Shqiptarët janë nga popujt më të qytetëruar të Evropës!

Shqiptarët janë nga popujt më të qytetëruar të Evropës!
Shqiptarët janë nga popujt më të qytetëruar të Evropës!

Mehdi Hyseni

  • 02 June 2019 - 10:47

*** Këtë të vërtetë të pamohueshme, që në shekullin XIX, e ka pohuar serbi Aleksa D. Bogosavleviq, me fjalët: “Shqiptarët janë njerëz dhe miq me karakter, me sjellje, me moral dhe me besënikëri e civilizim më të lartë sesa evropiani më i kulturuar”.

Mirëpo, e vetmja e metë e shqiptarëve është se, asnjëherë në historinë e derisotme të tyre, nuk u janë hamarrë kolonialistëve, hegjemonistëve dhe militaristëve serbë për të gjitha krimet dhe gjenocidet barbarike anticivilizuese, që kanë kryer mbi popullin shqiptar në territoret e tyre autoktone, duke filluar që nga Nishi…, e deri në Elbasan e në Durrës (1878 – 1914).

Ky është shkaku kryesor, pse Serbia çetniko-fashiste përsëriti të njëjtat masakra dhe gjenocidin e saj barbarik mbi 2 milionë shqiptarë dhe mbi Kosovën shqiptare më 1989-1999. Ndryshe, sikur shqiptarët t’iu kishin hakamarrë në mënyrën retorsive pushtuesve kolonialistë dhe imperialist serbë në kohën e duhur, Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit, nuk do të kishte pasur asnjë shans, që të reprizonte terrorizmin, masakrat dhe krimin e gjenocidit “ civilizues-modern” mbi shqiptarët (1989-1999).


Ana Bërnabiq “harroi” gjenocidin barbarik të Beogradit të “civilizuar” të Sheshelit, të Vuçiqit dhe të Slobodan Milosheviqit (1989-1999) !

-Ana Bërnabiq dhe ata serbë që ende janë normalë nuk kanë asnjë drejtë, që kroatët, myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët, t’i akuzojnë e as t’i quajnë “terroristë”, sepse nuk janë forcat policore dhe ushtarake të Koracisë, të Bosnjës dhe të Kosovës, që kanë vajtur në Serbi për të vrarë dhe masakruar serbë, por, pikërisht janë forcat terroriste paramilitare, militare dhe policore serbe, që kanë bërë agresion pushtues kundër Kroacisë, kundër myslimanëve boshnjakë në Bosnjë dhe kundër shqiptarëve në Kosovës (1989-1999). Pra, terrositë janë serbët, jo kroatët, jo myslimanët boshnjakë dhe jo shqiptarët, sepse të gjithë këta janë çlirimtarë, që kanë lujftuar kundër agresorëve pushtues serb për ta mbrojtur popullin dhe vendin e vet.

***Prof.Dr. Vesna Peshiq: “ Šumski bezobrazluk Ane Brnabië” (https://pescanik.net/sumski-bezobrazluk-ane-brnabic/ ).

Kryeministrja e qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabiq ofendoi rëndë shqiptarët, duke i quajtur “njerëz të zbritur nga malet”, duke harruar me qindra, me mijëra e milionë viktima kroate, boshnjake myslimane dhe shqiptare të terrorizmit barbarik dhe gjenocidal të Serbisë dhe të serbëve në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999)!

Pikërisht, serbët me gjenocidin e tyre dëshmuan se ata ishin nga malet dhe nga shpellat e kohës së egërsisë dhe të barbarisë, Jo shqiptarët ( mbi 13 mijë të vrarë dhe të masakruar nga barbarët paramilitarë, militarë dhe policë serbë, 1998-1999); JO kroatët me “12.500 të vrarë dhe me 1030 të zhdukur 1992-1995”; JO myslimanët boshnjakë në BeH me “mbi 68000 të vrarë”. Këtë e dëshmoi edhe kulminacioni i gjenocidit serb në Srebrenicë ( me mbi 8000 burra dhe djemë të masakruar nga soldatesa militare dhe paramilitare e Ratko Mladiqit dhe e Slobodan Milosheviqit) dhe në zonat e tjera të banuara me myslimanë boshnjakë të Bosnjës, të cilët nuk i mori në mbrojtje as Evropa e as bota derisa ndërhyri Amerika me NATO-n.

Mirëpo, si duket për këto krime të gjenocidit serb (1989-1999) ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve dhe ndaj shqiptarëve, kryeministrja shoviniste e qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabiq ende, edhe pas 30 vitesh “nuk paska njohuri të mjaftueshme” !?

Ndryshe, nuk mund të justifikohej deklarata e saj skandaloze e politikës psikopatologjike dhe e etnocentrizmit serbomadh se gjoja shqiptarët na qenkanë “njerëz të zbritur nga malet”!?

Serbi Bogosavleviq demanton keq kryeministren Bërnabiq !

Atë deklaratë raciste dhe fashiste të Ana Bërnabiqit e përtrollis si stuhia gjethin e harlisur, bashkëkombësi i saj, Aleksa D. Bogosavleviq, qysh në shekullin XIX (1897) me librin e tij, ku ndër të tjera, shkruan këtë të vërtetë të qëndrushme se “ Shqiptarët na urrejnë me të drejtë, se jemi grabitës të tokave, të shtëpive dhe të atdheut të tyre. Unë kam përvojë të gjatë dhe për së afërmi i kam njohur shqiptarët, gjatë një kohe shumë të gjatë, duke shërbyer si komandant roje shumëvjeçar i kufirit serbo-shqiptar. Ata janë njerëz dhe miq me shumë karakter, me sjellje, me moral dhe me besënikëri e civilizim sesa evropiani më i kulturuar”.

Historia ka provuar se nga malet dhe nga stepat e Siberisë kanë zbritur në tokat e buta dhe në detet e nexehta pellzgo-ilire-shqiptare në Evropë dhe në Ballkan , janë vetë ardhacakët- ”doshlakët” serbë në fund të shekullit VII, ndërkaq, në Kosovë janë shpërfaqur në shekullin XII si pushtues barbarë. Mirëpo, këto fakte të pakundërshtueshme historike , që nga shekulli i mesjetes i ka falsifikuar Kisha Ortodokse Serbe, politika, shkenca dhe propaganda serbe, gjoja se serbët “janë autoktonë” në territoret e shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike.

Për t’i mbrojtur dhe për t’i jusitifikuar tezat e këtilla antishqiptare serbomëdha, racise, kolonialiste dhe gjenocidale, si historiografia falsifikatore serbe, ashtu edhe politikat qeveritare dhe politika kishtare serbe, shqiptarët i kanë quajtur të “egër”, “me bishta”, të “maleve” dhe të “pacivilizuar” etj.

Mirëpo, këto teza raciste antishqiptare të Jovan Cvijiqit, të Vladan Gjorgjeviqit, të Vaso Qubriloviqit, të Ivo Andriqit, të Dobrica Qosiqit, të Nikola Pashiqit…, të Slobodan Milosheviqit, së fundi, i riaktualizoi dhe i mbështeti, edhe të Ana Bërnabiqit(kryeministre) aktuale e Qeverisë së Republikës së Serbisë në takimin që pati me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin italian Sem Fabrizi, të cilit i tha se “Kemi të bëjmë me njerëzit, të cilët bukvalisht kanë zbritur nga malet…” (https://sarajevograd.me/2019/05/ana-brnabic-udri-muski-zbog-sovinisticke-izjave-o-albancima-kao-sumskim-ljudima-srpskoj-premijerki-taraba-na-kosovu/).

Për këtë shpifje dhe ofendim skandaloz në adresën e shqiptarëve, Ana Bërnabiq, duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve, ndryshe të ndërpritet çdo dialog me palën serbe qoftë në Paris, qoftë në Berlin, qoftë në Londër a në Bruksel.

Deklarata raciste e kryeministres serbe Ana Bërnabiq është tezë e vjetër raciste dhe gjenocidale e Serbisë, se gjoja shqiptarët janë “malokë të paqytetëruar”.

Ky ofendim racist i kombit shqiptar (mbi 8 milionë) nga ana e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk është ndonjë novus, por vetëm se përsëritje e tezës së vjetër disashekullore e kuazishkencës, e politikës, e diplomacisë, e propagandas, e publicistikës dhe e Kishës Ortodokse Serbe se gjoja “shqiptarët janë malokë”, “janë të egër” dhe “janë njerëz me bishta”, që emërues i përbashkët i këtyre shpifjve dhe ofendimeve nacionale, është “padituria”, “primitivizmi” dhe “antiqytetërimi evropian” i shqiptarëve në krahasim me “serbët e civilizuar”, të cilët që nga shekulli XII kanë flasifikuar historinë për shqiptarët dhe për Shqipërinë etnike në Ballkan, duke bërë kasaphane në popullin shqiptar dhe, duke ia grabitur tokat, shtëpitë dhe pasurinë e tyre të ligjshme (1878-2019).

Natryisht se, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq mban përgjegjësi për deklaratën skandaloze ofenduese dhe raciste ndaj shqiptarëve, duke i quajtur të “zbritur nga mallet”. Këtë duhet vështruar në kontekst shumë më të gjerë dhe më të thellë, sepse kryeministrja Ana Bërnabiq nuk është e para ndër serbët (2019), që shqiptarët figurativisht i ka quajtur “të egër”, “primitivë”, “të paditur” dhe “të pacivilizuar”. Ndaj, s’ka asnjë dyshim se këtë tezë ofenduese serbomadhe Ana Bërnabiqit ia sugjeruar ndënjëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë saj në kuadrin e qeverisë, të parlamentit, të presidencës ose ndonjë pop i KOS-it të Serbisë, e cila historikisht mban përgjegjësi për të gjitha krimet dhe gjenocidet, që serbët i kanë kryer mbi shqiptarët, duke ua marrë tokat e tyre stërgjyshore , në emër të rremë të betimit në Zotin, në kishën dhe në popullin e “bekuar” serb. Ata, duke e puthur kryqin dhe, duke marrë armët në dorë si vullnetarë të Zotit dhe të Serbisë kanë vrarë dhe maskaruar shumë shqiptarë, duke i quajtur “aziatë të egër” dhe njëkohësisht, duke i fajësuar pse nuk ishin serbë, por shqiptarë.

Këtë barbari raciste dhe gjenocidale e provon edhe ky betim i popave të “civilizuar” edhe ky slogan ultranacionalist dhe çetniko-fashist i tyre , - “Lufta jonë është e shenjtë, lufta jonë është drejtë. Zoti është me neve, vdekje barbarëve të pafe…”

Kjo është strategjia e vjetër shekullore e politikës paranoide kolektive serbomadhe për shfarosjen e shqiptarëve në trojet e Shqipërisë etnike në Ballkan.

Prandaj, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi kryeministren A.Bërnabiq, por mbi gjithë kursin e politikës zyrtare antishqiptare të liderëve të sotëm të shtetit të Serbisë, të cilët nuk njohin pavarësinë e Kosovës.

Ana Bërnabiq nuk ka asnjë të drejtë morale e as ligore që liderët e sotëm politikë të Kosovës t’i akuzojë si “njerëzë të maleve” e as si “terroristë”, sepse këta dikur, në kohë lufte ishin vetëm ushtarë të UÇK-së , që zhvilluan luftë të drejtë dhe antikoloniale për mbrojtjen e popullit shqiptar nga terrori nga , maskrat dhe nga krimet e gjenocidit serb në Kosovës (1993-1999).

Prandaj, jo vetëm Ana Bërnabiq, por askush nuk ka të drejtë që luftëtarët e UÇK-së, t’i akuzojë si terroristë, sepse kanë mbrojtur popullin e vet nga harangat pushtuese barbare serbe (policia, parmalitarë dhe militarët vrastarë). Me një fjalë, kanë mbrojtur popullin dhe atdheun e tyre. Domethënë, edhe sipas ligjeve të së drejtës humanitare, si dhe të drejtës së luftës pjesëtarët e UÇK-së ishin vetëm çlirimtarë të ligjshëm. Ndërkaq, ushtria, policia dhe paramilitarët serbë ishin terroristë, agresorë dhe pushtues barbarë, që nuk kursyen as foshnjat në barkun e nënave, as fëmijët, as femrat, as djemët, as burrat e as pleqtë.

Këtë barbarizëm të shfarosjes së shqiptarëve, e dokumenton edhe kjo statistikë e bilancit të të masakruave shqiptarë në Kosovë (1998-1999): “” Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358; zyra të vendit: 71; shtëpi kulture: 30; biblioteka publike dhe shkollore: 93; objekte shëndetësore: 123; objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; kisha katolike: 5; objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101; të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1.739 femra; 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; 1.450 banorë ende janë të pagjetur; 20.400 femra të dhunuara shqiptare.” 

Sa më sipër, kryeministrja e qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabiq, duhet të jetë humane, e ndërgjegjshme dhe e vetëdijshme, që ta kuptojë të vërtetën se, terroristë, masakrues, dhunues, pushtues, agresorë dhe vrastarë të “malit” e të “dreqit e të birit” ishin forcat policore, paramilitare dhe militare” barbare serbe, të dërguara, të dirigjuara, të planifikuara, të financuara dhe të komanduara nga Beogradi “civilizues evropian” i Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit dhe të “bishtave” të tij, që sot janë edhe në qeverinë, edhe në kuvendin, edhe në presidencën e Serbisë.

Së fundi, nëse kryeministrja Bërnabiq dëshiron ta vizitojë Kosovë, atëherë, është e domosdoshme, që paraprakisht shqiptarëve t’u kërkojë falje publike për ofendimin që u ka bërë, duke i quajtur “ njerëz të zbritur nga malet”. Pavarësisht se, e ka pasur fjalën vetëm për liderët e sotëm politikë-koamndantët e dikurshëm të UÇK-së, apo për gjithë popullin shqiptar të Kosovës. Kuptimi i asaj akuze fare nuk ndryshon esencën e kuptimit negativ ofendues dhe racist ndaj shqiptarëve. Prandaj, kërkimfalja e Ana Bërnabiqit është e domosdoshme, që të mos bjerë viktimë e ultranacionalizmit, e shovinizmit , e racizmit dhe e fashizmit serbomadh.

-Vërtet, është tragjike dhe absurd i madh, që Ana Bërnabiq, një grua me moshë të re, madje kryeministre e qeverisë së një shteti të deklaruar demokratik proevropian, të jetë jetë e ngarkuar me ideologji psikopatologjike kolektive serbe kundër shqiptarëve, të cilët historikisht, që nga Beteja e Kosovës (1389); nga luftërat ballkanike (1912-1914); nga Lufta e Parë Botërore (1914-1918) dhe nga Lufta e Dytë Botërore (1939-1945) kanë luftuar të njëjtit armiq për t’i çliruar territoret e tyre.

Mirëpo, pasi që shqiptarët çliruan tokat e veta nga pushtuesi anadollak, serbët dhe malazezët barbarë tinzarë u ranë në qafë shqiptarëve, duke i vrarë, masakruar, konvertuar, grabitur territoret dhe shtëpitë e tyre, duke i palçkitur dhe duke i shfarosur në masë, në emër të rremë kinse të “çlirimit të krahinave të reja” të Serbisë dhe të Malit të Zi (1912-1918).

(Kosova Sot Online)