Shfaqja e Baton Haxhiut në medie, fyese për shqiptarët

Shfaqja e Baton Haxhiut në medie, fyese për shqiptarët
Shfaqja e Baton Haxhiut në medie, fyese për shqiptarët

Xhevat Gjini

  • 05 May 2019 - 11:57

Se kush ështe Baton Haxhiu, se çfarë përfaqesonte dhe çfarë përfaqëson edhe sot është e njohur për secilin shqiptar me dy kokrra mend. E, megjithatë, ky njeri që flet shqip e mendon serbisht (fatkeqësisht nuk është i vetmi!), vazhdon të jetë i pranishëm në mediet shqiptare dhe vazhdon të dhunojë e terrorizojë ndërgjegjien kombetare të shqiptarëve.

Te tillë kolaboracioniste par exelance nuk do të duhej të ishin të pranishëm në mediet tona...

Baton Haxhiu shpesh shfaqet edhe ne mediet e Tiranes sone! Sonte, ky njeri ishte i ftuar edhe nga Sokol Balla ne emisionin e tij "Real Story"! Prania e tij ne kete emision ishte fyese per Sokol Ballen, per televizionin qe kishte kete emision dhe per te pranishmit tjere ne kete debat televiziv... Nuk eshte me pak fyes (veç me shume) angazhimi i ketij "altoparlanti" te Serbise nga Edi Rama e nga Hashim Thaçi ne "çadrate" e tyre... Kjo mund te kuptohet dhe te shpjegohet vetem si nevoje e Edit dhe Hashimit per te patur nje "vije komunikimi" me Serbine! 
Baton Haxhiu edhe ne emisionin e Sokol Balles sonte kembengulte me nervoze e duke u merdhezur ne favor te "korrigjimit" te kufirit me Serbine, ne favor te ndarjes se Kosoves... "Kosova e ka humbur Veriun... ajo nuk e kontrollon Veriun... Shteti i Kosoves nuk eshte funksional"..., etj. si keto. Prandaj, kembengulte Batoni i Stanishiçit, "Kosova duhet te heq dore nga Veriu qe te mund te ece me tej"!... Hapur dhe me kembengulje mbronte tezen per ndarjen e Kosoves ky kolaboracionist...

Tamam "zedhenes" i tezes serbe per ndarjen e Kosoves! Kjo ishte shume fyese edhe per te pranishmit tjere ne kete emision, gje qe edhe e thane... Por, nuk mjafton vetem te thuhet. Ata dhe secili shqiptar, qe do dhe vlereson vendin e tij, nuk do te duheje te pranonte te uleje kurre me Baton Haxhiun. Nuk do te duhej dhe nuk duhet ta ftoje ne emision as Sokol Balla dhe asnje gazetar e televizion serioz, nese nuk duan t'i fyejne dhe dhunojne shqiptaret e ndergjegjien dhe ndjenjen e tyre kombetare... Kaq per sonte!

(Kosova Sot Online)