Haj medet po thotë mileti çka s'po ban hyqimeti

Haj medet po thotë mileti çka s'po ban hyqimeti
  • 20 May 2019 - 18:44

Nga Luz Tomaj

I lagëti, thonin, nuk ka dert për shi. Edhe të turpruarit nuk kanë dert për turp. Bile bile, mendoj se turpi nuk egziston më, nga se nuk ka mbet gjë e turpëshme, kur është fjala për pushtet, që nuk ka ndodhë.

Edhe filozofia e pranon se shtresat politike, zakonisht, jan alergjike ndaj kritikave, sugjerimeve etj. Mirëpo, krejt kjo çka ndodhë në shtresen politike të Kosoves, I tejkalon kufijt e alergjisë, madje si që thot fjala e vjetër, ua ka pi sorra ment totalisht.

Prandaj, edhe shtrohet pyetja, a ia vlenë fare, të thuhet apo të shkruhet donjë fjalë, sygjerim, mendim… Jo more jo! Nga dita në ditë, del njëni /mos të them budalla/, e gjuan gurin në ujë, të cilin edhe njiqin nuk mund t’a gjejnë.

Tri institucionet kryesore të shtetit jan Parlamenti, Kryetari I shtetit dhe Qeveria. Mjerisht, nuk ndodhi që të dëgjoj apo të lexoj se, edhe një here të vetmen, u bënë krye-përkrye sëbashku, në mënyrë që t’I diskutojn, sëpaku çështjet vitale që kanë të bëjnë me dhe për shtetin. Në vend të bisedave, dhe aktiviteteve të koordinuara, shkarkojn gur njëni në tjetrin dhe përpiqen se kush po e zënë ballin e oxhakut, kush po bëhet bajraktar. A do ta fiton bajrakun

REZOLUTA MBI GJENOCIDIN SERB NË KOSOVË

Merreni me mend 1999 – 2019. Pas jo më pak se 20 viteve, për herë të pare, aktualizohet gjenocidi serb ndaj kosovarve. Shtrohet pyetja, a është kjo përpjekje për fshehjen e mosveprimit të shtetit, mbulimin e turpit apo për marrjen e bajrakut. Asnjë nga këto përpjekje Rezoluta nuk I arrin. Përkundrazi, shiquar nga aspekti juridik, Rezoluta paraqet edhe një turp.

S’do mend, gjenocidi është krim I definuar me aktet e OKB-s dhe konventat ndërkombëtare. Pra, fjala është për çështje ekskluzivisht juridike. Pushteti e ka për obligim që ti siguron kushtet për zhvillimin e procesit juridik. Mbaj bindjen se Rezoluta u aprovu shkel e shko pa donjë konsultim të shtreses juridike. Diku para një viti e shkrova dhe u botu një artikull ekskluzivisht për gjenocidin. Prandaj do I përseriti disa momente.

Gjenocidin duhet shiquar nga dy aspekte – ai juridikopenal dhe juridikocivil. Që të dyja këto zhvillohen para gjykates apo gjykatave kompetente. S’do mend se procesi apo proceset, kërkojnë punë profesionale të gjatë dhe gjithëpërfshirëse.

Në aspektin juridikopenal, Kosova duhet të disponoj me emrat e kriminelëve serb, me përshkrim adekuat të krimeve të tyre individuale apo grupore, të kryera në dëm të kosovarve, dhe, një regjistër I till t’iu parashtrohet para syve të OKB dhe BE. Vetëm në bashkpunim me këto dy instituciione ndërkombëtare mund të formohet një tribunal kompetent për krimet gjenocidiale serbe ose të shfrytëzohet tribunal në Hagë, I formuar për krimet në ish Jugosllavi, I cili, mendoj se akoma egziston dhe vepron. Përndryshe, formimi eventual I tribunalit nga shteti I Kosoves, nuk do kishte kompetenca për sjelljen e kriminelëve nga Serbia para tribunalit eventual.

Ndërkaç, në aspektin juridikocivil, kërkohet kompenzimi I dëmeve si pasojë e gjenocidit serb. Kuptohet, kërkesa është e gjërë dhe e gjatë dhe duhet të përmbaj emrat e viktimave, të lënduarve, të dhunuarave, të maltretuarve psiko-fizik, dëmet materiale të numrit të madh të populates, e cila u detyru me force, me qëllim të spastrimit etnik, që të largohen nga shtepijat e veta etj, etj. Jam shum I sigurtë se, egzistojnë edhe kriteret adekuate, për secilin lloj të demit, nga se bota, mjerisht, është ballafaquar edhe me gjenocide tjera.

Në këtë procedure, kërkesa I parashtrohet shtetit I cili kreu gjenocidin pra Serbisë. Negociatat për kompenzim të dëmeve është deshtë ti paraprin çdo negociate tjetër.

Në qoftë se nuk arrihet marrveshja për kompenzim, dera është e hapur në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë pran OKB. Sipas Statutit të kësaj gjykate në cilsi të palëve, mund të paraqiten shtetet anëtare të OKB por edhe shtetet joanëtare. Dallimi çëndron vetëm në atë se shtetet joanëtare duhet të participojnë në shpenzimet e gjykates e asgjë tjetër.

Shtresa politike, edhe kur hyn n’mal, mjerisht, hyn pa sakicë. Konsultoni profesionistët more.

(Kosova Sot Online)