Kush po udhëheq me veriun e Mitrovicës?

Kush po udhëheq me veriun e Mitrovicës?
  • 29 May 2019 - 10:37

Shkruan:Ragip Guraziu

A kanë mundur tani me u bindur këta qytetrë e kësaj pjese të Veriut të Kosovës,të aksionit të paraprirë nga një hetim disa mujor,udhëhequr nga  Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.

Për më tepër bëhën të ditur edhe emrat e 19 zyrtarëve policorë të arrestuar në aksionin e sotëm. Ata janë: Zenel Bahtiri, Ramadan Rrustemi, Ali Pllana, Jasno Doroviq, Albert Maxhuni, Reshat Kuqi, Izet -, Krista Subotiq, Milja Mileneviq, Besim Merovci, Biljan Medelkoviq, Verelub Dimitroviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Zvezdan Spasojeviq, Abdurrahim Hoxhiq, Oliver Kozmanoviq, Ana Bosovie Baraq dhe Blagoje Lazoviq. Kjo është vetëm ana zyrtare e një plani të hartuar nga vucici dhe argatët e tij në Kosovë, që si qëllim kanë ndarjen e vendit për të përfituar imunitet nga ndjeket për krimet dhe mëkat që kanë kryer.

 Prokurorisë Speciale të Kosovës vonë i doli gjumi?!

Kjo çka ka ndodhi në Veriun e Mitrovicë të martën,është dashur të ndodhë pas pavarësimit të Kosovës,dhe miratiin e Kushtetutës së saj,dhe po më dukët se dikush i dha zjarrë,dhe nuk është edhe aq keq sa dikush po mendon se joedhe  fort mirë,por ''PUSHKA'', e Lilës do kërset ndoherë,këtë e kemi prit kogja shumë biles,po të ishim të vetdijshëm,kjo do përfundonte 2004-tën,po dikush tjetër e dhezi,dhe tani u desh të premi deri tani,edhe pse vonë,por si thoshte populli;'' ma mirë vonë se hiq''.

Duhet kaluar shumë e shumë kohë për t’i harruar të bëmet e të gjithave qeverive dhe institucioneve tona shtetërore,sidomos pas luftës së UÇK-së,dhe pas pavarësisë së Kosovës,ku tani edhe në këtë kohë qeveria e tanishme,pozitë e opozitë, në gojë e kanë ndarjen e Kosovës se mbrotjen e territoreve të saj.

Tani tek gjeneratat e reja është ngulitur mendja se nuk po ia vlejka me ra dëshmorë më për atdheun tëndë,falë këtyre,që shkatrruar këtë liri të cunguar,që pas lufte ra në duart e kriminelëve të tërbuara,në duart e grabitçarëve,hajnave , të vrasëve, tregtarëve,që le të kuptojë se më të vërtet,tani më zi se në komunëzëm,po I respektojnë serbët udhëhqësit tanë,pasi I ka zënë nema e të këqijave që I bënën vendit të tyre për këto 20 vite dhe tani po ju duket Kosova e madhe po falin tokë Kosove,për të pështuar pramanicat e tyre nga Gjykata Speciale.

‘’Nuk luftojnë më e as s'mundohet kush për s'gjalli, sepse e pamë që nuk ia vlen ta japësh jetën e ta shkatërrosh veten për lirinë që pas luftës ra në duart e përgjakura të kriminelëve më të tërbuar shqiptarë, në duar të grabitçarëve, të hajnave, të prostitutave e të kurvarëve, të vrasësve e të tregtarëve të drejtësisë e të pavarësisë, te qyka e bashkëpunëtorëve të Serbisë’’.

Kushtetuta u shkel nga të gjitha Qeveritë e deritanishme

Kushtetuta akti më i lartë  juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit, tani ky dhjetë vjetor na lë të kuptojmë se kush më pak e kush më shumë, u shkelë Kushtetuta dhe u shtri përtokë mu nga ata që e shpallën,të gjitha qeverit e deritanishme dhe institucionet tona shtetërore, veriun e Mitrovicës e lanë pas dore.

Hajde; Kush do marrë guximin nga institucionet tona të flasë për këtë aktë më të lartin juridik të shtetit të Kosovës, se nuk është shkel,dhe është zbatuar në pikëpikmëri në Kosovë?!

Rasti i fundit, hiq pa shkua më tej, 82000 hektarë tokë iu dhuruan, në emër të demarkacionit Malit të Zi.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyri në fuqi më 9 prill 2008. Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 dhe e ratifikuar më 2001 që i mundësonte Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes disa kompetenca të rezervuara ndaj përfaqësuesit special të Sekretatit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Serbisë, që e konsideron Kosovën si pjesë e territorit të saj sovran dhe refuzon pavarësinë e saj, nuk e pranon këtë kushtetutë. Këto moskuptime dhe vënie në pyetje të sovranitetit filluan në fund të shekulli të 20 të me ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën Serbia bënte pjesë.

Zgjedhjet në Mitrovicë kanë varrosur demokracinë,kështu u tha...

Kriminelët serb të mbeshtetur nga Beogradi,dhe pafuqia e Kushtetutës së Kosovës me këta lider  në krye te shtetit të Kosovës,tani kryesorët të dështimit të politikës,Kryeministri Haradinaj,Kryeparlamentari  Veselaj dhe Presidenti Thaçi ia mundsuan Listes serbe që ky subjket politik,që shumica e tyre edhe ish-kriminelet që kanë kryer krime në Kosovë,në këto zgjedhjet e fundit ,Veriun e Mitrovicës e varrosën demokracinë...

Subjekti politik Lista Serbe që ka mbështetjen e Beogradit, ka fituar në katër komunat në veriun e Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Siç u tha zgjedhje normale dhe të qeta u zhvilluan  në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna këto të banuara me shumicë serbe. Në të katër këto komuna sipas Listës Srpska shënoi fitore ky subjekt politik me kandidatët e saj.

A kanë mundur tani me u bindur këta qytetrë e kësaj pjese të Veriut të Kosovës,të aksionit të paraprirë nga një hetim disa mujor,udhëhequr nga  Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.

(Kosova Sot Online)