Shteti karakterizohet nga objektiva,jo nga pikpamjet 

Shteti karakterizohet nga objektiva,jo nga pikpamjet 
  • 23 May 2019 - 11:02

Interesat e veçanta kanë vendime mbi ligjeslacionin. Këto janë objekt i parlamentit,(Hegeli nuk e përdor pikrisht këtë kusht ,por jep pika të përafërta). Parlamenti përbëhet nga përfaqësues të popullit.

Ai e ndan pushtin e tij ligjëvëns me funksionarët e lartë brenda pjesëve të ndryshme të pushetit ushtrus. Hegeli nuk mendon që ligjet të bëhen nga pëfaqësusit e popullit. Ai refuzon një mbrojtje të zakonshme për qeverisjen popullore,pikpamjen që populli ose përfaqësusit e tij e dinë më mirë,se kush u shërben interesave të tyre.

Funkisonaret e djathtë kanë njohuri më të thella dhe më të gjera rreth funksionimit të kushtetutes,dhe punët e zyres. Për ketë kjo quhet klasë univezale e përshtatshme pët të administruar interesat e shoqëris dhe të venditë .Njohuritë shtesë te përfaqësusit e popullit janë,megjithatë plot vlerë sepse janë më specifike dhe burojnë nga përvoja të drejtëpërdrejta me pasojat për vendimet shtetrore.Më tej ,frika e funksionarëve nga parlamenti gjë që në Kosovë nuk ndodh kjo hiqë për ta që ti nxisin për angazhim më të mirë. Parlamenti është një organ zbutës që gjendet midis qeveris në kuptim të gjerë dhe kombit të përbër nga individë dhe shoqata. Ai ka si funksion të kundërveproj ndaj izolimit të skajshëm të pushtetit,që mund të lëkund e të anoj nga tirania arbitrare si dhe ndaj izolimit të individve. Është e rendësishme që interesat dhe objektivat përsonalë,si nga kryaterit,ashtu edhe nga ana e përsonave privatë,të mos ndikojnë në asnjë rast në proceset dhe vendimet politike. Kjo ide puthitet me argumentimin mbi kuptimin e bashkësisë shoqërore në mençurin politike të të gjitha niveleve. Mbi të gjitha, palramenti duhet dhe ka të drejtë të ndalojë që individë të veçantë me pikpamje të rastit të hidhen si bllok kundër pushtetit shtetëro.

Kjo duhet të disiplinoj disa qeveritarë dhe qytetarë e zakonisht që të bëjnë kujdes që qeveria t,i ketë parasysh të gjitha keto.

Shteti karakterizohet nga objektiva,jo nga pikpamjet subjektive dhe vetësiguria,pra ky i respekton individet vetëm për shkak të karakterit të tyre vrojtus dhe të kalitur në prova dhe kjo vlen jo më pak për anëtarëte parlamentit,që përfaqësojnë grupe,jeta e të cilëve drejtohet nga interesat e veçanta ,ku zënë vend të madh rastësia ,ndryshimet dhe trillet.

(Kosova Sot Online)