Çfarë ishte komunizmi në Shqipëri

Çfarë ishte komunizmi në Shqipëri
Çfarë ishte komunizmi në Shqipëri

Skender Kapiti

  • 18 May 2019 - 11:06

Komunizmi në Shqipëri ishte boshllëk shpirtëror dhe ateizëm .

Ishte triumfi i humbjeve,

Ekzaltimi dhe entuziazmi i dështimeve

Xhveshje morale,fetare e pasurore. Antitraditë dhe shkatërrim i patriotizmit, trashëgimisë burrore e kombëtare.

Ishte detyrim për t’u nështruar dhe servilosur,

Detyrim për të spiunuar e tradhtuar veten,familjen, klasën, popullin dhe të drejten e të vërtetën.

Komunizmi ishte depersonalizim i dinjitetit, ishte ideologji e sundimit të mendimit të gënjeshtërt; populizëm antipopullor i populistit demagog e mashtrues . Komunizmi ishte intenacionalizëm antikombëtar

Komunizmi ishte revolucion i dshunshëm i cili nuk u ndërpre derisa u këput dhe dështoi. Ai mbijetoi mbi tragjeditë, mbi varfërin dhe mbi jolirinë e tmerret që shkaktoi. Mbijetoi duke rivrarë të vrarët dhe duke persekutuar deri edhe më besnikët e vet.

Komunizmi jetoi deri sa konsumoi dhe hëngri vetveten, derisa u shkatërrua vetë ai dhe supershteti gjigand që ai ngriti duke gllabëruar gjithcka e që kishte ndjellë e mbjellë mjerim, frikë e terror te populli i cili i shërbeu fatkeqësisht me besnikëri për 50 vjet.

Komunizmi në Shqipëri ishte ai , pasojat e të cilit shqiptarët po i vuajnë akoma edhe sot, pas 30 vitesh që kur ai vdiq por që la pas fantazmat e tij të cilët fatkeqsisht e sundojnë akoma kohën, tranzicionin dhe shtetin edhe sot.

(Kosova Sot Online)