Nga dita e djeshme për 10 cent buka me e shtrënjt në Klinë?!

Nga dita e djeshme për 10 cent buka me e shtrënjt në Klinë?!
  • 23 May 2019 - 17:24

Shkruan: Lekë Mrijaj

Buka në furrat e qytetit të Klinës u shtrenjtua për 10 cent. Nga dita e djeshme buka kushton 40 centë, që i bie mbi 33% më shtrënjtë për copë.

Bukpjekësit e furrave të Klinës, këtë veprim të tyre e arsyetojnë me shtrenjtimin e miellit.

Por qytetarët klinas, nuk i besojnë arsyetimit të furrtarëve, meqë thonë se veprimet e tyre janë skandaloze, të pa baza, e të pa arsyetuara mirë dhe se ato çmime nuk kontrollohën nga asnjë dukaster apo inspektorat i nivelit komunal e as qëndror.

Vlenë të potencohët se qytetari nuk ka asnjë informatë as rreth peshës së dyshimtë të bukës. 

Ekziston një ligj për mbrojtjën e konsumatorit, që do të thotë se ligji në fjalë nuk aprovohët e menagjohët nga askushi, që do të thotë se konsumatori akoma mbetët në mëshirën e fatit.

(Kosova Sot Online)