Të vëndosët një bust apo pllakë përkujtimore në oborrin e QKUK-së

Të vëndosët një bust apo pllakë përkujtimore në oborrin e QKUK-së
Të vëndosët një bust apo pllakë përkujtimore në oborrin e QKUK-së

Lekë Mrijaj

  • 15 May 2019 - 10:32

Nën hijen e harresës tash e përmbi gjashtëmbdhjetë vite me radhë nga ikja për në amshim e prof.dr.sci. Kajmak Gazidede, shihet qartë se ( me apo pa dashje të dikujt ) është anashkalue vepra dhe figura më markante e këtij portreti gjigant, studiuesit, intelektualit të mirëfilltë e doktorantit të asociuar profesionist i QKUK-së në Prishtinë. Andaj e themi me plotë përgjegjësi se ai nuk duhëj anashkaluar, përkundrazi duhej t'kujtuar me krenari dhe se për figura të tilla pergjithësisht ne si popull do të duhej të jemi krenar që i kemi pasur, pikërisht për ata të cilët me plotë devotshmëri i sherbyen kauzës e shëndetësisë së vëndit pavarsisht sfidave që bëhëshin nga strukturat okupatoriale serbe të asaj kohe.

Prof.dr. sci. Kajmak Gazidede, perveç se ishte një mjek i avansuar, ai ishte edhe një studiues i mirëfilltë ( që lypset përmbledhur opinonet e analizat tija shkëncore... ) e intelektual i rangut të lartë, i cili që nga lindja e përgaditja e tij profesionale gjithëperfshirëse në Dibër, i'a kishte vënë vetes mbi supe një barrë të lartë për të kontribuar në sherbim të sëmuarve e kauzës kombëtare. E kam njohur për së afërmi ( edhe në cilësin e pacientit ), prof.dr. sci. Kajmakun, për të cilin mund të them lirëshem se ishte një njëri karizmatik, largpamës, vizionar dhe një ndër më meritoret gjatë atyre vitëve, që do të thotë se ishte një nga supërmjekët më shëmbullor të QKUK-së, në Prishtinë. Që nga kalimi i tij në amshim nga 24 janari i vitit 2003, kurr askushi nuk hedh asnjë fjalë për kontributët e vlerat e tija, nuk prononcohët asnjëherë as hierarkia e QKUK-së, ish-studentet-bashkolegë të tij, nga Spitali i Infektivës i QKUK-së ( as prof. dr. Shemsedin Dreshaj, as prof.dr. Sali Ahmetaj... ), e bashkëveprimtarët e tij të cilët dikur ishin s'bashku në sherbim të sëmuarve e kauzës kombëtare...

Duke kujtuar dhe respektuar veprën e këtij supërmjeku të specializuar pikërisht për nderë të kontributit të tij dhënë kauzës dhe pacientëve është mirë që në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, të vëndosët një bust apo pllakë përkujtimore, në shënjë respekti, nderimi për kontributin e tij madhor mbi tridhjetëvjeçar, dhënë pacientëve të tij në spitalin e Prishtinës, pikërisht ky doktorant i shëndetësisë e dha jetën në detyrën e shënjt, duke ua falur njerëzve, guximin, mençurinë, kapacitetët dhe energjinë e tij deri në çastet e fundit të jetës. T’i shërbesh popullit e atdheut është vepra më sublime hyjnore e njerëzore që një njeri mund ta ketë bërë për së gjalli, sepse ata që luftojnë dhe i sherbejnë kombit të tyre e humanizmit njerëzor pa i bërë dëm kujt, siq ishte i amshueshmi doktoranti i asocuar, Gazidede, ai është i skalitur në aureolën profetike njerëzore e kombëtare.

Të jemi të vetdijshëm se më vëndosjen e bustëve-pllakave përkujtimore për figurat eminente, ne si popull i kryejm detyrat tona karshi atyre vlerave kontributdhënëse njëkohësisht kemi mundësi t’i tregojmë botës së emancipuar se ishim dhe do mbetëmi në shërbim të humanizmit e betim të hipokratit siq ishte i ndjeri prof.dr. Kajmak Gazidede. Vlenë të potencohët se para tri vitësh për kontributin e të ndjerit prof.dr. sci. Kajmak Gazidede, i është ndarë "Dekorata e Medaljes Presidenciale të Meritave" nga ish-presidentja Jahjaga.

(Kosova Sot Online)