto ngecja që po i ndodhin Kosovës dhe qytetarëve të saj vijnë edhe nga Mogherini, duke përkrahur agresorin, që i bie Serbinë, dhe duke e dëmtuar fuqishëm Kosovën me deklaratat e saj pro Serbisë, derisa edhe u zbulua se ne shqiptarët i besojmë gjithkujt. Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Frederika Mogherini, këto ditë është duke u përballur me akuza dhe kritika nga qytetarët dhe subjekteve të ndryshme politike, bile edhe nga vetë kryeministri Ramush Haradinaj, i cili edhe sy më sy iu përgjigj asaj dhe i tregoi se koha e saj i ka mbaruar dhe jo edhe aq lehtë mashtrohen shqiptarët. 

E gjithë kjo armiqësi ndaj qytetarëve dhe Mogherinit ka ardhur si pasojë për shkak të politikës së njëanshme të saj karshi pozicionit zyrtar, anim nga Serbia në dëm të Kosovës. Për përzgjedhjen e saj, Frederika Mogherini, në postin që e mbajti deri tani, përgjegjësi të madhe dhe gabim trashanik ka bërë Bashkimi Evropian. Dikush po mendon se Bashkimi Evropian nuk do të jetë më si ka qenë, nuk do të ketë hapësira për politikanë si Mogherini që me punën e saj nuk ka përfaqësuar vlerat që Bashkimi Evropian proklamon, atëherë kjo s'do koment dhe duhet të jetë realitet dhe BE-ja nuk duhet të gabojë dhe duhet t’i trajtojë shqiptarët si të tjerët, se edhe ne jemi në këtë rruzull tokësor. Të gjitha pazaret që u bënë nëpërmjet të Frederika Mogherinit duhet të zhvlerësohen.

Prania e NATO-s në Ballkan është e lidhur me luftën kundër terrorizmit. Për shkak se një Ballkan stabil është i rëndësishëm për të adresuar kërcënimet që vijnë nga luftëtarët e huaj. Po kjo po u dhëmb Rusisë dhe Serbisë, pasi vetë media gjermane kanë raportuar për kryeministrin-kryetarin e Serbisë dhe u prononcuan se Ballkani në rrezik, Vuçiq luftënxitës si Milosheviqi. Pra, nëse perspektiva evropiane bëhet e pabesueshme, atëherë nuk do të jenë të përmbyllura konfliktet e përgjakshme as në Bosnjë, as në Maqedoni dhe gjithashtu mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”, shkruan më tej media gjermane, duke theksuar se njëri vetëm po tenton të shtrijë ndikimin - Vladimir Putin - veçanërisht në Serbi, Republika Srpska dhe luftën për pushtet në Maqedoni. “Putini ka treguar se sa virtuoz është ai me përdorimin kulturor të konflikteve për pushtet politik. Atij nuk duhet t’i jepet më shumë mundësi.”

Evropa gjendet në krizë politike, ku mbas kësaj krize mund të pësojë kriza ekonomike, p.sh. me tërheqjen e Britanisë nga BE-ja. 

Derisa nuk pranon krimet e kryera në Kosovë dhe nuk normalizon marrëdhëniet me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, thotë për mediet gjermane David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme i Parlamentin Evropian. “Ka dhjetë vite që dialogu me Kosovën po dremit”, shkruan kjo gazetë gjermane, e cila kritikon ashpër qëndrimin e Bashkimit Evropian, që përkrah gjithmonë më të fortët. Do të ishte shumë e dobishme sikur politikanët evropianë të mos u japin përkrahje “njerëzve të fortë” në Ballkan, pasi kjo vetëm sa forcon nacizoismin e tyre, shkruan ‘Suedwesstpresse’.

Më pas aty, përmenden edhe zgjedhjet presidenciale në Serbi, ku ndër tjera media në fjalë thotë, Aleksandër Vuçiq me triumfin në zgjedhje filloi karrierën e tij si një lolo luftënxitës, siç ishte krimineli, kasapi i Ballkanit, Sllobodan Milosheviqi. Aleksandër Vuçiqi filloi karrierën e tij si lolo luftënxitës, si Sllododan Milosheviqi. Që nga paraqitja e tij në viti 2008, ai është shtetas konservator që ka destabilizuar vendin si kryeministër, si në aspektin e politikës ashtu edhe në atë të ekonomisë. Edhe pse ai flirton me Rusinë, fitoi zgjedhjet kryesisht për shkak se ai ka zhvilluar lidhje të ngushta me BE-në dhe Gjermaninë”, thuhet në artikullin e Stuttgarter.de. Keni në kujtesë apo në notesin tuaj se si presidenti serb Vuçiq ju tha sy më sy: ‘Atë që ju na dhuruat gjatë luftës së Dytë Botërore, po duan të na marrin shqiptarët’. Që në njëfarë forme e pranuat edhe ju, pasi nuk keni reaguar. Pra, kjo do të thotë se shqiptarët nuk duan as më shumë e as më pak, përveçse territoret e tyre që po kjo Evropë i ndau dhe i copëtoi në katër shtete: Serbi, Mali I Zi, Maqedoni e Veriut, Greqi. Ju kujtohet Janina? Ju kujtohen Nishi, Sangjaku të banuara me tokat shqiptare, dhe tani kemi Luginën e Preshevës që jetojnë në tokat e stërgjyshërve e katragjyshërve të tyre.

Autori është gazetar-analist i pavarur

(Kosova Sot)