Ne nuk duhet të bëhemi pre e Serbisë

Ne nuk duhet të bëhemi pre e Serbisë

Ragip Guraziu

  • 07 maj 2019 - 09:48

Po thuhet se një dritë e gjelbërt Sllobodan Millosheviqit iu është dhënë nga dikush tjetër pasi ai ka dhënë një deklaratë, të famshme, si komentohej kështu, SNN-it, me 4 shkurt të viti 1998, se UÇK-ja është organizata terroriste?! Ky u përdorë si pretekst, një muaj para sulmit në Prekaz që të sulmoj Prekazin, në veçanti familjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjen e tij,duke masakruar edhe gra e fëmijë.

Serbia tani ka filluar me të vjetrën duke tentuar destabilizim në mes shqiptarëve, duke publikuar emrat e atyre demek shpiunat shqiptar që kështu po gjejnë njerëz, bile shumë të shkolluar, me fakultete e doktor shkencash, tani se fundi edhe do koleg të mi opinionista, se paska pas shqiptar qe kanë punuar si shpiuna, kanë bashkëpunuar me Serbinë, që na doli ish një oficer serb dhe ai po zbulon shqiptaret, nëse kanë treguar dhe kanë ndihmuar në vendndodhjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, që më pas ta nisin luftën ,jo të barabartë me Adem Jasharin dhe në fund, të vriten edhe 50 anëtar të familjeve Jasharëve.

''Nuk duhet zënë besë 'shkjaut' biro, me thoshte babai im disa herë, ndjesë pastë''

Por ne nuk duhet ti besojmë as një shkau. Është e mundur se Serbia po tenton destabilizim në mes Shqiptarëve. Ne nuk duhet të bëhemi prerë e shkaut. UDB-ja serbet çdo herë krijojnë huti dhe mjegull tek ne, por megjithatë shtrohet sigurisht qe serbët kanë lënë shërbëtorë të tyre pas lufte, të cilët edhe sot janë te detyruar të u shërbejnë qoftë vullnetarisht?! Ndoshta edhe dëme munden të bëjnë, por këta nuk janë shqiptarë dhe nuk mundet të jenë shqiptarë pasi kemi minoritetin serb këtu në Kosovë që kemi edhe në institucione tona shtetërore, por edhe minoritete tjera që punojnë me dy standarde marrin rroga nga shteti i Kosovës dhe Serbisë.

Por këtu në Kosovë kemi edhe shpiuna rus që punojnë për Rusinë dhe Serbinë?!

Jo rastësisht ''Senatori amerikan Graham foli me fjalë shumë të qarta në Konferencën e Sigurisë në Mynih - në veçanti ndaj Rusisë. Ndërsa presidenti amerikan shkakton një valë reagimesh me deklaratat e tij.

"Mikut tim rus Lavrov dua t'i them: Shpresoj se ju do të përballeni me pasojat", deklaroi senatori republikan Lindsey Graham në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në dretim të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov. "2017-ta do të jetë viti kur Kongresi do t'ia fusë Rusisë një shqelm në prapanicë."

Gjithçka është e mundur. Por ne nuk duhet ti besojmë kësaj propagande serbe e sidomos në këtë kohë që oficerët serb të cilët kanë marrë pjesë në Luftën e Jasharëve, edhe ata nuk kanë kaluar pa humbje por tani, pasi dinë mentalitetin tonë, po japin deklarata e tyre tërësisht ''boshe'', se shqiptar shpiuna nuk kanë mundur me gjete ata në atë kohë, por të kemi kujdes, mos t'i marrim këto si të vërteta se propaganda serbe ka patur gjithmonë ndikim tek shqiptaret, edhe tani në rast se ju referohemi këtij oficeri serbë shikojeni se sa pati ndikim në opinion ku nuk hezituan edhe do koleg të mi opinjonista të vërsulën, se qe shpiunat shqiptarë ka edhe sot dhe kanë vjellur 'vrerë'' mbi kombin e tyre, duke i knaq zemrat e Serbisë dhe duke dëshmuar se me te vërtet ne jemi ata që kemi shpiunuar edhe me rastin e familjes Jasharaj dhe kjo për oficerin serb dhe shtetin serb dhe Rusinë e ngrit disa shkallë më lartë, e neve na qonë në fund te pusit. Është e mundur se Serbia po tenton destabilizim në mes Shqiptarëve. Ne nuk duhet të behemi prer e shkaut,kur kemi parasyesh se ata që po shkruajnë dhe po e deshmojnë të pa vërtetën, nga ana e shqiptarëve, dhe po e bëjnë ''kabull'' deklaratën e oficerit serb, po e nënçmojnë vetë, kombin, dhe po ju japin sinjal ndërkombëtarëve se ne jemi kështu.

Sipas pohimeve të gjeneralit serb Stevan Gjuroviq (ish-shef i sigurisë ushtarake të korpusit të Prishtinës, gjatë okupimit të Kosovës(1989-1999), del se heroin dhe komandantin legjendar Adem Jashari e kishin spiunuar  “një KRYESPIUN-MINISTËR dhe 3 kushërinjtë të afërt të tij.”!

Ja, çfarë Stevan GJuroviq ka pohuar në një intervistë dhënë “Vo Centar”, të cilën e kanë  transmetuar shumë masmedia shqiptare, ku ndër tjera, thuhet: “ Ne mund ta vrisnim Adem Jasharin kudo dhe kur të donim, madje ta kapnim edhe të gjallë. Mirëpo, ne e vramë së bashku me 55 anëtarë të familjes së tij.

Mirëpo, këtë akt atavist barbarik dhe brutal të forcave çetnike-fashiste serbe të gjeneralit kriminel Stevan Gjuroviq e kanë denoncuar tërë bota humane dhe liridashëse me Amerikën  në krye dhe me aleatët e saj evropianë perëndimor, me ç rast NATO më 24 mars 1999 bombardoi  “Jugosllavinë”(Serbinë +Malin e Zi) të Slobodan Milosheviqit, duke e detyruar që të tërhiqte të gjitha forca policore, paramilitare dhe ushtarake nga Kosova e okupuar (1989-1999). Ky ishte efekti  i arritur politik, diplomatik dhe ushtarak, si dhe përgjigjja konkrete e faktorëve ndërkombëtarë “mesazhit” të gjeneralit çetniko-fashist Stevan Gjuroviq dhe Serbisë së tij vrastare dhe gjenocidale.

Për shkak të kryerjes së masakrave masive ndaj popullsisë civile, shpërnguljes së mbi  1 milion shqiptarëve dhe gjenocidit, Serbia e humbi përgjithmonë koloninë e saj 100-vjeçare (1912-1999).

President, Hashim Thaçi, duhet t'i drejtohet qytetarëve të Republikës së Kosovës...

Kësaj tradhtie që oficeret serb po dalin tani me deklaratat e tyre, por edhe vet shteti serb dhe Rusia, dhe hutia e krijuar tek qytetarët e Kosovës dhe për shumë të tjera rreth kësaj teme, Presidenti i Republikës së Kosovë, nuk duhet të gjitha këto t'i marr si humor dhe të rri me gojë mbyllur, por duhet të deklarohet publikisht para qytetarëve dhe të jep dëshmi, ose-ose ,dhe kështu, Kosova do të na përbuzet ne rast ne rrimë gjithnjë me gojë të mbyllur, dhe tek e fundit në të gjitha shkrimet për këtë temë po zihej dhe po përfolët për Presidentin Thaçi.

Masakra e Jasharëve, bëri jehonë e gjithë Botës

Ja një shembull konkret?! Masakra e Jashareve në Prekaz, bëri jehon në gjithë boten, edhe oficeri serb thotë se ;''për këtë masakër na ndihmuan edhe disa shqiptarë lojal (shpiuna),por masakra pati në shumë fshatra të Kosovës dhe të gjitha u kryen me krime barbare. Po për ata 12.000 shqiptare te vrare, shpiuna shqiptarë ju ndihmuan A!?  Pyetja për oficerin serb.

''A dëshirojmë ne të besojmë për kopilin në derë që duan të na e servojnë mu ata që kan kryer krime ne Kosove?''. Koment i një komentuesit..'' A ka diçka ma frytdhënës për armikun se ti besosh kësaj teorie të konspiracionit? E kush ka spiunuar për Likshanin dhe Qirezin ku u vranë 24 shqiptar vetëm një javë para 5 , 6 e 7 marsit kur u sulmua Prekazi?'', thotë komentuesi.

Ne duhet të kërkojmë, kush ja dha  dritën e gjelbërt Millosheviqit që ta sulmojë Prekazin, gjegjësisht familjen Jashari?!

Po thuhet se një dritë e gjelbërt, Sllobodan Millosheviqit iu është dhënë nga dikush tjetër pasi ai ka dhënë një deklaratë, të famshme, si  komentohej kështu, SNN-it, me 4 shkurt të viti 1998,një muaj para sulmit në Prekaz që të sulmoj Prekazin, në veçanti familjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjen e tij ,duke masakruar edhe gra e fëmijë.

Serbia tani ka filluar me të vjetrën duke  tentuar destabilizim në mes shqiptarëve, duke publikuar emrat e atyre demek shpiunat shqiptar që kështu  po gjejnë njerëz, bile shumë të shkolluar, me fakultete e doktor shkencash, tani se fundi edhe do koleg të mi opinionista, se paska pas shqiptar qe kanë punuar si shpiuna, kanë bashkëpunuar me Serbinë, që na doli ish një oficer serb dhe ai po zbulon shqiptarët, në '', se kanë treguar dhe kanë ndihmuar në vendndodhjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, që më pas ta nisin luften, jo të barabartë me Adem Jasharin dhe në fund, të vriten edhe 50 anëtar të familjeve Jashari.

(Kosova Sot Online)