Politikanët në modelin e suxhukut

Politikanët në modelin e suxhukut
Politikanët në modelin e suxhukut

Nikollë Kërhanaj

  • 02 June 2019 - 08:33

Një grup shokësh nga Mali i Pashës, bisedonin dhe bashkarisht udhëtojnë me makinë dhe duke biseduar zbresin në rrafsh. Ata bisedonin për çështjet aktuale si në vend ashtu edhe  në vendet e ndryshme ku punojnë e veprojnë. Sejcili tregon nga diçka të kohës së sotme pa e ngacmuar njëri- tjetrin.

U ndalën në restorantin më të afërm në rrafsh dhe kërkuan nga një teke raki rrushi. Derisa këta  i ngisnin gotat për pije, kamarieri ua sjellë  edhe një pjatë me suxhuk të fërguar.

-Hë, çka paska të re tek ju? Pyesin mysafirët.

- Këtë  e keni gratis nga shefi i firmës!

Mysafirit nga Mali i Pashës i bie ndërmend se para pak javësh në fshat  e kishte pas zënë rryma një lopë dhe e kishte mbytur. Pronari i lopës e kishte thirrur pronarin e restorantit nëse ka nevojë për mish për qen. Pronari pranon kërkesën dhe shkon dhe e merrë kafshën e ngordhur nga ryma., kinse për t’i ushqyer qentë e shtëpisë. Miirëpo, ai atë mish e paska përdorur për të mbaruar suxhuk të cilin ne po e hamë..

 Pas një kohe, një lopë e paska shkelur e mbytur një shofer(vozitës) me automobil. E pyesin fimaxhinë se mos po ka nevojë për mish të tillë, por ai thotë se nuk ka nevojë nga se ka mish të mjaftueshëm  dhe e hudhë në mal për ta humbur. Pronari i restorantit e kupton rastin dhe shkon,  e merrë kafshën e ngordhur në mal, e përpunon mishin dhe e bënë suxhuk’.

Pas një takimi të rastësishëm me pronarin e restorantit, në pyetjen se pse nuk e mori kafshën kur e lutem, Ai, u përgjegj;

Mua më duhet t’i ndërrojë vendet e blerjes së mishit të tillë për t’i humbur

gjurmët dhe dyshimet  e myshterinjëve për blerjen e mishit dhe punimin e suxhukut

S’ka dyshim se derisa suxhuku kushton rreth 3 euro,mishi kushton dyfish më

shtrenjtë, 6-7 euro. Këtu shihet interesi dhe humbja e gjurmëve duke blerë mish të tillë her në Has, në Opojë, Vërri  Podrime e gjetiu.. Kjo është tregëtia e lirë dhe lojërat që bëhen  në tregëti, me konstatimin”Qitë çka të dush se e hanë pazari dhe e mbanë dyçanin

Kolegu apo bashëbiseduesi i tyre sadopak merrej  apo merrte “erë” në politikë tregon  përvojën e vet të dëgjuar e të provuar në jetë. Tash po më bien ndërmend -20

Se edhe politikanët e paskan aplikuar këtë metodë  për  përvehtësimin  e  njerëzv-anëtarë.

Flitej se suxhuku  i Xheladinit, i Xhelës, i Zelës apo edhe i Velës qenkan njësoj...

Politikanët minista, kur shkonin në fushatë (Përpara në Gjykatë pastaj në fushatë), dilnin në foltore dhe parasyshë kishin  anëtarët dhe simpatizerët e vet – kend   ta marrin në kabinet.

Me të kryer fjalimin, një minister i drejtohej Hasanit, por pas tij ishte Hyseni  i cili ia “shkilte“ syrin dhe automatikisht e kalon Hasanin dhe e thërret Hysenin  me poprosinë e shkurtër:

Eja pas mbledhjes në takim për një bisedë !

Pas takimit elektoral, Hyseni sipas porosisë pup e n’takim.

Hysen, që nga dita  e nesërme je i emëruar në zyrën e kabinetit  tim – A more

vesh?- Po, iu përgjeg në  shpejtësi Hysen aga!

Kur shkon në qytetin tjetër, e përdorë po të njejtën metodë.

-Gjat  fjalimit elektoral, ia vën “syrin” ndonjërit prej  anëtarëve të pranishëm në rendin e parë për ta përvehtësuar, dhe pas fjalimit rutinor i drejtohet Hatës, por, pas sajë gjendej Fata e cila e prekë me dorën e djathtë cicën e majtë për ta joshur ministrin dhe i njejti  e tejkalon Hatën  duke iu drejtuar tjetrës për t’iu lajmëruar pas takimit elektoral.

- Ajo i paraqitet me fjalë miradije e rrespekt.

Ministri e pyet: Si e ke emrin ? - Fate’i thotë anëtarja.

-Eh fortë mirë, ti je fati im i dëshirueshëm dhe që nga dita  e nesërme je e caktuar të punosh në kabinetin tim. A morre vesh?    -Si urdhëroni ministër!

-U kry muhabeti- nesër shihemi !

Kështu kryhen punët e kabinetit e të Qeverisë siç punohet suxhuku i Xheladinit, i Xhelës, i Xhevës , i Relës e i Velës. e Felës.

Pushteti i Xhelës si suxhuku i Zelës- shkon i lidhur singjir rreth’e përqark shtetit i pashkëputur. Ndërkaq, ai i cili e shkëputë rastësishte, ia sheh mullakun e sherrit....

Nga kjo, mund të themi se Pushteti është si provilegj e jo përgjegjësi. Në këtë mënyrë, privilegjia për përfitime materiale, është varfëria më e madhe intelektualle, morale e politike për ta forcuar pozitën në pushtet per veti,:Për shtresën e lartë të gatuarat –Për shtresën e ulët të popullit –të rruarat.>  .

(Kosova Sot Online)