Pse shqiptarët kanë probleme më shumë se të tjerët?!

Pse shqiptarët kanë probleme më shumë se të tjerët?!
Pse shqiptarët kanë probleme më shumë se të tjerët?!

Muhamet Kelmendi

  • 27 April 2019 - 08:23

Kudo, në Shqipëri, në Kosovë e në viset shqiptare vidhet me të madhe pasuria e shtetit

Shqiptarët duhet të fillojnë me dënimin e politikanëve të korruptuar, kriminelë dhe antikombëtarë, sikundër edhe të mafiozëve ekonomikë, të cilët e kanë kapur vendin. Ky është një fillim që garanton mbarësinë dhe të ardhmen e vendit

Në kuadër të zhvillimeve dhe të jetës politike, ekonomike, shoqërore dhe sociale, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, tek shqiptarët nën Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, si dhe nën Malte Zi, po dalin shumë më shumë probleme se kundruall popujve të tjerë.

Te shqiptarët ka pakënaqësi të mëdha politike. Ato po shprehet me protesta dhe me demonstrata të mëdha. Kudo kemi krime të rënda. Plaçkitjet janë bërë dukuri të përditshme. Punëtorët po injorohet dhe po shfrytëzohet ashpër.

Papunësia është ngritur shumë. Kemi shumë lëvizje të popullit dhe natyrisht ikje të mëdha jashtë vendit. Edhe raportet midis njerëzve janë keqësuar. Kemi dhunë, vrasje dhe vetëvrasje të mëdha dhe të shpeshta.

Perspektiva është zero

Në kuadër të analizës së këtij problemi madhor që kombi ka, po del se shqiptarët nuk po gjejnë qetësi. Ka shumë faktorë, të cilët kanë ndikuar në rritjen e problemeve dhe të konflikteve nëpër të cilat po kalon kombi shqiptar.

Këtu mendohet në këta faktorë:

1. Gjendja e rëndë ekonomike dhe papunësia e madhe, e cila kudo ku jetojnë shqiptarët, e tejkalon përqindjen prej 30%. të të papunëve dhe perspektiva është 0.

2. Në hapësirën shqiptare kemi shfrytëzim të ashpër të njeriut nga mafitë ekonomike. Të ardhurat janë minimale dhe ato në shumë prej 150-200 euro muaj, që nuk garantojnë asgjë ndërsa mafiozët u pasuruan shumë.

3. Punësimet bëhen në bazë të lidhjeve familjare, partiake dhe të parave, pa kualitet dhe arsimim adekuate. Askush nuk punësohet me konkurs.

4. Krimi dhe korrupsioni ka marrë intensitet të lartë. Kudo, në Shqipëri, në Kosovë, në viset shqiptare jashtë, vjedhjet me të madhe pasuria e shtetit.

5. Mbi bazën e vjedhjeve kemi një ndarje të ashpër të shoqërisë në të pasur dhe të varfër. Të varfrit janë mbi 80% e popullsisë. Këta as ushqim të mjaftueshëm nuk kanë. Shporta e tyre është 2 euro në ditë.

6. Mbi shfrytëzimin e tillë është krijuar një klasë kriminale e ashpër dhe shumë e fortë financiarisht. Është lidhur shumë politika me mafinë ekonomike dhe tash tërë shteti punon për këtë klasë.

Ndërtimi i një sistemi ligjor

7. Ndarja e kombit në shtete dhe pushtimi nga shtetet sllave ka bërë që ato pjesë dhe tërë kombi të vuajnë.

Copëtimi i kombit ka dobësuar ekonominë, gjendjen sociale dhe shoqërore, që po shprehet me pakënaqësi dhe konflikte të thella shoqërore.

8. Vetëdija e ultë politike, ekonomike dhe shoqërore ka krijuar konflikte dhe ato po shprehen tamam në armiqësi për jetë a vdekje në komb.

Raportet midis krahinave, subjekteve politike dhe vendeve ku jeton kombi ka keqësuar shumë gjendjen midis qytetarëve dhe ato po shprehen ashpër.

I theksova disa faktorë, që kanë ndikuar në thellimin e kësaj gjendjeje të rëndë, por natyrisht se ekziston forma dhe mënyra e punës. Këtu dua t'i përmend disa faktorë.

E konkretisht:

1. Ndërtimin e një sistemi ligjor ku krimi dhe korrupsioni luftohen ligjësisht dhe askush nuk lirohet nga përgjegjësia, pavarësisht pozitës në shoqëri dhe shtet.

2. Ndërtimi i një mekanizmi që kontrollon ashpër dhe e ndalon me ligje eksploatimin e njeriut nga njeriu, duke përcaktuar ligj të gjithë të drejtat dhe detyrat e të punësuarve në sektorin privat.

3. Ndalimin dhe rritjen e përgjegjësisë për çdo subjekt, qoftë fizik, qoftë juridik, që nuk e respekton shtetin, kombin dhe nuk e lufton armiqësinë kundër kombit.

4. Ndërtimin e mekanizmave që i bashkon pjesët e ndara dhe të copëtuara të kombit, si mjet kryesore i forcimit të vendit dhe të kombit shqiptar.

5. Ndërtimin e shtetit ligjor, jo vetëm me ligje, por edhe duke bere VETTING në të gjitha institucionet e shtetit, deri në politikë, përveç në polici, në prokurori, në gjykata dhe në AKI.

6. Ndërtimin e sistemit juridik mbi analizën e prejardhjes së pasurisë së çdo subjekti, pavarësisht pozitës, si dhe konfiskimin e pasurisë dhe ndërtimin e përgjegjësisë penale dhe morale.

7. Ngritjen e perspektives për popullin tonë si shtet nacional sikurse të gjitha kombet e tjera në botë.

Natyrisht se këto detyra janë të mëdha dhe mendohet si të paarritshme. Por duhet të dimë se pa u inkuadruar me forcë në këtë rrugë nuk ndalen ikjet nga vendi, vëllavrasjet dhe veprat e rënda penale, krimi dhe korrupsioni etj.

Shqiptarët duhet të fillojnë me dënimin e politikanëve të korruptuar, kriminelë dhe antikombëtarë, sikundër edhe të mafiozëve ekonomikë, të cilët e kanë kapur vendin.

Ky është një fillim që garanton mbarësinë dhe të ardhmen e vendit. Kuptohet se këtu nuk përfundon çështja sepse përkundrazi, fillon. Por kjo tregon seriozitetin dhe perspektivën që e ka kombi ynë.

(Kosova Sot)