A është moment i fundit që të protestohet kundër keqpërdoruesve dhe nepotizmit despotik?!

A është moment i fundit që të protestohet kundër keqpërdoruesve dhe nepotizmit despotik?!
A është moment i fundit që të protestohet kundër keqpërdoruesve dhe nepotizmit despotik?!

Bislim Aliu

  • 29 April 2019 - 08:57

Qytetarët duhet t’i ”hapin sytë” për ta shpëtuar shtetin dhe mjerimin institucional!

 Me të vërtetë Kosova jonë e dashur ka ardhur në një gjendje katastrofale, ku njerëzve u ka humbur çdo shpresë për të jetuar edhe më tej në Kosovë. Ky kolaps institucional, varg e vijë, që 20 vjet e solli popullin në një gjendje amorfe dhe pa shpresë. Këtë gjendje katastrofale mund ta shpëtojë vetëm populli me organizimin e protestave paqësore kundër mjerimit institucional

Pa dyshim kjo gjendje tenebroze, në të cilën ka ardhur Kosova, është tejet e vështirë, që ta përballojë edhe më tej populli. Ndaj, që 20 vjet, qytetarët e saj pritën dhe i duruan deri në skajshmëri , “përrallat” dhe premtimet e shumta që u dhanë nga pushtetarët tanë injorantë. Ata në vijimësi e injoruan popullin dhe gjendjen katastrofale socio-ekonomike. Kështu që populli më nuk u beson premtimeve të kota të këtyre pushtetarëve tanë, të cilët vazhdimisht menduan vetëm për vete dhe për klanet e tyre, duke u bërë milionerë brenda natës. Zaten këtë gjendje morbide dhe pa asnjë sens përparimi, populli nuk e duron më. Ndaj këtyre premtime dhe rrenave të “kulluara” u ka dalë boja njëherë e përgjithmonë. Dhe për këtë gjendje “të pashpresë”, foli para do ditësh, konkretisht të enjten e kaluar, edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, i cili u shpreh shumë qartë; “ qytetarët e Kosovës duhet të jenë më aktivë dhe të mos heqin dorë, por të reagojnë me ngritje të zërit dhe demonstratave paqësore, kundër zyrtarëve të pasuruar”.

 A duhet të merret shumë seriozisht kjo deklaratë e ambasadorit amerikan?

Me të vërtetë Kosova jonë e dashur ka ardhur në një gjendje katastrofale, ku njerëzve u ka humbur çdo shpresë për të jetuar edhe më tej në Kosovë.

Ky kolaps institucional, varg e vijë, që 20 vjet e solli popullin në një gjendje amorfe dhe pa shpresë. Këtë gjendje katastrofale mund ta shpëtojë vetëm populli, me organizimin e protestave paqësore, kundër mjerimit institucional. Andaj, mendoj se është moment i fundit, kur populli duhet të zgjohet nga gjumi, dhe t’i “hapë sytë” për ta shpëtuar shtetin dhe mjerimin institucional?! Gjithsesi, kjo deklaratë e mikut tonë më të madh të Kosovës, nuk është një deklaratë dosido, por që duhet të merret shumë seriozisht kundër pushtetit të korruptuar. Ky shqetësim i ambasadorit amerikan lidhet edhe me zhvillimet e fundit të ikjes së qytetarëve të Kosovës, si pasojë e nepotizmit, mungesës së drejtësisë dhe të ardhmërisë së Kosovës.

Këtë deklaratë të ambasadorit amerikan Kosnett, të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë mirëpritur, duke besuar thellë se kjo mbështetje amerikane me demokraci të drejtpërdrejtë, për kërkim të llogaridhënies nga ana e zyrtarëve të Kosovës. Dhe, mendoj unë, se kjo deklaratë e mirëseardhur nga ambasadori amerikan, sikur iu ka shtuar shpresat qytetarëve, për organizimin e protestave paqësore, për ndryshimin e kësaj gjendjeje aspak të mirë. Dhe, sigurisht nuk ka zgjidhje tjetër, përveç kërkimit të ndryshimeve, në udhëheqjen shtetërore, me anë të protestave paqësore. Andaj, vetëm këto protesta, kuptohet të dinjitetshme dhe paqësore, do t’ i eliminonte nga skena politike, të gjithë njerëzit e korruptuar, me rrugë demokratike. Pra, organizimi i protestave paqësore, janë fare legjitime, duke kërkuar përmirësimin e gjendjes aktuale. Andaj këtë gjendje tenebroze, që e sollën pushtetarët tanë që 20 vjet, mund ta ndryshojë vetëm populli. Këtë bindje për protesta paqësore e kanë krijuar edhe ndërkombëtarët, e sidomos ambasadori amerikan, por edhe ai britanik, të cilët mendojnë se opsionet e protestave paqësore e demokratike mund të sjellin ndryshimet pozitive në shtetin tonë.

 Vetëm të bashkuar, pozitë-opozitë dhe shoqëritë civile, mund ta ndryshojnë gjendjen për së mbari

Mendoj me seriozitetin më të madh, se Kosova ka ardhur në një mat pozicion, kur patjetër duhet të veprohet në mënyrë të bashkuar. Pra, është koha kur Amerika nuk duron më. Ndaj, është koha e fundit kur duhet patjetër t’ i dëgjojmë këshillat e ndërkombëtarëve e sidomos të Amerikës. Pra, të dëgjohet zëri i ambasadorit Kosnett, por edhe të Amerikës, e cila ka kontribuar shumë në formimin e shtetit tonë. Ta dëgjojmë gjithsesi derisa nuk është bërë vonë.

Andaj, pozitë-opozitë, shoqëri civile, të rinj, pleq e plaka, të gjithë së bashku të protestohet paqësisht dhe në mënyrë fare demokratike, pra të gjithë në protesta dhe së bashku me të gjithë ata që ja duan sadopak të mirën Kosovës, të protestojmë paqësisht. Kosova është e jona, e të gjithëve është pa përjashtim. Andaj, të gjithë ta mbrojmë shtetin dhe pavarësinë e saj, derisa nuk është bërë vonë!

(Kosova Sot)