Politika e re që do ta ndryshojë Britaninë

Politika e re që do ta ndryshojë Britaninë
Politika e re që do ta ndryshojë Britaninë

Mathew d'Ancona

  • 23 April 2019 - 08:54

Një gjeneratë e rebelëve të ‘rrjetëzuar’ do ta rrëzojë rendin e vjetër, të dështuar

Nëse protestat e XR-së kanë ngacmuar ndërgjegjen publike dhe, për rrjedhojë, prioritetet e klasës politike, ato do të kenë qenë një sukses.

Vini re gjithashtu se kërkesat e lëvizjes përqendrohen në një qartësi të tillë mbi të vërtetën dhe formën që merr politika

Unë jam një fans i dallimeve midis gjeneratave. Edhe pse akademikët dhe mediat duan të identifikojnë grupet e reja demografike - Gjenerata X, Gjeneza Z, Net Gen, Gen Wii - dallime të tilla shpesh ngatërrojnë thjesht modën me transformime vendimtare në sjellje, prioritet social dhe botëkuptim. Por ne kemi nevojë për transformime të tilla, argumentet ndër gjeneratat që ato nxjerrin dhe ndryshimet që, herët a vonë, na detyrojnë të gjithë ne.

Hendeku (dallimi) i fundit i gjeneratës së vërtetë - një periudhë në të cilën rendi i vjetër ishte kategorikisht në kundërshtim me të riun - përfundoi me punk-un në fund të viteve të '70-ta. Periudha tjetër e tillë e ndryshimit të thellë ka marrë kohë për të arritur.

Unë do të rrezikoj një përkufizim të llojit. Ata nën moshën 35 vjeç tentojnë (natyrisht, me shumë përjashtime) të mendojnë ndryshe nga ata që janë më të moshuar. Si të familjarizuar me epokën digjitale, instinkti i tyre është të krijojnë rrjete më shumë se të kolonizojnë institucionet; ata e perceptojnë botën në aspektin e identitetit dhe strukturave të pushtetit në vend të kategorive të individualizmit klasik; dhe ata janë më të interesuar për sfidat transnacionale (ndryshimet klimatike, patologjitë e pabarazisë, automatizimin) sesa pleqtë e tyre, të cilët ende, për të gjitha pretendimet e tyre për të kundërtën, ekzistojnë kryesisht brenda silosit së shtetit kombëtar (shih Brexit për detaje).

Paaftësia e përgjithshme e medias për të kuptuar kryengritjen XR

Siç mund ta prisni, rebelimi nuk është homogjen, apo fiks ideologjikisht. Ai përfaqëson më shumë një ndryshim rrënjësor në vlerat dhe pikëpamjet e shprehura në të gjitha llojet e mënyrave, sesa thjesht një formë të re të disiplinimit shoqëror (ku do të ishte argëtimi aty?). Disa nga krijuesit më energjikë të ndryshimeve janë të kënaqur të punojnë, të paktën një pjesë të kohës, brenda strukturave ekzistuese politike. Për të marrë një shembull të tanishëm: krahët e të rinjve të Lëvizjes së votimit të popullit (People’s Vote) – kampanjat “Our Future Our Choice” (E ardhmja jonë, zgjedhja jonë) dhe “For our Future’s Sake” (Për hir të së ardhmes sonë) – kanë marrë një vendim strategjik për të mos iu qasur zgjedhjeve evropiane si referendum i dytë, por për t'u përqendruar në regjistrimin e votuesve midis 18 dhe 34 vjeç. Jashtë kufijve të institucioneve tradicionale, ndërkohë, mund të zbulohet fara e një qasjeje të re dhe joshëse në politikë. Shikoni të gjithë në një peizazh të ri të aktivizmit: jo vetëm ‘Momentumin’, por fuqinë rritëse të “Black Lives Matter”, feminizmit digjital, fushatave të medieve sociale kundër praktikave jo etike tregtare dhe thirrjet për kuvendet e qytetarëve për të gjitha llojet e çështjeve.

Mbi të gjitha, ka ekzistuar fenomeni i Rebelimit të zhdukjes (XR). Fushata, është e vërtetë, u themelua nga njerëz të moshës më të vjetër apo të moshës sime: Gail Bradbrook dhe Roger Hallam kanë studiuar shkencën e protestës sociale dhe kanë zhvilluar atë që ata e quajnë "algoritme të rebelimit". Por janë të rinjtë - dhe ata që kujdesen për të ardhmen e të rinjve - të cilët iu kanë dhënë këtyre algoritme një shprehje të tillë dinamike njerëzore javën e kaluar. Shpirti i paqëndrueshëm dhe paqësor i karnavalit të XR-së ka rrënjë në filozofinë e Gandit, fuqisë së luleve të viteve 1960 dhe përcaktimit të lëvizjes ‘Occupy’. Por sinteza është befasisht e re. Unë vazhdoj të dëgjoj politikanët dhe ankoruesit e lajmeve të pohojnë se publiku është i zemëruar me përçmimin. Por, duke punuar në qendër të Londrës, unë kam qenë i goditur nga mënyra përgjithësisht miqësore që protestuesit dhe udhëtarët kanë praktikuar në shkëmbimet e tyre. Policia, gjithashtu, nuk ka përjashtuar pritjet nervoze të telasheve që shpesh janë tipar i tubimeve të tilla. E gjithë kjo mund të ndryshojë, natyrisht, nëse zotërit e tyre vendosin kështu.

Por nuk ka asnjë arsye të brendshme përse kjo protestë duhet të kalojë në një konfrontim të dhunshëm.

Më e habitshme ka qenë paaftësia e përgjithshme e medias për të kuptuar kryengritjen XR. Po, ajo ka shkaktuar shqetësime, për të cilat organizatorët kanë kërkuar vazhdimisht falje. Po, disa nga të famshmit të përfshirë udhëtojnë shumë me avionë. Dhe po, shumë nga protestuesit janë klasë e mesme.

Ani çka? Vështirësia e udhëtarëve dhe furgonëve të ofrimit të shërbimeve është për të ardhur keq - por jo kur është vendosur kundër mbijetesës së planetit. Dhe jo, nuk është ideale që Emma Thompson të ketë marrë avionë privatë; por, me të vërtetë, nëse hipokrizia individuale do të jetë një pengesë për të vepruar ndaj ndryshimeve klimatike atëherë mund të heqim dorë që tani. Kush, në këtë drejtim, mund ta hedhë me të vërtetë gurin e parë?

Sistemi i partisë është i polarizuar

Sa i përket sfondit social të demonstruesve, kush kujdeset? A ekziston tani ndonjë provë për moralin? Nëse protestat e XR-së kanë ngacmuar ndërgjegjen publike - dhe, për rrjedhojë, prioritetet e klasës politike - ato do të kenë qenë një sukses.

Vini re gjithashtu se kërkesat e lëvizjes përqendrohen në një qartësi të tillë mbi të vërtetën dhe formën që merr politika. Tradicionalisht, rebelimet kanë kërkuar të zëvendësojnë një regjim me një tjetër. Por kjo lëvizje është më e nuancuar. Ajo ka kuptuar se beteja për të ardhmen do të jetë, aq sa çdo gjë, një luftë informacioni: një luftë kundër post-së vërtetës, evazionit dhe gënjeshtrave. Gjithashtu, ai insiston se sistemi aktual i politikës nuk po funksionon. Pas tre vjetësh Brexit, vetëm një budalla do të merrte në diskutim këtë grindje. Sistemi i partisë është i polarizuar, fragmentar, jofunksional, deri në një masë që është bërë thellësisht alarmuese: Westminster është mjaft i paaftë për t'iu përgjigjur asaj që Martin Luther King e quajti "urgjencën e ashpër të së tanishmes".

Ju lutem kuptoni: Unë nuk jam optimist për ndonjërën nga këto. Sado e mrekullueshme të jetë të ndiejmë pllakat politike që shqasin nën ne, është gabim të mendojmë se të gjitha pasojat do të jenë të mira. Edhe sikur të festoni angazhimin e të rinjve në BE dhe të ndërmerrni veprim në ndryshimet klimatike, mbani në vëzhgim grupet e tilla si Identiteti i Gjenerimit dhe pjesëtarët e së djathtës ekstreme, që kanë njohuri të teknologjisë së lartë: me të gjitha mjetet duartrokisni pasardhësit shpirtërorë të Gandit, por ruajuni nga fëmijët e Steve Bannon-it. Ajo që është e sigurt është se zhvendosja është e vërtetë. Për shumicën e brezit tim, e gjithë ky do të jetë një zgjim i vrazhdë. Por, si edhe gjeneratat e mëparshme, ne e ftuam atë me anë të dështimeve, lëshimeve dhe mosveprimeve tona. Çfarë mund te them? Do të vijë një ndryshim.

(Kosova Sot)