Pse kaq shumë...?

Pse kaq shumë...?
Pse kaq shumë...?

Skender Kapiti

  • 14 May 2019 - 13:05

Pyesim :

Pse kaq shumë parti e politikanë dhe kaq pak demokraci?

Pse kaq shumë shkolla, universitete, profesorë dhe akademikë dhe kaq pak dije dhe edukatorë?

Pse kaq shumë ligje dhe juristë dhe kaq pak drejtësi? 

Pse kaq shumë pasuri dhe kaq pak punë, mirëqënie e begati?

Pse  kaq shumë flamuj e kaq shumë eufori dhe kaq pak patriotizëm e sinqeritet? 

Pse “trimërohet” aq shumë për të bërë padrejtësi, hajni e korrupsion?

Pse kaq shumë betime e premtime për të gënjyer e bërë tradhëtinë?

Pse u besohet kaq shumë gënjeshtrave kur edhe dihet e vërteta? 

Dhe pse: pushteti i vogël  duket kaq  i  madh, dhe populli i madh duket kaq i vogël?

(Kosova Sot Online)