“Beteja e Kosharës” - dhe “Boško Buha”

“Beteja e Kosharës” - dhe “Boško Buha”
“Beteja e Kosharës” - dhe “Boško Buha”

Ibrahim Kelmendi

  • 29 April 2019 - 14:16

Spekulimeve për “betejën e Kosharës” pardje Hashim Thaçi ju dha përmasa të reja, skandaloze, kur ishte i ftuar nga Komisioni hetues parlamentar që të dëshmonte për rrolin e tij në bashkëpunim me shërbimin inteligjent turk, në kidnapim të 6 shtetasve turq, të angazhuar legalisht në Kosovë.

Për të anashkaluar pyetjet hetuese Hashimi zgjodhi taktikën e akuzimeve skandaloze. Ndër to ishte përpjekja e tij për ta denigruar Anton Çunin, i cili duhet të ketë qenë njëri nga komandantët në “betejës së Kosharës”. Thaçi e quajti Anton Qunin disa herë Boško Buha... 

Hashim Thaçi edhe njëherë përshfaqi karakterin konfuz, kontrovers, komplotist. Kjo konkretizohet edhe nga krahasimi i vlerësimeve të tij madhëruese që i ka bërë shumë herë “betejës së Kosharës” dhe denigrimit që u bëri me këtë rast pjesëmarrësve të asaj “beteje”. Prandaj shpërndava afishimin e Z. Thaçi, të datës 9 prill 2019, kur ai ka bërë vlerësim superior të “betejës së Kosharës” - [citim: "Drejtësia e kauzës dhe forca morale e një populli që lufton për liri është më e madhe se çdo ushtri pushtuese. Kjo u dëshmua edhe në Betejën e Koshares. Sot dhe përgjithmonë do t’i kujtojmë me respekt të thellë Agim Ramadanin, Sali Çekun, Xhemajl Fetahun dhe qindra dëshmorë që ranë për lirinë e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të lirisë! HTH"], - duke i dekoruar heronj të gjithë 113 martirët e saj.

Në vazhdim po citoj edhe publikimin e Z. Hashim Thaçi, në FCB e tij, më 9 prill 2016:

“Beteja e Koshares, e zhvilluar 17 vjet më parë është ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vendosmëria, trimëria dhe heroizmi i luftëtarëve në këtë betejë janë kapitull i lavdishëm i luftës sonë për liri dhe pavarësi.” 

Meqë (psudo)historiani Hashim Thaçi nuk duhet të ketë pas informim historik për Boshko Buhën, pos që duhet t’i ketë bërë përshtypje nga koha e fëmijërisë nga propaganda titiste, po sjell informimin që përmban enciklopedia elektronike “wikipedia”, versioni kroat:

“Boško Buha (1926 - 1943) ishte një partizan i ri i cili u bë një nga ikonat më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi. Lindi në fshatin Slavinë të Gradinës (Kroaci) në familjen serbe. Në vitin 1941, pas pushtimit të Forcës së Boshtit në Mbretërinë e Jugosllavisë dhe themelimit të Shtetit të Pavarur të Kroacisë, familja e tij ishte objekt i ustashëve, prandaj u arratis në Serbi. Buha përfundimisht arriti në territorin nën kontrollin e partizanëve. Atje ai u përpoq të bashkohej me partizanët, por u refuzua për të moshë se tij, sepse në atë kohë ai ishte 15 vjeç. Pas disa insistimeve ai arriti të bëhet partizan dhe të marrë pjesë në luftë.

Në vitin 1942 ai u bashkua me Brigadën e Dytë Proletare. Ai u shqua për shkatërrimin e bunkerëve me granata dore. Në fund të vitit 1942 ai u vlerësua nga Josip Broz Tito. Një vit më vonë, më 27 shtator 1943, Boško Buha u vra nga çetnikët serbë afër fshatit Jabuka pranë Prijepoljes. Pas luftës Boško Buha post mortum mori urdhrin e Heroit Kombëtar të Jugosllavisë. Në vitin1979 regjisori kroat Branko Bauer bëri filmin “Boško Buha”, dedikuar jetës se tij.” (https://hr.wikipedia.org/wiki/Bo%C5%A1ko_Buha)

Duke synuar ta diskreditonte Anton Qunin, në stilin folklorik populist, duke e quajt Boshko Buha, Hashimi, në fakt, denigroi veten e tij – si simpatizant i çetnikëve serbë që kanë vra partizanin antifashist Boshko Buha!

(Kosova Sot)