Zbardhja e fatit të të pagjeturve në dorën e Veselit është njësoj si pacienti para vdekjes

Zbardhja e fatit të të pagjeturve në dorën e Veselit është njësoj si pacienti para vdekjes
Zbardhja e fatit të të pagjeturve në dorën e Veselit është njësoj si pacienti para vdekjes

Ragip Guraziu

  • 08 May 2019 - 13:05

Shumica e qytetarëve por edhe krerëve të institucioneve shtetërore,jo të gjithë,iniciativë e Kryeparlamentarit Kadri Veselit,një organizim dhe një premtim i fortë në sallën e Kuvendit të Kosovës, para shoqatave të ndryshme,në veqanit asaj të përsonave të pagjeturëve gjatë kohës së luftës së UÇK-së,pas 20 viteve,kryeparlamentari ju premtojë se do themelohet një Gjykatë për trajtimin e krimeve serbe, po kritikohet nga të tjerët shumë me vonesë.

Pas 20 viteve,nuk mund të themi se nuk ka patur iniciativa të soit të tillë,por të gjitha kanë qenë së koti..

Presidenti Hashim Thaçi: Zbardhja e fatit të të pagjeturve zbut vuajtjet e të gjithë qytetarëve të Kosovës-Prishtinë, 30 gusht 2016

 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, bashkërisht me përfaqësuesit e shoqatave të të pagjeturve të Kosovës, ka bërë nderime dhe homazhe te përmendorja kushtuar personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve dhe këtu jemi bashkërisht me shoqatat e të pagjeturve të Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e tyre, për të bërë nderime dhe homazhe për personat e zhdukur”, ka thënë presidenti Thaçi para të pranishmëve.

 Ai tha se institucionet e Kosovës po punojnë maksimalisht që të zbardhet fati i të pagjeturve, një çështja, siç tha ai, që preokupon të gjithë në vend, bartësit e institucioneve, shoqatat qytetarët, çdo familje që është prekur nga kjo dhimbje e rëndë.

“Sot, si president i vendit, shpreh sërish solidaritet të plotë me familjet e të pagjeturve, por njëherësh edhe zotimin dhe përgjegjësinë për të punuar edhe më tepër që sa më shpejtë të zbardhet fati i çdo të personi të zhdukur”, ka thënë presidenti Thaçi, i cili shtoi se “është një plagë kjo e cila na mundon të gjithëve, dhe mund të them lirisht se vetëm me shpresë, optimizëm dhe besim të ndërsjellë kjo çështje mund të zgjidhet me një vullnet dhe një mbështetje të fuqishme edhe të bashkësisë ndërkombëtare”.

 I pari i vendit falënderoi edhe Komisionin Qeveritar për Personat e Pagjetur për angazhimin maksimal, për durimin, vullnetin dhe kurajon e dhënë për të gjithë.

“Prandaj, këtë plagë të luftës ne do ta shërojmë vetëm si të bashkuar, vetëm duku qenë solidar më njëri-tjetrin, duke kuptuar njëri-tjetrin dhe duke punuar drejt një bashkëpunimi, drejt një besimi, e në të ardhmen, natyrisht, të ndërtojmë një Kosovë të re, një Kosovë evropiane, një Kosovë euroatlantike”, u shpreh presidenti Thaçi.30 gusht 2016

Tani na doli kryeparlamentari Kadri Veseli kopje totale e Presidentit THaçi

po ia trehjekin vretjen Veselit shumica e analistëve,politikanëve,njohsit e kësaj  teme që thuhet;“Ky është një veprim i pa studiuar mirë. Ishte dashtë që fillimisht të konsultohen ekspertët e fushës, të bëhet një lloj studimi i fizibilitetit e pastaj të procedohet. Gjykatë Ndërkombëtare me iniciativa vendore, disi nuk kalon. Në anën tjetër pse duhet vazhduar së menduari se që për secilën çështje duhet të formohen gjykata të veçanta! Ishte gjykata e Hagës ajo e cila është dashtë të shfrytëzohet maksimalisht për senzibilizimin e publikut për të bashkëpunuar me të”, 

Reagimet të menjëhershme vinin nga më të ndryshmit,pas bërjes publike të nismës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe kreut të PDK-së Kadri Veselit për formimin e një tribunali të veçantë ndërkombëtar për krimet serbe të kryera në Kosovës duke e quajtur atë lojë të Veselit dhe të Hashim Thaçit.

 Se  premtimi i kryeparlamentarit dhe kreut të PDK-së,  Kadri Veseli,  do jet si një pacient para vdekjes në klinik,nuk do koment

Dhe kjo  është arsyeja pse kemi një shtet të korruptuar e të degraduar tejmase dhe të dështuar në drejtësi, duke mos arritur të përmbushë as funksionet themelore të tij ndaj qytetarëve?! Shteti i Kosovë është bastarduar tej mase në një oazë të krimit e korrupsionit, për shkak të sistemit të degraduar dhe të dështuar të drejtësisë që sheh vetëm xhepin e vet, e nuk bën punën sipas ligjit e provave nëpër lëndët gjyqë- sore, pasi mekanizmat e drejtësisë, si pacienti para vdekjes të sëmurë rëndë, që nuk ka kush i kuron në këtë vend?! Mbyllja e çështjeve me porosi e kërcënime, sikur edhe me pagesa e ryshfete të dosjeve të aferave korruptive e kriminale të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe mafio-oligarkëve të bizneseve të pista dhe shumë të tjera që mbahen e flenë nëpër sirtarë pa u hetuar e gjykuar me vite të tëra deri në parashkrim, flet për një drejtësi me një "virus kancerogjen te metastazuar", që vështirë se shërohet me këta njerëz që udhëheqin politikën në vend dhe drejtësinë e tyre të porositur dhe kukull e marionetë".

Shumica e qytetarëve por edhe krerëve të institucioneve shtetërore,jo të gjithë,iniciativë e Kryeparlamentarit Kadri Veselit,një organizim dhe një premtim i fortë në sallën e Kuvendit të Kosovës, para shoqatave të ndryshme,në veqanit asaj të përsonave të pagjeturëve gjatë kohës së luftës së UÇK-së,pas 20 viteve,kryeparlamentari ju premtojë se do themelohet një Gjykatë për trajtimin e krimeve serbe, po kritikohet nga të tjerët shumë me vonesë.

Autori është gazetar-analist i pavarur

(Kosova Sot Online)