Zgjedhjet në Mitrovicë kanë varrosur demokracinë

Zgjedhjet në Mitrovicë kanë varrosur demokracinë
Zgjedhjet në Mitrovicë kanë varrosur demokracinë

Ragip Guraziu

  • 23 May 2019 - 10:56

Kriminelët serb të mbeshtetur nga Beogradi,dhe pafuqia e Kushtetutës së Kosovës me këta lider  në krye te shtetit të Kosovës,tani kryesorët të dështimit të politikës,Kryeministri Haradinaj,Kryeparlamentari  Veselaj dhe Presidenti Thaçi ia mundsuan Listes serbe që ky subjket politik,që shumica e tyre edhe ish-kriminelet që kanë kryer krime në Kosovë,në këto zgjedhjet e fundit ,Veriun e Mitrovicës e varrosën demokracinë...

Subjekti politik Lista Serbe që ka mbështetjen e Beogradit, ka fituar në katër komunat në veriun e Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

    Siç u tha zgjedhje normale dhe të qeta u zhvilluan  në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna këto të banuara me shumicë serbe. Në të katër këto komuna sipas Listës Srpska shënoi fitore ky subjekt politik me kandidatët e saj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se mbi 42 %, apo rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar morën pjesë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Ishin tri subjekte politike që garuan me kandidatët e tyre për kryetar komunash, Lista Serbe që e ka mbështetjen e Beogradit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime ishin hapur në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe. 464 vëzhgues ishin të akredituar, vëzhgues nga Kosova dhe të huaj. Vëzhgues kishte edhe nga ambasadat në Kosovë dhe OSBE-ja.

Rakiq  fitoi Beogradi dhe Serbia

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në mesnatë shpalli fitoren e Listës Srpska në katër komunat veriore duke e quajtur "fitore të popullit serb dhe shtetit të Serbisë”. "Shpall fitoren e Listës Serbe, përkatësisht fitoren e popullit serb. Ajo që dua të them në fillim është se bojkoti i opozitës dhe disa kuazi-satelitëve këtu në terren nuk ka pasur sukses. Lista Serbe ka fituar mbi 90 për qind të votave në katër komunat veriore. Unë kam të dhëna jo zyrtare, sipas të cilave në katër komunat veriore Lista Serbe ka fituar 94.24 për qind të votave. Në veri të Mitrovicës kjo përqindje është 90.18, që do të thotë se në raport me zgjedhjet e vitit 2017, 1675 vota më shumë i ka marrë Lista Serbe. Faleminderit shtetit të Serbisë, Marko Gjuriqit, Aleksandar Vuçiqit, Qeverisë së Serbisë, për apelin që i kanë bërë popullit serb për unitet”, tha Goran Rakiq.

Beogradi zyrtar e mirëpriti fitoren e Listës Serbe në katër komunat në veri të Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të serbëve rreth interesave vitale dhe nacionale.

"Njerëzit tonë kanë dëshmuar energji jashtëzakonisht të madhe dhe dëshirën se duan të luftojnë për të ardhmen e tyre dhe një të nesërme më të mirë për fëmijët e tyre. Me këtë fitore nuk do t'i zgjidhim të gjitha problemet tona, por kemi treguar se duam unitet në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe zgjidhjen e përbashkët të tyre. Mendoj se pas të gjitha kërcënimeve nga shqiptarët dhe disa serbë, ky është konfirmimi më i mirë për unitetin politik të luftës për interesat tona vitale dhe nacionale dhe interesat tona më të rëndësishme shtetërore”, tha Aleksandër Vuçiq, që përmes telefonit iu drejtuar serbëve të veriut të Kosovës.

Ja çka thuhet; Reagimet nga politika në Prishtinë

"Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme. Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës. Kandidatëve për kryetarë u uroj suksese dhe i ftoj që të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat e tyre”, shkroi në profilin e tij, Presidenti Hashim Thaçi

Edhe kryeministri iKosovës, Ramush Haradinaj, zgjedhjet në veri icilësoi të rregullta.  Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do i shërbejnë interesave të tyre”, tha kryeministri Haradinaj.

Apostolova:  Zgjedhje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme

Edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova gjatë ditës kërkoi zgjedhje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme. "BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor. BE-ja thekson rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vëzhgues të BE-së nga zgjedhjet e kaluara”, tha Natalya Apostolova.

Kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zvecan, Leposavic dhe Zubin Potok, më 26 nëntor të vitit të shkuar dhanë dorëheqje, në shenjë proteste dhe pakënaqësie për vendosjen e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë. Pas kësaj Presidenti i Kosovës, shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme. Përfaqësuesit serb vendosen serish të marrin pjesë në këto zgjedhje pasi morën edhe miratimin e Beogradit zyrtarë. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se subjekti politik "Srpska”, merr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, në mënyrë që, siç tha "shqiptarët të mos i udhëheqin komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës”. Kjo fletë diç dhe dëshmonë po qe se i referohemi titullit dhe shkrimit deri këtu.

“Lista Serbe ka dhënë dorëheqje për shkka të taksave ndaj mallrave serbe të vendosura nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pastaj përsëri mori pjesë në zgjedhje, edhe pse taksat nuk janë hequr me arsyetimin se nuk do që shqiptarët të bëhen kryetar të komunave në veri. Me këtë përfaqësuesit e Listës Serbe kanë bërë të ditur secilit që do merrte guximin të ju bëhet kundër kandidat si do të kaloj. Nga Lista Serbe sikur deri tash pres që pa kushte të plotësoj vendimet e Vuçiqit, ndërsa nën tavolinë të bashkëpunoj me partnerët e koalicionit Thaçin e Haradinajn, ka thënë ai.

Lidhur me njoftimin për takimin e kreut të shtetit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të premten ai ka thënë, ata edhe deri tani kanë kryer detyra dhe vendime të Vuçiqit.

Ndërkohë Marko Gjuriq i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovës ka thënë se “ të gjitha hapat e mëtutjeshëm do tërhiqen në marrëveshje me përfaqësuesit e serbëve dhe përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë … krenohemi me bashkëpunimin dhe raportet që kemi me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb në Kosovë” ka thënë ai, duke shtuar se Vuçiq në mbrëmjen e së dielës ka falënderuar të gjithë ata që iu përgjigjen ftesës dhe dolën në votime në veri të Kosovës, në vendin tonë dhe Serbinë tonë “. Minimap Image

Çka thotë një përmbledhje ekzekutive të 2005,lexojeni me vemendje

Komuniteti ndërkombëtar me të drejtë ka deklaruar që statusi përfundimtar i Kosovës nuk duhet të përfshijë si mundësi ndarjen e territorit të saj. Mirëpo, ky deklarim nuk është mbështetur me veprime të mjaftueshme. Politika e Beogradit për të kërkuar një formë të ndarjes, është edhe më e fuqishme në qytetin e padëgjueshëm dhe të pa qetë verior të Mitrovicës dhe në brendësinë e saj. Për të shpëtuar apo evituar këtë situatë nevojitet një përpjekje e madhe politike, financiare dhe e sigurisë. Kapacitetet e nevojshme duhen ndërtuar menjëherë, dhe implementimi i tyre duhet të fillojë sapo Grupi i Kontaktit të deklarojë mbështetjen e vet për të ardhmen e Kosovës si shtet funksional me pavarësi të kushtëzuar brenda kufijve ekzistues.

Ruajtja e integritetit territorial është një politikë e drejtë sepse ndarja do të provokonte dyndje dhe shkëmbime të mëtutjeshme të popullatës brenda Kosovës dhe jostabilitet gjetiu në Ballkan, posaçërisht në Maqedoninë fqinje. Mirpo, ndarja mbetet një çështje aktuale, jo vetëm për faktin se ne Mitrovicë, Kosova është e ndarë në lumin Ibër dhe po ndahet gjithnjë e më shumë, por ngase misioni i KB-së (UNMIK-u) dhe forca e sigurisë e udhëhequr nga NATO (KFOR-i) kanë dështuar në zbatimin e mandatit të tyre. Në veriun e Mitrovicës dhe në komunitetet fqinje deri në kufi, hapësirë kjo që përmban ndoshta një të tretën e të gjithë serbëve të mbetur në Kosovë, Beogradi përpiqet që të ushtrojë ndikimin e vet përmes strukturave paralele qeverisëse, përfshirë këtu edhe prezencën e një policie që është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Zgjidhja e çështjes së Mitrovicës në fazën e hershme të procesit të zgjidhjes së statusit përfundimtar presupozon paraprakisht kahjen e përgjithshme në të cilën shkon Kosova. Por, tani është koha që shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit të ndalen së foluri për statusin përfundimtar si një proces i hapur me shumë opcione. Në fakt, prapa dyerve të mbyllura konsensusi ndërkombëtar tashmë po merr formë. Fillimi i manifestimit të këtij koncensusi, dhe forcimi i tij në Mitrovicë, do t'i kontribuonte një cikli të drejtë të stabilitetit dhe vizionit. Të lejohet që Mitrovica të shmanget nga kursi i paraparë rrezikon që çështja të realizohet ndyshe nga koncensusi i arritur.

Pavarësisht se për gjashtë vjet me radhë nuk është shënuar asnjë progres, Mitrovica nuk është e mbyllur ndaj transformime, transformimet mund te depërtojnë, të cilat do të rrisnin mundësitë për bashkimin e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare do të duhej që të investonte kapital dhe energji për mbështetjen e një programi të qartë dhe të artikuluar për kompromis midis kërkesave maksimale të të dyja palëve. Hapi i parë do të duhej që, për periudhën përcaktuese për statusin, të emërohet një Përfaqësues Special për Mitrovicën, në rang të njëjtë me Zëvendës Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe me kompetencë të plotë që të koordinojë përpjekjet e nevojshme.

UNMIK-u dhe KFOR-i duhet që, nën drejtimin e Komisionerit special, të rimarrin me shpejtësi iniciativën për siguri në veri të lumit Ibër duke rritur nivelin e forcave dhe nivelin e sigurisë. KFOR-i në mënyrë të qartë duhet që Mitrovicën dhe veriun e saj ta vendos në fokus të operacioneve primare dhe të bëjë ristrukturimin e vet në përputhje me rrethanat atje. Stacionet ilegale të policisë së Beogradit duhet të largohen nga veriu i Kosovës, dhe Përfaqësuesi Special i zgjedhur duhet të negociojë zëvendësimin e radikalistëve obstrutiv (pengues) që udhëheqin atje me spitalin rajonal dhe me universitetin. Planet që komanda e brishtë policore rajonale e qytetit të Mitrovicës së ndarë etnikisht të transferohet në kontrollin vendor duhet të shtyhet derisa Përfaqësuesi Special të sigurojë një konsensus të zbatueshëm të sigurisë midis shqiptarëve dhe serbëve për veriun që barazpeshon ruajtjen e integritetit territorial me frikën e serbëve nga mbidominimi.

Me mbajtjen e gjendjes së sigurisë nën një kontroll më të mirë, korniza e zgjidhjes e cila duhet të ndiqet me përkushtim dhe me ngulm më të madh do të mund të përfshinte krijimin e një autoriteti komunal të ri për veriun e Mitrovicës. Ky autoritet do të ofronte siguri dhe përgjegjësi në adresimin e çështjes së kthimit të shqiptarëve, si dhe në krijimin e një qarku administrativ qëndror i cili do të përdorej bashkarisht nga komuna e tashme e Mitrovicës dhe nga njësia e re e veriut të Mitrovicës ku do të vendosej bordi i përbashkët i qytetit për të pranuar nga donatorët fonde për zhvillimin e qytetit.

Nevojë strategjike është inkurajimi i serbëve të veriut të Kosovës -- dhe i Beogradit -- për të menduar më shumë për veriun e Mitrovicës që ajo pjesë të bëhet qendër e një përpjekjeje për të ofruar shërbime për të gjithë serbët e Kosovës. Qëllimi i bashkimit të anëve të lumit me një shtrirje të gjërë në qarkun qendror do të mund të reflektohej me bartjen e dy apo tre ministrive nga kryeqyteti; vendosjen atje të Gjykatës Supreme; mundësisht hapjen e një stacioni televiziv në gjuhën serbe që do të mbulonte tërë Kosovën; si dhe me vendosjen e disa elementeve të qeverisë qendrore të Kosovës të cilat do të përshtatmërisht do të ofrojnë një sistem autonom arsimor, shëndetësor, dhe të shërbimeve tjera sociale për serbët. Bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria e Kosovës duhet të synojnë që brenda një kornize të caktuar kohore të inkorporojnë në këtë sistem strukturat paralele të Beogradit duke ofruar fonde të përshtatshme dhe një rol bashkëpunues dhe të garantuar për qeverinë e Serbisë.

Pa e njohur statusin e tij zyrtar të entitetit sipas modelit të Bosnës dhe Hercegovinës, veriut serb duhet t'i ofrohen elemente të autonomisë, përfshirë kompetencat e transferuara për komunat, liri për komunat që të lidhen në bazë vullnetare, si dhe rol koordinues dhe resourse të mudësuara dhe ofruara përmes njësive të propozuara serbe të ministrive të Qeverisë së Kosovës. Shqiptarët të bindur se mbështetja për pjesëmarrje në këto iniciativa, për t'iu dhënë shansë për sukses komunave të reja me shumicë serbe edhe në pjesë tjera të Kosovës, do të shuanin presionin për ndarje në vijën e lumit Ibër.

Thënë shkurt, nëse faktet nga terreni në Mitrovicë dhe madje edhe nëse dhuna do të përëritej nuk do të shkatërronte perspektivën për një zgjidhje stabile të statusit të Kosovës, bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë edhe më shumë dhe në mënyrë kreative për të ndryshuar të menduarit strategjik të serbëve si dhe t'jua bëjë të njohur shqiptarëve nevojën për të marr pjesë në një ofertë konstruktive. Deklaratat kundër ndarjes, fatkeqësisht, nuk janë të vetërealizueshme.

(Kosova Sot Online)