Të kontestohet ligji për financimin e partive politike!

Të kontestohet ligji për financimin e partive politike!
  • 19 May 2019 - 10:24

Projektligji për financimin e partive politike, i cili u hartua kohë më parë dhe pritet ti dërgohet Parlamentit të Kosovës për miratim, ka sjell shumë reagime dhe paknaqësi.
Rrjeti i Organizatave Joqeveritare të Shoqëris Civile, ka kohë që ka shpreh paknaqësi duke konstatuar se hartimi i këti ligjit është bërë në interes të partive politike dhe pa transparenc.

Me rastin e hartimit të këti ligji, institutcionet e shtetit të Kosovës, Qeveria dhe Parlamenti si dhe Komisioni përkatës i Parlamentit të Kosovës,nuk i kanë trajtuar sa duhet vërjetjet dhe sygjerimet e Shoqëris Civile, por kryesisht janë përqendruar në drejtim të interesave të subjekteve politike.
Që nga shpallja e Pavarsis së Kosovës, partit politike përmes formave të ndryshme janë financuar në mënyrë jotransparente, duke degraduar procesin zgjedhor në bazë të kodit, ligjit dhe normave të shteteve demokratike për financimin e partive politike.

Vërejtjet dhe sygjerimet si dhe paknaqësit e Organizatave të Shoqëris Civile të cilat e monitorojnë demokracin, punën e Qeveris dhe Parlamentit, kanë kërkuar që ky ligj të hiqet nga procedura dhe të hartohet ligj i ri në të cilin do të marrin pjesë partit politike, Shoqëria Civile, Agjensioni Antikorrupsion, Avokati i popullit dhe segmetet tjera të cilat janë të cilat janë të thirrura dhe janë kompetente për rregullimin e kësaj qështje e cila vite me radhë ka sjellë paknaqësi, dyshime dhe degradim në punën e partive politike dhe në mënyrën e financimit të tyre.
Vërejtjet dhe sygjerimet e Shoqëris Civile të Kosovës i ka përkrahur edhe Komisioni i Venecias.

Ky problem rreth financimit të partive politike është zgjatur tej mase dhe ka sjellë dyshime dhe mosbesim rreth finanacave të këtyre subjekteve, për shkak të mos transparencës dhe nepotizmit dyshohet se një numër i bizneseve dhe kompanive kanë qëndruar prapa financimit apo sponsorimit të njërës apo tjetrës parti politike, duke pretenduar që këto kompani të fitojn tendere dhe profite dhe favore pas ardhjes së tyre në pushtet.
Në këtë drejtim ka patur edhe konfikt të interesit, i cili ka shkaktuar edhe jotransparenc në shpenzimin e parasë publike.

Këto dukuri negative e kanë ndihmuar monopolin e subjekteve politike të cilat pas ardhjes në pushtet-Qeveri, direkt apo indirekt e kanë shtri ndikimin e tyre nepër korporata, ndërmarrje publike apo agjensi të cilat e kanë forcuar nepotizimin vite me radhë.
Andaj është koha e fundit që ligji për financimin e partive politike të hartohet me standardet e shteteve demokratike dhe të përkrahet nga të gjitha mekanizmat në mënyrë që të hiqen dilemat dhe dyshimet për keqpërdorimet e mundshme..

(Kosova Sot Online)