Analiza e Spartak Ngjelës: Ndoqi idenë e Vuçiç për copëtimin e Kosovës. Si do marrë fund Rama për tri ditë nëse…

Analiza e Spartak Ngjelës: Ndoqi idenë e Vuçiç për copëtimin e Kosovës. Si do marrë fund Rama për tri ditë nëse…
  • 09 May 2019 - 17:51

Shkruan: Spartak Ngjela

 

Nuk ka as më të voglin dyshim që Rama ka ndjekur idenë e presidentit të Serbisë Vuçiç dhe presidentit të Kosovës Thaçi, për copëtimin e territorit të Kosovës në favor të Serbisë.

Por, pyetja nuk bëhet më për Thaçin, se ai nuk ka më të ardhme në Kosovë; por çështja shtrohet për Ramën.

Politika amerikanë asnjëherë nuk e ka pranuar Edi Ramën. Natyrisht ky mospranim nuk ka qenë në një masë aq drastike sa mospranimi që politika amerikane i ka bërë Sali Berishës. Por, gjithsesi, edhe ky për Ramën ka qenë e mbetet një mospranim.

Po tani, pas goditjes që Rama mori në Berlin?

Tani politika amerikane po të dojë e varros Ramën bashkë me idenë e coprimit të terrirorit të Kosovës, sepse tani dihet botërisht që ajo ka qenë një ide e presidentit të Serbisë, Vuçiç.

Nëse politika e lartë amerikane e godet Ramën hapur si bashkim me politikën serbe për aneksimit e territorit të Kosovës, Edi Rama merr fund për tri ditë.

Por, a do ta bëjë politika amerikane këtë?

Të shohim, se këtu ka një gjë: pas gjithë këtyre viteve mospranimi, politika amerikane e ka në dorë tani që ta dëbojë Edi Ramën përfundimisht nga politika shqiptare.

Tani që kundërshtari i politikës amerikane, Berisha, ka ikur, dhe jo pa meritë të politikës amerikane, a do t’ia heqë shqiptarëve Amerika edhe zgjedhën Rama?

(Kosova Sot Online)