Të ndalet punësimi partiak, klanor, familjar

Të ndalet punësimi partiak, klanor, familjar
  • 24 April 2019 - 08:26

Ndryshimi duhet të ndodhë me vetëdijësim të qytetarëve

Ruajtja e aseteve publike,konsolidmi i buxhetit të shtetit, ndalja e shpenzimeve të administratës shtetërore, reformimi i plotë i administratës publike në pajtim me kërkesat e BE-së duhet të ndodhë domosdo si dhe konfiskimi i pasurive publike të të gjithë atyre që e kanë keqpërdorur shtetin për interesa personale, familjare dhe partiake

Në Kosovë vlerësohen si të papunë mbi 40% të qytetarëve, 60% e të punësuarve jetojnë në varfëri, përderisa 15% jetojnë në varfëri ekstreme. Sektori shtetëror është punëdhënësi më i madh, por jo sektori privat. Sektori i ndërmarrjeve publike është i kontrolluar nga partitë politike në pushtet. Në sektorin publik ekziston një vullnet personal i të punësuarve se a dëshirojnë të rrinë deri në fund të orarit të punës a jo?Një pjesë e mjekëve dhe të punësuarve marrin pa pagesë për një vit dhe punojnë punë të tjera brenda shtetit ose dalin jashtë shtetit. Statistikat zyrtare nuk janë reale, ato reduktojnë pa punësinë, sipas tyre, papunësia sillet vetëm 30.1% në shtet. Realisht kjo i bie që 70% e personave të moshës madhore dhe të aftë për punë janë të punësuar në sektorin publik, privat, shërbimin civil ose në sektorin e bujqësisë. Sektori i shëndetësisë vlerësohet si tragjike, pra shëndeti publik, rreth 90% të qytetarëve nuk kanë sigurim shëndetësor. Sigurimet shëndetësore janë të domosdoshme sa më parë, kohëve të fundit ka përmirësime në punën e QKUK-së, disa reparteve të kësaj qendre.

7. Konsolidimi i Universitetit të Prishtinës, universitetet e tjera publike të bëhen vetëm degë të UP-së. Rishikimi i universiteteve të tjera publike, Bordi Drejtues i UP-së duhet plotësisht të depolitizohet dhe hiqen njerëzit e NISMËS dhe AAK-së nga ky bord.

 Loja politike me emërime të gjyqtarëve

8. Konsolidimi i shëndetësisë: Është nevojë emergjente që të merren masa për të ndalur biznesin me pacientët, një numër i madh i mjekëve kanë ordinanca private , dhe punojnë në QKUK dhe nëpër spitale regjionale e një numër i madh i tyre marrin pushim pa pagesë në QKUK dhe punojnë nëpër spitale të shumta biznesi që janë licencuar në Kosovë. Nuk ka pasur as kritere të mirëfillta për licencimin e tyre, spitalet private janë kuaziklinika, nuk punojnë deri në ora 16, disa punojnë prej orës 14 dhe nuk ofrojnë shërbime 24 orë, prandaj duhet rilicencim. Megjithatë, ato janë funksional për të bërë para në kurriz të shërbimeve mashtruese ndaj pacientëve, duke iu marrë shuma parash pa pasur nevojë fare, ose për t’i dërguar në analiza të shumta mjekësore dhe pa trajtim të suksesshëm. Korrupsioni, mashtrimi e ka katandisur shëndetësinë, një pjesë e mjekëve dhe infermierëve po ikin nga Kosova për arsye thjesht biznesi. Shëndetësia pa reformë e pa kurrgjë,asgjë prej deklarimeve të ish- ministrit për Shëndetësi, ajo ishte reformë për matrapazët mjekë, duke decentralizuar QKUK-në dhe klinikat i kanë shndërruar në principata dhe “feude” , dhe duke ndërtuar bordin për të zgjedhe stafin menaxherial në tërë Kosovën e në fund doli edhe më e keqja në Ministri të Shëndetësisë ishin të zhytur në korrupsion prej kreut të saj e më poshtë. Qeveria aktuale ende asnjëherë të vetme dhe asnjë rishikim të vetëm nuk i ka bërë këtij sektori. Mungesa e barnave esenciale vazhdojnë ta tronditin familjen kosovare, në tërë këtë fatkeqësi, megjithatë në qendrën kardiovaskulare punohet 24 orë për stentimin e pacientëve, kjo është e vetmja pikë pozitive që mund të përmendet. Kosova vazhdon të tronditet nga rasti “stenta”, ku janë përfshirë mbi 150 mjekë, procedura gjyqësore fare nuk është përfunduar as rendi nuk është.

9. Të ndalet interferimi në gjyqësi dhe në prokurori

Të ndalet loja politike me emërime të gjyqtarëve. Sistemi duhet të pavarësohet përfundimisht jo vetëm nga pjesa e zgjedhjes nga politika, por edhe autonomia financiare. Qeveria vetëm duhet të ndajë një pjesë të buxhetit të domosdoshëm, ndërsa pjesën tjetër sistemi i drejtësisë duhet të inkasojë vetë, pra vetë të krijojë buxhetin nga kontestet dhe puna që bënë sistemi i drejtësisë. Vettingu mbetet e vetmja rrugë për të pastruar këtë sektor. Rishikimi i përmendur nga ministri i Drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe pushtetet e balancuara.

10. Të reduktohen privilegjet dhe pagat për pozita ministrore dhe deputetë dhe kryetar komunash: pa reduktuar privilegjet e politikanëve nuk ka ekonomi tregu. Ata vlerësohet se shpenzojnë rreth 35% të buxhetit të shtetit për paga, mëditje dhe udhëtime jashtë vendi për lobizim e trajnime. Deputeti i Kuvendit të Kosovës merr pagën rreth 1400 € në muaj, 21 ministra, 80 zëvendësministra rreth 100 këshilltarë politikë shpenzojnë paranë e taksapaguesve të shtetit. Politika renditet si biznesi më profitabil i mundshëm në një shtet të varfër, siç është Kosova. Paratë e taksapaguesve kanë shërbyer dhe shërbejnë për të bërë klasa ekonomike dhe për t’i ndarë klasat sociale. Duhet dekurajuar politikën dhe stimuluar sektorin privat. Përmes politikës është arritur qëllimi për përfitime, gradime, punësim në universitet, themelimin e universiteteve të reja publike për të rehatuar bashkë partiakët, punësim në sektorin publik dhe civil. Paga për deputet duhet të jetë në proporcion me normën mesatare të jetesës në Kosovë, pra rreth 550 €,përderisa paga ministrit të jetë 650 €, paga kryeministrit të jetë 1500 €, e presidentit të jetë 1200 €. Përderisa kryetarët e komunave të kenë lartësinë e pagës deri në 1000 €, drejtorë të drejtorive komunale 550 €. Një udhëtim i një zyrtari të shtetit në ndonjërën prej shteteve evropiane për tre ditë vlerësohet të jenë rreth 2500 €, vlerësoni vetë sa zyrtar të shtetit tonë udhëton pa ndalur …..

11. Të shpallet konkurs në universitetin publike në UP, të rishikohet i tërë stafi i deritashëm se si ka ardhur te gradat akademike-rreth 65% të kuadrove të UP-së janë punësim në lidhje partiake pa merita. Ka pasur shkelje drastike të rregullave dhe procedurave të pranimit. Një numër i profesorëve kane rekrutuar bashkë partiak dhe i kanë vendos në pozita të asistentit dhe pozita mësimdhënës me gradime të dyshimta .

MT: Hajgare me ambasadorë dhe konsuj

12. Të shpallet konkurs për ambasadorë: Një konkurs i mirëfilltë dhe i bazuar në kritere strikte profesionale duhet të ndodhë për të ndalur trendin e hajgareve me ambasadorë e konsuj. Të themelohet një komision i pavarur, i cili do të vendosë kritere të qarta që duhet t’i plotësojnë këta njerëz. Të mos lejohet që partitë politike të propozojnë ambasador ashtu si ka ndodhur deri më tash, e kanë dërguar njeriun e vet.

15. Të zgjidhen anëtarët e bordeve vetëm nga radhët e ekspertëve, të ndërpritet zinxhiri politik partiak.

Duhet verifikuar biografitë e njerëzve që zgjidhen nëpër këto borde, duhet të respektohen kriteret profesionale, asnjë nuk mund të kandidohet po qe se tre vjet e fundit ishte pjesë e një partie politike.

16. Zhvillimi ekonomik. Është e domosdoshme të themelohet një Fond për Zhvillim Ekonomik, i cili do të mbështeste sektorin privat. Ky fond do të stimulonte bizneset vendore dhe do të promovonte zhvillimin ekonomik të shtetit. Ky fond do të parashihte mbështetje dhe kredi për sektorin privat. Një fond i tillë është i nevojshëm për ekonominë vendore. Stimulimin e sektorit privat me kredi, duhet të mendohet për të marrë kredi ndërkombëtare në rastet e problemeve për themelimin e këtij fondi. Një pjesë e konsideruar e buxhetit duhet të ndahet për këtë fond. Duhet privatizuar 95% të ndërmarrjeve, duhet reduktuar administratën shtetëror ose për të mbajt nivelin aktual por jo me u marr me rritje të stafit shpenzues. Administrata shtetërore është shpenzuesi më i madh i të hyrave doganore dhe sektori publik. Duhet nxjerr një pako lehtësuese për të bërit biznes në Kosovë, psh. Ndërmarrjet e posathemeluara të lirohen nga tatime për një vit. Të stimulohet sektori i bujqësisë, i cili është pothuajse sektor më i lehtë për t’u përkrahur, pastaj industria ushqimore përgjithësisht .Përveç bujqësisë të përkrahet sektori i industrisë së tekstilit .Të zvogëlohen apo reduktohen importet për disa kultura bujqësore për të favorizuar produktet vendore. Të krijohen një varg lehtësirash financiare për investitorët e huaj. Pjesa më e madhe e programit qeveritar duhet të jetë zhvillimi ekonomik i shtetit dhe krijimi i vendeve të punës. Pa zhvillim ekonomik nuk ka rritje të punësimit, kjo është e qartë.

17. Të kryhet reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore. Nuk ka nevojë të pritet kaq shumë që të kryhen dy reforma të rëndësishme për shtetin.

Pa ndërmarrjen e një varg masash për konsolidimin e shtetit nuk mund të këtë qytetari optimizëm, duhet të punohet në mënyrë emergjente dhe efikase në këtë drejtim. Ndryshimi duhet të ndodhë me vetëdijësim të qytetarëve.

18. Kosova ka nevojë për skenë të re politike, për një gjeneratë më të re politike, e cila shtetin duhet ta udhëheqë drejt reformës së plotë. Ruajtja e aseteve publike, konsolidmi i buxhetit të shtetit, ndalja e shpenzimeve të administratës shtetërore, reformimi i plotë i administratës publike në pajtim me kërkesat e BE-së. Konfiskimi i pasurive publike të të gjithë atyre që e kanë keqpërdorur shtetin për interesa personale, familjare dhe partiake si përfitim i pabazë, reformimi universitar e tjerë.

(Kosova Sot)