BILD e ‘zhgarraviti’ si kryemafioz Ramën

BILD e ‘zhgarraviti’ si kryemafioz Ramën
BILD e ‘zhgarraviti’ si kryemafioz Ramën

Kastriot Islami

  • 06 June 2019 - 09:05

Më së fundmi ish bashkebollisti dhe ish piktori po shfaqet në sytë e europianëve, vecanërisht gjermanëve ashtu sic është në realitet…

Shqiptarët nuk janë aspak të habitur për gjithcka shkruan BILD…

Shqiptarët ishin deri më sot të cuditur sesi paraqitet ai nga disa qarqe ndërkombëtare…

BILD duhet falenderuar dhe përshëndetur që më së fundmi i bëri me dije të gjithë gjermanëve se cfarë përfaqson në të vërtetë Edi Rama…

BILD e nxorri lakuriq në sytë e të gjithëvë politikanin shqiptar më mediokër por edhe më makiavelik të 100 viteve të fundit që deklaronte me pompozitet se do të mbetej në histori si “kryeministri më i mirë i të gjithë kohrave…”, realisht tani ai do të mbahet mënd në histori si: Një “vrasës” i demokracisë dhe pluralizimit…

Një megahajdut i pasurisë publike… Një hajdut me cizme i pronës publike… Një “vrasës” i meritës dhe njerzve të aftë, me vlera dhe eksepriencë… Individi që urren profesorët, akademikët dhe profesionistët… Miku më i madh dhe shoku i ngushtë i kriminelëve dhe trafikantëve të drogave… Adhurues i drogave të forta që ka refuzuar të kryejë testin e drogës…

Ideatori, orkestruesi dhe përfituesi i futjes në parlament të individëve më rekorde te tmerrshme kriminale, thjesht për të marrë dhe mbajtur pushtetin… Mashtrues, gjënjeshtar…dhunues i të varfërve dhe të pambrojturve… Bashkëaksioner i oligarkëve dhe manjatëve të medias…manipulator gebelsian i medias… I akuzuar nga OSBE, i sapo ulur në karriken e kryeministrit, si zotërues i një pasurie prej 200 milion euro të fshehura në një llogari off shore në emër të të vëllait…

Një person i paaftë për të qeverisur dhe menaxhuar por i aftë për të kërcënuar dhe deri eleminuar por edhe për të blerë e kompromentuar cilindo kundërshtar politik e mediatik…

Një individ i pafe, pa parime dhe pa ideologji, ideatori dhe autori i “aleancës së qelbësirave” me të vetmin synim marrjen dhe mbajtjen me cdo mjet e mënyrë të pushtetit personal…

Politikani që konsumon shumat më të mëdha të parave të pista për lobistë të cilëve ju kërkon të punojnë vetëm për pushtetin e tij personal…por që nuk kursen asgjë për të blerë e komprometuar zyrtarë të rëndësishëm ndërkombëtarë për të sheqeresur raportet për Shqipërinë dhe shmangur kritikat për qeverinë e tij…

I vetmi politikan në Ballkan dhe Europë që blen votat me paratë e korrupsionit dhe kërcënon votuesit në bashkëpunim me kriminelët dhe trafikantët… Përmbledhtas mund të thuhet se BILD me shkrimet e tij e ka “pikturuar/zhgarravitur” Ramën ashti sic është në të vërtetë…: Kryetarin e mafias shqiptare, pra kryemafioz. Me të cilën ka marrë, mban dhe ndan pushtetin duke zaptuar i vetëm të gjithë pushtetin, timonin dhe tepsinë… Me të cilën ka vjedhur dhe vjedh pasurinë kombëtare, pronat publike e private… Me të cilën ka varfëruar shqiptarët, i ka nënshtruar ato dhe i ka detyruar të emigrojnë… Me të cilën ka mashtruar e kërcënuar shqiptarët duke ju blerë votat dhe me paratë e së cilës është përpjekur të mashtrojë e komprometojë edhe ndërkombëtarët…

Tani ka mbaruar koha për të thirrur Rama IK,... Tani është koha që shqiptarët ta shporrin si kryemafioz, si kriminel, si hajdut, si “vrarës” të vlerave, meritës, të lirisë e të pluralizmit…si vrarës të shpresës dhe të ardhmes…si turpin e Shqipërisë dhe tradhëtar të interesave publike e kombëtare…

Dhe si të tillë ta ndëshkojnë së bashku me mafian që drejton vendin dhe të tillë ta vendosin në arshivat e historisë…

(Kosova Sot Online)