Kujtesë për njërin ndër tre komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj

Kujtesë për njërin ndër tre komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj
Kujtesë për njërin ndër tre komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj

Nue Oroshi

  • 22 April 2019 - 08:52

 Sali Çekaj asnjëherë nuk e ndalte hapin

Sali Çekaj, kur bënte thirrje për t´iu bashkangjitur luftës kombëtare, ai u thoshte bashkatdhetarëve se ‘nuk ju thërrasim për t´ju përcjellë në luftë, por ju thërrasim që të na bashkangjiteni në luftë ku ne do t´ju prijmë dhe ju do të na ndiqni mbrapa’. Ishte i përpiktë dhe punonte me shumë përkushtim

Heronjtë e vërtetë të kombit shqiptar gjithmonë janë shquar me heroizëm dhe pa rrahur gjoks për të bërat dhe betejat e tyre që ishin tmerri i armiqve shekullorë. Historianët, shkrimtarët,këngëtarët dhe poetët i kanë përjetësuar në vargje heronjtë e vërtetë të kombit shqiptar. Edhe Sali Çekaj i takon plejadës së heronjve të kombit, i cili moto të luftës e kishte: „Ejani me ne dhe pas nesh dhe jo shkoni ju në luftë dhe ne qëndrojmë për t´i kryer punët e tjera.“

Motoja e tij ishte të luftojmë serbin pa dallim

Shkrimtari dhe poeti duke dëgjuar zanat e malit do t´i kushtonte këto vargje Sali Çekajt:“Sali Çekaj një djalë shqiptari/kush ja dha besën i pari/nga Drenica ni sokol djali/thonë me emër Adem Jashari/kush ja dha besën i dyti/ish nga Llapi ni djalë Petriti thonë me emër Zahir Pajaziti/.E zana e malit i çon fjalë Rrasës së Koshares se aty ku luftohet për jetë a vdekje Veterani i Luftës së UÇK-Sali Çekaj po luftonte sikurse një shkëmb i pamposhtur. Motoja e tij ishte të luftojmë serbin pa dallim se kush jemi dhe nga jemi.

Tek Sali Çekaj nuk çonte peshë orientimi ideologjik, por vetëm ai kombëtar. Pra, tek Saliu ishin të lidhura ngushtë mençuria që e përdorte në rrethana të ndërlikuara, e sidomos në ndarjet ideologjike që e dëmtuan tej mase luftën çlirimtare të Kosovës,e kishte trimërinë e pashoqe, por këtë trimëri e përdorte vetëm kundër serbit dhe aty ishte gjithmonë i pari dhe drejtësia-që shpeshherë gjykonte drejt karshi rrethanave politike e merrte vendime të shpejta pa u ndalur asnjëherë.

Simbol që lidhte fijet e politikës me ato të rezistencës luftarake

Sali Çekaj kur bënte thirrje për t´iu bashkangjitur luftës kombëtare ai iu thoshte bashkatdhetarëve se nuk ju thërrasim për t´ju përcjellë në luftë, por ju thërrasim që të na bashkangjiteni në luftë ku ne do t´ju prijmë dhe ju do të na ndiqni mbrapa. Ishte i përpiktë dhe punonte me shumë përkushtim.

Me vite të tëra karshi thirrjeve për mobilizim ushtarak ishte edhe shumë aktiv në aspektin politikë, në organizimin e protestave dhe demonstratave anekënd Evropës.

Sali Çekaj me kalimin e kohës u bë simbol, i cili lidhte fijet e politikës me ato të rezistencës luftarake. Shpeshherë pas viteve të nëntëdhjeta kryente aksione ushtarake, siç ishte rasti ndaj kolonëve serbë dhe malazez që kishte sjellë Serbia në Dukagjin.

Sali Çekaj asnjëherë nuk e ndalte hapin. Kur punonte politikisht thoshte:“Ka ardhur koha e qëndresës ushtarake-këtë qëndresë duhet ta bëjmë shqiptarisht. “ Për përçarësit e kombit ishte i pamëshirshëm, ua ndërpriste thashethemet duke u thënë se kemi punë me Serbinë dhe jo me njëri-tjetrin. Kurse për veprimtarët e devotshëm, ai gjithmonë i përkrahte dhe i ndihmonte për t´i kryer me nder dhe besnikëri çështjet kombëtare.

Sali Çekaj pati fatin t’i takonte katërshes së parë që e udhëhoqi dhe projektoj Betejën e lavdishme të Koshares, ku krahas Agim Ramadanit,Anton Qunit,Rrustem Berishës dhe shumë luftëtarëve të tjerë në Kosharen legjendare Sali Çekaj printe gjithmonë në rreshtin e luftëtarëve të parë. Këta luftëtarë patën fatin që atë gur të mallkuar që na ka robëruar ta shkulin dhe ta hedhin për tokë dhe së bashku me gurin ata hodhën në tokë edhe shumë ushtarë të armikut tonë shekullorë .

E poeti pas gjëmës së tij njëzet vjet më pas do t´i shkruante këto vargje:“Te Rrasa e Koshares 20 vjet më parë/tokës Dardane ju vra një ushtar/kur gjëmuan malet/retë shihen përpjetë/ Sali Çekaj ishte trim me flet /kumti i hidhur ishte i vërteti/në rrasë të Kosharës vritet Sali Çeku/e kur toka e qielli kuvendojnë me hanën/gratë e lëshojnë vajën e burrat e lëshojnë gjamën/pashë këtë tokë e pashë këtë qiell/pashë këtë hanë e pashë këtë diell/pashë… pashë… pashë besën e zotit/pashë këtë gjakë t’Gjergj Kastriotit/po vajtojnë edhe fëmijët e djepit/i therët shpirti i Sali Çekut/Në rrasë të Koshares ky plisbardhë/i dha shembull kombit shqiptar.

(Kosova Sot)