Kosova, atdhe i bijve të ISIS-it ?!

Kosova, atdhe i bijve të ISIS-it ?!

Gani Qarri

  • 22 April 2019 - 08:55

Shteti ynë nuk u kujdes me kohë që të burgoste hoxhallarët salafisto-vehabistë

Përveç frikës aktuale, me këta fëmijë melezë e jashtëligjorë dhe të tjerët si këta që pritet së shpejti të aterrojnë në Kosovë, prej sot dhe në të ardhmen, do t’i shkaktojnë Kosovës kokëçarje të mëdha dhe probleme të pafund, kur dihet fakti se Hashim Thaçi & CO, edhe pa "banorë" të tillë, e kanë kthyer Kosovën në kazermë rekrutimi për ushtarë të ISIS-it, në Irak dhe në Siri, pasojat e të cilëve shihet se nuk do të marrin fund kurrë dhe do t’i vuajmë tash e përgjithmonë

Parmbrëmë, nga Siria, me aeroplan u sollën më se 110 gra, fëmijë dhe xhihadistë nga toka e "shamit" në Kosovë! Kështu edhe një yll melez dhe i paqenë deri më tani po vuloset përfundimisht në flamurin multietnik të shtetit tonë të brishtë të udhëhequr nga kriminelët. Falë imamëve ekstremistë, të cilët i nxitën mbi 350 të rinj shqiptarë të shkojnë e t’i bashkohen organizatës terroriste të ISIS-it, në Siri dhe në Irak, tani pas shkatërrimit të kësaj organizate terroriste dhe rrëzimit fizik të të ashtuquajturit "kalifat" islamik, Kosova u dashka t’i atdhesojë edhe fëmijët e ISIS-it?!

Përveç asaj që shteti ynë nuk u kujdes me kohë që të burgoste hoxhallarët salafisto-vehabistë dhe parandalonte nxitjen nga ana e tyre, e të rinjve tanë që t’u bashkohen terroristëve, tani në kundërshtim me të gjitha ligjet ndërkombëtare, kthen edhe fëmijët melezë të terroristëve të vrarë arabë, pa autorizimin e askujt, të shtetit ku ata kanë lindur, të organeve lokale apo qoftë edhe miratimin gojorë të bashkëfamiljarëve të terroristëve arabë.

 Një fillim i mbrapshtë

Asokohe, ky vend me në krye Hashim Thaçin, Qeveria, Policia dhe të gjitha institucionet përgjegjëse shtetërore, lejuan edhe hapjen e "kampeve të zeza" në Debellde, ku për muaj me radhë, të rinjtë tanë janë indoktrinuar dhe trajnuar ushtarakisht për Xhihad, nga imami Zekerija Qazimi, për dërgimin e tyre në luftërat ndër-arabe, me mashtrim e premtime të paarritshme në këtë botë, që t’i bashkohen ISIS-it në Siri dhe në Irak.

Madje, shtëpitë e kampit ku u përqendruan ushtarët e rinj të ISIS-it, u përdorën pa asnjë problem dhe as nuk pati nevojë që të kamuflohen pothuajse fare, ndaj dhe u emërtuan vetëm, “sa për sy e faqe”, si "shtëpi pushimi", në të cilat rreth 370 të rinj shqiptarë, për muaj me radhë, para hundëve të mbi 8 mijë policëve që kishte Kosova dhe 2-3 mijë tjerë të EULEX-it, ushtronin dhe përgatiteshin për xhihad,por ata nuk deshën kurrë ta dinin se ekzistonte ky kamp, përderisa erdhi një televizion nga Italia, që t’u tregonte atyre dhe neve se ç`po ndodhte vërtet në Kosovë. Sipas shifrave zyrtare, të institutit CTC (Combatting Terrorism Center), që nga viti 2011, mbi 300 kosovarë kanë shkuar në Siri dhe në Irak.

Për aq më keq, përqindja e regrutëve të ISIS-it,nga Kosova me 16 luftëtarë për 100.000 banorë, jo vetëm se është më e madhja në Ballkan, por është edhe 8 herë më e madhe sesa nga vetë shteti i Francës, që ka miliona arabë dhe konsiderohet si furnizuesi më i madh i xhihadistëve në Evropë. Për çudi, edhe nga Bosnja, e cila territorialisht është shumë afër me ne dhe ka më shumë banorë myslimanë se Kosova, personat që iu bashkuan ISIS-it,nga ky vend, janë shumë më pak se nga Kosova. Imamët radikalë të Kosovës, më shumë se 80% të xhihadistëve shqiptarë i dërguan në Siri dhe në Irak përmes lidhjeve me imamët shqipfolës të Maqedonisë. Përveç burrave në Siri dhe në Irak, atyre u shkuan pas edhe disa nga gratë, të cilat atje lindën fëmijë edhe me terroristët arabë.

Dhe, siç u njoftua mbrëmë opinioni nga tv-dhe media, sapo zbarkuan 110 prej tyre me aeroplan nga Siria në Kosovë. Por kjo nuk është e gjitha, fatkeqësia qëndron në faktin se, me "birësimin" anti-ligjor të këtyre fëmijëve të huaj, në Kosovë po zë rrënjë edhe gjenerata e parë e xhihadistëve me gjak puro-arab, të cilët kanë për etër, terroristët e ISIS-it. Me këtë fillim të mbrapshtë, ndoshta pa kaluar shumë kohë, ata që sot zbritën nga ajri në tokën e Kosovës, nesër të indoktrinuar nga lidhjet e gjakut që kanë me kriminelët nga shtetet arabe, mund të ngritin në ajër themelet e shumë objekteve dhe institucioneve jetike duke shkaktuar edhe qindra vdekje të pafajshme në Kosovë.

Përvetësimi i fëmijëve të huaj pa lejen e etërve

Ndaj, domosdo lind pyetja se si ndodhi, nga kush dhe cili ishte ai që mundi ta marrë të drejtën "prindërore", pa asnjë diskutim publik, për përvetësimin e këtyre fëmijëve të terroristëve arabë me shtetësi siriane, turke, irakiane etj., si dhe autorizimin për rritjen dhe kujdestarinë antiligjore ndaj tyre.

Kush janë ata që pa e ditur askush në vend, paskan autorizim "ligjor" të atësisë së fëmijëve arabë; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Shefqet Krasniqi, Zekerija Qazimi, Enes Goga,Mazllam Mazllami,Irfan Salihu apo cilido tjetër nga salafisto-vahabistët ekstremistë, që t’i birësojnë këta fëmijë me gjak të huaj, këtu në Kosovë?!

Kush dhe në bazë të cilit ligj, nen apo alineje, mundi ta marrë mbi vete të drejtën për mbajtjen e këtyre fëmijëve larg shtetit të vet Sirisë, në një vend që është i huaj për ta, si Kosova. Ky akt mund të cilësohet edhe si kidnapim ani-ligjor i fëmijëve të huaj me origjinë të dy-trefishtë dhe prejardhje e shtetësi, nga Siria dhe Iraku, për çka Kosova mund të paditet edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut për të Drejtat e Njeriut dhe dënohet rëndë nga kjo Gjykatë. Madje, Hashim Thaçi, pa fije turpi, bën thirrje publike që të vijnë dhe t’i marrin familjet?!... Cilat familje dhe kënd duhet ta marrin, ato që kanë mundësi mund t’i marrin vetëm bijat e tyre, por jo edhe fëmijët arabë.

Kjo është e ndaluar edhe me ligj. Nuk mund as guxon të përvetësohen fëmijët e huaj, pa lejen e etërve, kushedi çfarë janë; sirianë, turq, irakianë, afganë, myslimanë rusë, apo bashkëfamiljarëve të tyre në Arabi dhe autorizimin e shtetit të Sirisë dhe Irakut ku ata kanë lindur dhe kanë kaluar edhe disa vjet jetë, atje. Ndaj ky problem, përveç frikës aktuale, me këta fëmijë melezë e jashtëligjorë dhe të tjerët si këta që pritet së shpejti të aterrojnë në Kosovë, prej sot dhe në të ardhmen, do t’i shkaktojnë Kosovës kokëçarje të mëdha dhe probleme të pafund, kur dihet fakti se Hashim Thaçi & CO, edhe pa "banorë" të tillë, e kanë kthyer Kosovën në kazermë rekrutimi për ushtarë të ISIS-it, në Irak dhe në Siri, pasojat e të cilëve shihet se nuk do të marrin fund kurrë dhe do t’i vuajmë tash e përgjithmonë.

(Kosova Sot)