Kadriu përballë Thaçit

Kadriu përballë Thaçit
  • 29 April 2019 - 09:02

Thaçi me servilët e tij nuk e lë Kadriun ta reformojë partinë

 Kadriu duhet të punojë në drejtim të reformimit të plotë, duke pasur njerëz të përkushtuar, profesionalë dhe të talentuar e të përgatitur mirë për të udhëhequr politikën shtetërore. Ky subjekt ka mentalitet të njëjtë si të vitit 2000, pra s’ka asnjë lëvizje tjetër pozitive, të cilin subjekt e karakterizon pasurimi pa bazë. Pra, është shndërruar në peng të madh për shtetin

PDK-ja është në krizë të thellë. Kjo garniturë aktuale në PDK është fundi i këtij subjekti politik në periudhën 3 deri 5 vjet e ardhme nëse nuk ka ndryshime , dhe nuk priten në një parti që e ka kapur shtetin, që është pasuruar pa bazë. Ky subjekt politik më mirë do të ishte të pezullojë plotësisht veprimtarinë e vet dhe të bashkëpunojë me organet e rendit për njerëzit e këtij subjekti që e kanë kapur shtetin, pasuritë publike dhe që bëhet shkaktarë pse ikin rinia dhe të gjithë të tjerët nga shteti. Kjo parti është e tipit feudal sikur në kohën e bujkrobërve kur janë rebeluar për feudalët, parti që nga sistemi i të jetuarit bujkrobër janë shndërruar në pasanikë kapitalistë. Pra, duhet një reformë e skajshme të ndodhë sa më parë, aq më mirë. Kadriun nuk e lë të këtë një kryesi profesionale dhe vizionare, nuk ka njerëz për vete. Kadriu nuk i do servilët, por ende servilët e Thaçit janë të fuqishëm në këtë subjekt, kjo po i bën dëme të mëdha Kadriut, i cili ka meritë edhe për Thaçin që ka fituar zgjedhjet prej viti 2007 e tutje.

 

PDK-ja mban peng shtetin

Realisht, ky subjekt ka probleme të mëdha sa i përket keqbërësve të saj në shtet. Kadriu duhet të punojë në drejtim të reformimit të plotë ,duke pasur njerëz të përkushtuar profesionalë dhe të talentuar e të përgatitur mirë për të udhëhequr politikën shtetërore.

Ky subjekt ka mentalitet të njëjtë si të vitit 2000, pra s’ka asnjë lëvizje tjetër pozitive, të cilin subjekt e karakterizon pasurimi pa bazë. Pra, është shndërruar në peng të madh për shtetin, do të ishte mjaft pozitive sikur të ndodhë një reformim i plotë i këtij subjekti. Ky subjekt duhet të largojë të gjithë njerëzit e përfshirë në rastin “ Pronto“, nëse do të ndryshojë dhe të përmirësojë imazhin e saj, e të largojë njerëz që janë pasuruar pa bazë, të cilët janë të shumtë. Kjo parti ka edhe shumë njerëz "argatë" që marrin rroga nëpër borde, komisione të pavarura. Kjo parti nuk e ka lënë as ombudspersoni të zgjidhet i pavarur, pra ka shumë gjera të këqija. Zgjedhjet e deritashme në këtë subjekt janë të kota , s’do te ketë ndryshime fare as në kryesi e as në Këshillin Drejtues e as në dikaster qeveritar. Hashimi e pengon Kadriun. Ai do të rikthehet prapë në PDK pas mandatit të presidentit. Nuk shkon Thaçi në pension si invalid i punës në PDK. Larg është çështja e reformimit e të këtij subjekti, më parë shkatërrohet sesa të reformohet.

Kadriu ka avancuar përgjatë kësaj kohe që të bëhet lider

në politikë e Kadriut ishte fillimisht me mungesë përvoje, dhe formimit të qëndrimit të një politikani, por tash ka avancuar mjaft. Ka fjalë të mëdha, por punë fare, ndryshime fare, ka ndikim, por s’ka vendimmarrje të prerë për disa situata në PDK. Nuk është shumë energjik dhe ndonjëherë sikur fitohet përshtypja se nuk e lënë të kryejë punë reformuese e kjo është një pengesë. Atij ia kanë kthyer shpinën servilët e Thaçit. Ende ka telashe të mëdha të bëjë lidership për vete e jo me servilë të Thaçit. Shumë analfabetë e pa përvojë për kurrgjë ia kanë parë hairin Hashimit prej servilit e deri të argati i tij, duke i transferuar prej një posti në tjetrin edhe në shërbimin civil e diplomatik. “Rrush e kumbulla” e kanë bërë shtetin.

Është për t’u çuditur sa i ka shkuar “kungulli mbi ujë”. PDK-ja me këtë garniturë politike nuk ka ndryshim në shtet. Ka ikje sa të duash. Kadriu ende duket i pafajshëm në PDK, xhentëlmen i butë, komunikativ dhe jo rrallëherë i buzëqeshur, por joefikas në politikëbërje. Nuk po i shkon fjala, thuhet me gjuhën popullore, ose “nuk ka kaqik” me lëvize përpara. Askush nuk po thotë që nuk mundet, por nuk po e lënë në PDK. Thaçi është “aga” feudal dhe kur të kryhet mandati i presidentit ai duhet të pensionohet. Ai rendin s’e ka, sipas tij, të shkojë në pension në moshën e re. Frika e stresi i Thaçit jo rrallë vjen nga Gjykata Speciale, nuk e do hiq t’ia përmendin atë.

PDK-ja dhe reforma, mision i pamundur

PDK-ja mund të reformohet me kusht që të heqë dorë nga kontrolli i pasurive publike dhe pasurimit pa bazë. Patriotizmi dhe vjedhja nuk shkojnë bashkë. Askush në Kosovë nuk dëshiron të qajë dhe të flasë për luftë, por qysh të krijohet perspektivë dhe ardhmëri. Sot patriotizëm në Kosovë vlerësohet të jesh i punësuar dhe “pareli” e për t’u punësuar duhet të jesh argat i dikujt në PDK, këtë e kanë parullë edhe në PDK, të gjithë të papunët.

Thaçit kurrë nuk i ka interesuar “a di “ po a “ngonë” mirë , me fjalë të tjera “a është prej veshëve mirë”. Kadriu nuk po arrin të gjejë “njerëz me veshë të mirë”, por në situatë të pamundësisë është paraqitur si xhentëlmen që përparësi në politik u jep femrave shumë pozitive, Kadriu është “i paaftë për t’u marrë me burra”. Kjo është e qartë, kanë heshtur dy a tre servilë të Thaçit që nuk e duan Kadriun dhe po i gëzohen që ky po dështon. Tentativa dhe shpresa e servilëve të dikurshëm është ta kthejnë në parti. Disa servilë mund të mos kthehen kurrë nga Kadriu , edhe ka të drejtë nëse e ndal trendin e njerëzve përfitues në emër të një individi .

Kadriu ka qenë dhe mbetet shpresë me ndryshe se Thaçi dhe qeverisja Thaçi deri më tash.

A është ende shpresë Kadriu për PDK-në?

Duket se po, nëse arrin të bëjë kryesi si duhet në parti të reformuar dhe nëse heq njerëz të shumtë që kanë kapur shtetin dhe ndërmarrjet publike. Atëherë ka shpresë, nëse këtë e bën Kadriu, ai mund të jetë shpresë, nëse jo, atëherë duhet të lirojë këtë postë, sepse e ka të pamundur të zhvillojë demokracinë brenda këtij subjekti dhe s’mund të ndalë njerëz me pasuri të paligjshme e përfitues.

(Kosova Sot)