Rrugaç,gënjeshtar,ordiner...!

Rrugaç,gënjeshtar,ordiner...!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 21 maj 2019 - 15:51

*Kush e beri horë këtë horr në kanalin televiziv, ditë më parë, në emisionin "Opinion", Klan të moderatorit, Blendi Fevziu,nipit të Esat Pashë Toptanit, por, merrë më vonë mbiemrin Fevziu

*Pse Baton Haxhiu apo Baton Stanishiqi, që kështu njihet në Kosovë, ky njeri i UDB-ës është njeriu më i urryer në Kosovë dhe gjithandej ku flitet shqip?

*Çka shkruante me kohë RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI për ketë spiun dhe argatë te Jovica Stanishiqit dhe Zoran Stijeviqit?

*Në të ardhmen jo të largët do të lexoni nga RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI:Si ishte udbashi Baton Haxhiu i lidhur ngushtë dhe nga kush me paramilitarët:"SHKORPIONËT", "TIGRAT E ZHELKO RZHNJATOVIQIT I NJOHUR SI ARKANI" dhe BERETAT E KUQE" DHE CILËT KANË QENË KRIMET E TYRE NË ISH JUGOSLLAVI...

 

 Njeriu më i urryer në tërë botën shqiptare,këlyshi i UDB-ës serbe me librezë zyrtare, langoi i Jovica Stanishiqit, Zoran Stijeviqit, tradhtari, hajni, Baton Fazli Haxhiu, me direktiva të Serbisë fashiste, shpeshherë shkon në Tiranë, për të lehur për copëtimin e Kosovës, për të futur pyka me miqtë me të fortë dhe më besnik të Kosovës që kontribuuan shumë për Pavarësinë e vendit. Ky këlysh, natyrisht se leh për interesa serbe sepse paguhet për këtë argat që ja bënë gjaksorve të Drazh Mihajlit.

Shih për këtë, ky langua i UDB-ës serbe, djali i Fazli qelit, Baton Haxhiu, por tashmë në Kosovë dhe me gjerë njihet si Bato Stanishiqi, kishte vajtur në Tiranë dhe pikërisht në Televizionin KLAN dhe sidomos në emisionin "OPINION" te moderatori Blendi Fevziu, te nipi i Esat Pashë Toptanit, tradhtarit të kombit, që e shtriu për tokë, në Paris, si qen te zgjebosur, patrioti i shquar Avni Rrustemi. Por, mbiemri Fevziu dihet se si e ka marr më vonë dhe përse? Shushunja serbe, Baton Haxhiu,ose Baton Stanishiqi disa herë kam trajtuar se si dhe ku ishte takuar me kriminelët serbian dhe ku? Në Brezovicë dhe në hotelin "GRAND" dhe më ke dhe si e kishte shpallur vetin të vrarë kinse për te rritur namin dhe për të mbajtur pulsin e popullit se si do të reagojnë.

Ky jashtëqitje e kombit duke parë vetën se nuk i  dhimbsej popullit, por, përkundrazi bënë dyzen ahengu, për këtë spiun dhe tradhtarë sepse shumë të zeza e kishte bërë kombit tonë dhe mu për këtë ky zuzarë ishte dënuar me vdekje nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi ishte marrur në kohën e luftës, në Likoc të Drenicës. Dhe ky dilber serb, Baton Stanishiqi, do të emërohet këshilltar i Kadri topuzit, thonë se është kryeplak i mezlishtit në Prishtinë, ashtu po thonë dhe këshilltar i Edvin Kristaq Ramës në zemër Tiranës dhe bile është i privilegjuar.

Eh, ky langua që hanë akoma çorbën e kuzhinave  të Beogradit, Baton Stanishiqi, ditë më parë u dalldis sepse Gjermania i ra shuplakë tërë langonjve dhe zagarëve që punonin akoma për copëtimin e Kosovës që brez pas brezi e kanë mbrojtur me gjak dhe kjo kope langonjsh donin t´ia jepnin bakshish Serbisë fashiste. Filloi te leh ky langua që ndër dej i buron vrullshëm gjaku i zhupanëve dhe vojvodëve, duke vjell vrer se kinse Gjermania ka qenë kundër intervenimit të bombardimeve,kundër Pavarësisë së Kosovës dhe lloj-lloj lehjesh tjera kundër Gjermanisë, mikës me të madhe në tërë historinë shqiptare.

Ky langua dhe ky zuzarë me gjak serbi Baton Fazli Haxhiu, Fazli Haxhiu, njihet në Kosovë si Fazli qeli,Baton Stanishiqi harronte se në panel do t´i haste sharra në gozhdën 16-she, pra në ish-deputeten zonjën, MESILA DODA. Kjo zonjë më shumë te drejt iu vërsul sepse nuk mund t´i duronte rrenat,turpet, shpifjet dhe rrugaçërinë të këtij rrugaçi, për të cilën ishte i porositur nga Serbia fashiste dhe disa langonjve shpirtshitur. Këta gjak zi dhe qimezi me direktiva të Aleksandër Vuçiqit filluan te vjellin vrer kundër Gjermanisë dhe kur arriti kulmin e turpit dhe të argatit të krajlevinës së shkinisë, zonja ia mbyll gojën dhe ia ndal gënjeshtrat këtij rrugaçi,matrapazi,hajni dhe spiuni të UDB-ËS duke i thënë:"RRUGAÇ,GËNJESHTAR,ORDINER...". Bile dhe shtrëngoi një gotë xhami që t´ia copëtoj surratin e serbit!

Dhe, këlyshi i Serbisë fashiste,BATON STANISHIQI,ishte shumë i pafuqishëm dhe nuk i mbeti gjë tjetër pos të ul bishtin ndër shalë dhe të mbetët si qen i zgjebosur. U bë horë ky horr para miliona shqiptarëve. Është për të ardhur keq kur disa argatë andej Drinin si ka mundësi t´i japin hapësirë këtij spiuni të Beogradit,Baton Stanishiqit kur hapur edhe sot punon për copëtimin e Kosovës, ku ky babë e babagjysh, janë argatë të krajlit, të Aleksandër Rankoviqit, bile në dhomën e tyre e kanë mbajtur varur edhe "trabojnicën" e tij argatë të Drazh Mihalit,Jozho Broz Titos,qenit plak, të kasapit Slobodan Millosheviq, tani të Aleksandër Vuçiqit dhe kohëve të fundit e ka të punësuar në SHTABIN E USHTRISË RUSE,DJALIN E TIJ ANDIN. Kjo, mjerisht ndodhë vetëm te ne dhe askund tjetër, por, mbajeni mend se do të vie koha shumë shpejt se do të japin përgjegjësi.

Do i preferoja të gjithë atyre vëllezërve dhe motrave andej DRININ dhe gjithandej ku flitet gjuha e Arbrit, që të shporrin nga trojet tona këtë langua dhe jashtëqitje të kombit dhe ta bojkotojnë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të din diçka për ketë tradhtarë dhe familjen e tij, klikoni në google dhe kërkoni Reshat Badallaj-Zhuriani dhe Baton Haxhiu dhe do të gjeni shumë origjinale që janë publikuar për herë të parë nga autori dhe akoma keni për të lexuar shumë gjëra të pazbuluara. Në të ardhmen jo të largët do të lexoni nga RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI:Si ishte udbashi Baton Haxhiu i lidhur dhe ngushtë dhe nga kush me paramilitarët:"SHKORPIONËT", "TIGRAT E ZHELKO RZHNJATOVIQIT I NJOHUR SI ARKANI" dhe BERETAT E KUQE" DHE CILËT KANË QENË KRIMET E TYRE NË ISH JUGOSLLAVI...?

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot Online)