Toka bujqësore dhe pyjet e Kosovës po shkatërrohen!

Toka bujqësore dhe pyjet e Kosovës po shkatërrohen!
  • 07 maj 2019 - 09:39

Shkatërrimi dhe degradimi i tokës bujqësore si dhe prerja dhe dëmtimi i pyjeve, si burime jetike për ekzistencën e njeriut dhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës, janë dukuri që do të kenë pasoja për të ardhmen e gjeneratave që vinë pas nesh.

Për shkak të pavetëdijes për rëndësin e shtetit, dhe mungesës së planeve strategjike qoftë në nivelin lokal apo atë qendror, sipërfaqet e tokës bujqësore në shtetin e Kosovës po zvogëlohen përdit e më shumë.

Toka e bukës po shëndrrohet dhe po nxinet nga ndërmarjet ndërtimore të cilat pa mëshirë i degraduan florën dhe faunën.

Kjo po ndodh para syve të njerzëve dhe të institutcioneve të cilat kanë detyrë dhe përgjegjësi ti mbrojnë me ligj, sipërfaqet e tokës së Kosovës. Sot para syve tonë në tokat pjellore të cilat me shekuj i dhanë bukë Kosovës, ato pa mëshirë po shëndrrohen dhe shfrytëzohen për interesat e ndërmarrjeve ndërtimore, bizneseve të ndryshme dhe gjithëandej po shëndrrohen në gërmadha të betonit.

Dikur Kosova ishte hambar i madh në prodhimin e drithrave dhe kulturave tjera, e tani për shkak të këtyre degradimeve mezi arrin të sigurojë vetëm 60% të drithrave për nevojat e popullsis.

Që nga paslufta e këndej, u ndërtuan pallate dhe objekte të ndryshme, me qëllim të përfitimit financiar pa menduar fare për të ardhmen e gjeneratave. Shtetet normale të cilat mendojn për ardhmërin e tyre, në kohë i kanë hartuar planet strategjike dhe zhvillimore për mbrojtjen e tokave bujqësore si pasuri kombëtare.

E keqja tjetër që i ka ndodh dhe po i ndodh Kosovës, është edhe prejrja dhe shkatrrimi i pyjeve në mënyrë të egër. Kosova kishte pasuri të madhe pyjore, jo vetëm për nevojat e popullsis por edhe për zhvillimin e industris së drurit.

Sot për shkak të mos funksionimit si duhet të ligjit dhe pa përgjegjësis të institutcioneve, shtetit e sidomos të agjensionit të pyjeve dhe të drejtorive komunale, mund të themi lirisht se në krahasim me të kaluarën pyjet tona më nuk ekzistojnë, kodrat janë zhveshshur dhe janë shëndrruar në natyrë që më shumë i përngjanë shkretirës se sa maleve të dikurshme.

Të gjitha këto dëme që ju shkaktuan bujqësis dhe ekonomis, fajin kryesor e mbajnë qeverit e pasluftës përkatësisht Ministria e Bujqësis, të cilat asnjëhere nuk i kushtuan rëndësi ruajtjes së sipërfaqeve të tokës dhe të zhvillimit të këti sektori për sigurimin e ushqimit të njeriut. Ministrat e Bujqësis që u zgjodhën në Qeverin e Kosovës, ishin joprofesional dhe nuk kishin kurfar njohurish për lamin e bujqësis, por ata u emëruan përmes librezave partiake duke i kënaqur apo përmbushur kërkesat e tyre për tu instaluar në Ministrin e Bujqësis pa asnjë parakusht.

Kjo politikë kadrovike i solli Kosovës vetëm dëme të cilat edhe gjeneratat e ardhshme do t'ballafaqohen dhe do të hargjojnë shumë mund dhe dije për ti riparuar.

I përmendëm këto dukuri me qëllim të sinjalizimit të institutcioneve kompetente e deri tek presidenca e Kosovës,që sa më parë ta analizojnë këtë gjendje dhe ti parandalojnë dëmet dhe pasojat që po i kërcënohet popullit dhe ardhmëris së Kosovës.

(Kosova Sot Online)