Kosovës po i planifikohet një status i Bosnjës

Kosovës po i planifikohet një status i Bosnjës
  • 30 May 2019 - 11:35

Shkruan:Ragip Guraziu

 

Kosova veq telasheve të veta mbrenda përmbrenda, po du të mbrohet edhe nga përfaqësuesit e BE-së, siç janë Federica Mogherini dhe Maja Kocijanciç , të cilat hapur shihet se janë të njëanshme dhe në krahun e Serbisë. Madje kët e kanë dëshmuar edhe haptas qe nka fillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi,duke e zë në gojë,Ujmarin dhe Trepën, dhe thuajse ne i kemi borgjë Serbisë,dhe jo Serbia Kosovës edhe pse me gjithë ato krime, gjenocide,masakrat,vrasjet dëbimet kalljet,etj etj, këto dy zonjëa po deklarohen gjithnjë në favor të Serbisë.

E dhe pse dihet se e gjithë politika serbo-sllave,e ndihmuar nga Rusia nënë,janë ish- bashkëpunëtorët e Millosheviqit

Presidenti serb aktual,Aleksandër Vuçiq ka qenë në kohën e regjimit millosheviqian në strukturat udhëheqse,me një postë shumë të veqantë po ashtu Ivica Daçiqi krahu u djathtë i tij që ,këta të dy tani po e ndjekin rrugën e tij dhe kanë bllokuar Veriun e Mitrovicë me mbeturinat e kriminelëve dhe çetnikëve serbë,dhe kjo është arsyeja,se si mundet këto dy zonja,por edhe kjo BE,ti mbyllin sytë para gjithë kësaj, e cila po shkonë në dëm të shtetit të Kosovës,me këto vonesa që po i bëhen rrugës drejt bashkimit Evropian,dhe këtu fajtori është,Serbia,dhe BE, me ndërkombëtarët që misionet e tyre i kanë derguar në Kosovë për sundimin e ligjit, e jo bashkëpunëtorët të përbetuar të shtetit serb dhe ata të cilët me shekuj kanë ushtruar dhunë ndak popullit shqiptarë.

Reagon edhe Mogherini: Situata tregoi se nevojitet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka komentuar operacionin Policisë së Kosovës në veri, ku u arrestuan 19 zyrtarë policorë nën dyshimet për kontrabandë e krim të organizuar.

Ajo ka thënë sot se ngjarjet tregojnë qartë se situata mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të qëndrojë në një ‘status quo’, por duhet të ecën drejt një marrëveshjeje.

Mogherini po ashtu u ka bërë thirrje Beogradit e Prishtinës t’i kthehen tavolinës së bisedimeve dhe të mundohen të arrijnë një marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një konferencë për media ku u prezantua paketa e BE-së për zgjerim, Mogherini tha se shpreson në rifillimin e dialogut mes palëve dhe një marrëveshjeje eventuale. Kërkoi edhe njëherë që taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake të përgjigjet.

“Jam e bindur se një marrëveshje është e mundshme nëse përmbushen kriteret për rifillimin e dialogut. Por, për këtë është shumë e nevojshme që të përmbushen parakushtet tha ajo, para së gjithash të hiqet taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës” , tha ajo.

Ajo potencoi po ashtu se në Samitin që u mbajt në Tiranë para tri javësh ka riktheksuar edhe njëherë se do të jetë në përkrahje të interesave të të dy palëve, Prishtinës e Beogradit.Në një vijë me Mogherinin ishte edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

A po jetojnë shqiptarët të mohuar në tokën e veta ?!

''Të copëzuar në dy shtete të ashtuquajtura të pavarura: Shqipëri dhe Kosovë, që rrethohen me aneksimet tokësore Çamëri, Maqedoni, Mal i Zi, Luginë e Preshevës, Pazari i Ri... Të gjithë këta emra janë realitete etnike dhe historike shqiptare që aktualisht qeverisen nga të huajt. Jeta e shqiptarëve në tokat e okupuara nga të huajve padyshim që është shumë e rëndë, por, aspak më e lehtë nuk është as pozita e shqiptarëve që edhe pse janë të çliruar nga pushtuesit, janë në hall me lirinë sepse kanë probleme të rënda me vet-qeverisjen. Kosova po duhet të mbrohet edhe nga përfaqësuesit e BE-së, siç janë Federica Mogherin dhe Maja Kocijanciç''.

A do ketë gjasa apo pretendime që gjërat të kthehen në pikën zero ?!

''Për këtë ka menduar dikush tjetër,ku thot; '' pretendimi që gjërat të kthehen në pikën zero, është e gabuar sepse zeroja do të thotë, kthimi nga fillimi, e kthimi nga fillimi, do të thotë negocim edhe i territorit të Kosovës''.

''Serbia po e shfrytëzon maksimalisht dobësinë e Diplomacisë se Kosovës, si dhe nivelet e ulëta të njohurive dhe të përvojave të munguara të palës së Kosovës. Të gjithë këtë skenar Serbia po e bën me qëllim që të mos hedhen hapa të gabuar, të dëmshëm, dhe të pa riparueshëm”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, duke shtuar se të tillët po pretendojnë se janë më të zotët, dhe se nuk duhet të shkelin me këmbë në tokë''.

Kosova po duhet të mbrohet edhe nga përfaqësuesit e BE-së, siç janë Federica Mogherini dhe Maja Kocijanciç , të cilat hapur shihet se janë të njëanshme dhe në krahun e Serbisë. Madje këtë e dëshmuan me prononcimin e tyre në lidhje me Trepçën dhe Ujmanin.

Por para se gjithash përpilimi i dokumentit strategjike për dialogim duhet të kthehet sërish ngase miratimi i këtij ligji dhe kjo ekip është legjitimim i kompromiseve”, ka thënë njohësi i çështjeve polikë në vend Ismet Haziri.

Ndryshe;

Hahn: Sfida më e madhe e Serbisë për në BE është problemi me fqinjët

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, deklaroi se Serbia para anëtarësimit të plotë në BE duhet t’i zgjidhë problemet aktuale me fqinjët.

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, deklaroi se Serbia para anëtarësimit të plotë në BE duhet t’i zgjidhë problemet aktuale me fqinjët.

Hahn në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin e Serbisë në Beograd u prit nga Presidenti i vendit Aleksandar Vuçiç, që të gjitha që kishte Hahn ia ta troç në sy Vuçiqit

Pas takimit në presidencë, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin serb, Hahn tha se Serbinë po e presin reforma të vështira, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe sundimin e ligjit.

Hahn foli edhe për procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ku përgëzoi Vuçiçin për guximin e treguar për nisjen e procesit në fjalë.

Duke rikujtuar se qëllimi i kësaj vizite ka të bëjë me Strategjinë e Ballkanit Perëndimor të Komisionit të BE-së të prezantuar dje, Hahn tha se viti 2025, i përmendur për anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE, “është më shumë një perspektivë se sa një datë e saktë”.

Hahn tha se Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me fqinjët duke filluar nga Kosova dhe theksoi se BE-ja do të ndihmojë për këtë çështje.

Ndërkaq Presidenti Vuçiç duke falënderuar ata të cilët kanë kontribuar në krijimin e strategjisë për Ballkanin Perëndimor, tha se: “Viti 2025, i përmendur në strategji, edhe pse nuk është në cilësinë e garancës, është dëshmi se kemi ndërmarrë hapa të rëndësishme dhe se kemi bërë punë të mira me BE-në”.

Vuçiç theksoi se BE-ja ka vlera tërheqëse dhe mundësi më të mira ekonomike. Ai shtoi se “BE-ja është një projekt i paqes i krijuar me sukses pas Luftës së Dytë Botërore”.

Më tej, Presidenti Vuçiç theksoi se Serbia dhe Mali i Zi janë shtetet më të afërta rajonale për anëtarësim në BE dhe shtoi se në këtë proces Serbinë e presin detyra të vështira.

Duke folur për pengesat në rrugën e anëtarësimit në BE, Vuçiç tha se pengesa më e madhe e Serbisë në këtë rrugë është çështja e Kosovës.

Ai shtoi se një pengesë tjetër në këtë rrugë është çështja e kufijëve me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kroacinë.

“Të gjitha këto nuk janë pengesa të lehta për t’i tejkaluar. Përpara nesh ndodhen Himalajet”, tha Vuçiç. (AA)

Kosova veq telasheve të veta mbrenda përmbrenda, po du të mbrohet edhe nga përfaqësuesit e BE-së, siç janë Federica Mogherini dhe Maja Kocijanciç , të cilat hapur shihet se janë të njëanshme dhe në krahun e Serbisë. Madje kët e kanë dëshmuar edhe haptas qe nka fillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi,duke e zë në gojë,Ujmarin dhe Trepën, dhe thuajse ne i kemi borgjë Serbisë,dhe jo Serbia Kosovës edhe pse me gjithë ato krime, gjenocide,masakrat,vrasjet dëbimet kalljet,etj etj, këto dy zonjëa po deklarohen gjithnjë në favor të Serbisë.

Autori është gazetar-analist i pavarur