Aristokracia po e zbeh ndjenjën e solidaritetit!

Aristokracia po e zbeh ndjenjën e solidaritetit!
  • 09 May 2019 - 12:58

Një prej vyrtyteve më fisnike të cilën e trashëgoj dhe kultivoj gjithmonë populli shqiptar, ishte vlerë sublime e cila e mbajti gjall popullin dhe i lakmuan të tjerët.

Në periudhat e ndryshme të historisë, arma kryesore e ndjenjës të solidaritetit mbizotëroj mbi familjet tona dhe nuk lejoj që indivdi, familja apo rrethi që për shkak të skamjes ti nënshtrohet armikut.

Kjo ndjenjë kombëtare, njerëzore dhe humane u bë simbol i ruajtjes së vlerave, të trashëguara nga baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë.

Sa here që populli ishte në vështërsi për shkaqe të presioneve dhe dhunës të pushtusëve dhe sundusëve, gjithmonë u hapën zemrat për ta ndihmuar njëri tjetrin, si ishin aksionet; Familja Ndihmon Familjen, fondi i 3%, fondi Vendlindja Thërret si dhe përmes Shoqatave dhe aktiviteteve tjera humanitare, u ndihmuan familjet shqiptare gjithëandej ku kishte nevojë.

Meritën më të madhe dhe barrën kryesore në periudhat e caktuara sidomos që nga suprimimi i autonomis së Kosovës, dhe largimi i puntorëve nga vendet e punës, e barti diaspora shqiptare kudo në botë.

Duhet theksuar se pasluftës e këndej në Kosovë ndodhën fenomene të ndryshme, lufta për pushtet, dëshira për tu pasuruar dhe për të grabitur sa më shumë thuajse e la anash përkushtimin dhe ndjenjën për ti ndihmuar të varfurit dhe njerëzit me halle dhe nevojë. Lufta në Kosovë, përpos që shkatrroj ekonomit private, la edhe pasoja në trauma të njerzëve, një numër i të cilëve trajtohet sistematikisht nga institutcionet shëndetësore. Hallka e zingjirit që funksionoi paralufte, për ta ndihmuar njëri tjetrin thuajse u shkëput.

Në institutcionet e ndryshme shtetërore erdhën njerëz pa dinjitet të cilët menduan dhe punuan vetëm për interesat personale, klanore dhe partiake.

Kjo dukuri krijojë diferenca sociale dhe ekonomike ndërmjet njerzëve dhe familjeve.

Në shoqërin kosovare tani ekzistojnë dy klasa;

-Klasa e pasur ose aristokracia dhe

-Klasa e varfur, e cila përbën shumicën dërmuese të popullatës dhe jeton në kushte për mbijetesës.

Për shkak të këtyre dy padrejtësive, që u manifestuan në shoqërin kosovare dhe më gjërë, ndikoj që ndjenja e solidaritetit dhe humanizmit të zbehet në krahasim me të kaluarën.

Tani një numër i madh i familjeve dhe individëve në Kosovë, mezi arrin të kalojnë muajin për shkak të papunsisë dhe gjendjes të rëndë ekonmike.

Mendoj se institutcionet e shtetit, kanë nevojë dhe obligimë që të angazhohen që gjendjen sociale dhe ekonomike të kategorisë të papunë dhe të pensionistëve kontributdhënës, ta përmisojnë sa më parë.

Ky është obligim moral dhe njerëzor si dhe veprim humanitar, që del edhe nga konventat e ndryshme të Asambles të Kombeve të Bashkuara dhe të institutcioneve tjera të botës demokratike.

(Kosova Sot Online)