A po rrezikohet pushteti i Haskukës në Prizren?

A po rrezikohet pushteti i Haskukës në Prizren?
A po rrezikohet pushteti i Haskukës në Prizren?

Qazim Thaçi

  • 24 May 2019 - 17:07

Krizat e theksuara në nivel vendi, tashmë gjithsesi se kanë dhënë shkëndija që edhe në komunat të kenë ngritje zërash .Sepse në fushata elektorale sa kishte shumë premtime .Kryetarët e komunave s'kan mundur të i bëjnë realitet.

Tashmë zërat e brenda qeverisjës së kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka disa here ka pasur kundërshtime me tëpër se vetë opozita e këtij qyteti. Kështru zërat filluan kur vetë Zafir Berisha,kryetar i i NISMëS, nuk u pajtua me disa emrime, që sipas tij dyshimet i kishte tek shefja e kabinetit të kryetarit se po shkel marrëvshje derisa ai mendonte dhe kundrërshtonte sipas tij punësimet e anëtarë të opozitës, Pastaj vetë kuvendarët e degë ssë LDK-së nuk u pajtuan për asnjë çast në drejtim të arsimit me udhëheqjen komuanale.Përderisa ka pasur raste edhe të mos votimit të pikave të rendit të ditës.Deri më tani të thuash se komuna e kishte një opozitë brenda vetë pozitës.

Mirëpo, kjo tashmë ka ndryshuar kështu nën organizimin e RDK Dega në Prizren tani ka pasur një paraqitje para Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku është kërkuar dorëheqja e kryetarit Haskuka. Në mes kërkeash dhe mosrealizmesh ata i përmendin edhe faktin se LVV e kryetarit Haskuka, për më shumë se dhjetë vite ka koketuar kundër çdo gjë që është e Serbisë , Kurse ata tani kanë lidhur kontratë që pastrimin qytetit të bëjë një kompani e Podujevës e cila ka regjistrime të automjetve nga Serbia. Pastaj, i numëron edhe shumë dështime të tjera deri tek fakti i suficit disa milonësh që e bëri qeverisja lokale.Tashmë kjo qeverisje akuzohet edhe për humbje të projekteve milonësh siq është teleferiku, e shumë të tjera, Ky zgjim i i opozitës në këto ditë të thuash se tashmë po mbledhë fakte dhe athua mund të rrezikojë pushtetin Haskukës. Sadoqë drejtori i Shërbimeve, Levent Kasëmi rastin e automjeteve me regjistrime të Serbisë e arsyeton me faktin se ishte kompania më lirë .Kurse që nga paslufta ishin tri kompani të kontraktuara të Prizrenit që kanë bërë atë punë.Mirëpo, akuza të shumta pushteti ka marrë edhe për faktin se ka dështuar të mbajë Festivalin "Zambaku i Prizrenit" festival që edhe nën tyta të robërisë është organizuar nga prizrenasit. Pastaj, rënia e KF"Liria" nga liga dhe një varg ankesash tjera shumë qyetetarë po mendojnë se po rrezikohet mbetja e qeverisjen edhe më tej në këtë komunë .

Kurse vetë kryetari Haskuka pohon se nuk ka veprime që i ka bërë për të shkuar në gjykata e në anën tjetër burime tjera thonë se Prokuroria ka disa lëndë sa i përket Haskukës që lidhen me çështjen e tenderëve ku OSHP ka kthyer mbrapsht dhe nuk janë zbatuar nga komuna e Prizrenit si rasti i sinjalizimit, Kurse tashmë Prokuroria ka ngritur aktakuzë për shefin e Zyrës së Prokurorimit I, O i cili gjendet në gjykatë për keqpërdorim të detyrave.Populli thotë se pika pika mbushet pusi, Prandaj edhe kryetarit Haskuka pika pika po i mbushet thesi me ankesa.

(Kosova Sot Online)