LDK me koalicion dhe LDK pa koalicion, cila më e mirë?

LDK me koalicion dhe LDK pa koalicion, cila më e mirë?

Xhevat Meha

  • 06 qershor 2019 - 13:58

Para disa dite u raportua nga Kryetari i saj se është arritur pajtimi me VV-në për te krijuar koalicion. Kjo nismë politike ka rëndësi të madhe si për vet LDK-në ashtu edhe për Kosovën. Rëndësia politike për Kosovën vjen nga pesha që ky grupacion politik do të ketë në interesat e Kosovës.

Kudo që ndodhet dhe ngado që shkon LDK shkojnë edhe interesat e Kosovës. Kjo rrjedh nga e kaluara e saj gjithsesi por shumë më shumë nga fakti se LDK është boshti rreth të cilit sillet numri më i madh vlerave nacional-demokratike te shqiptarëve të Kosovës, e vlerat nacional-demokratike janë boshti rreth të cilit sillet fati i interesave politike të Kosovës.

Vlerat politike nacional-demokratike kanë patur mobilizimin e tyre në fundvitet ’80 dhe fillimvitet ’90. Ky mobilizim ka patur rezultatet e veta në ndryshimet e kushtetutës së Kosovës, në fillimet e pluralizmit politik, në fillimet e zhvillimeve demokratike. Ky mobilizim kulmoj në krijimin e Lidhjes Demokratike si mekanizëm për mbrojtjen e interesave të Kosovës. Përcaktimi politik i krijuesve të LDK-së për mbajtjen vijës politike institucionaliste bëri që rreth LDK-së të tubohet numri më i madh i individëve bartës të vlerave nacional-demokratike. E gjithë kjo bëri që LDK të marrë goditjet më të mëdha për shkatërrim nga strukturat e mirëorganizuara të mshefta të Serbisë por edhe atyre të majta të Tiranës, goditje vazhdimësia e të cilave ka sjell këtë dërmim në të cilën gjendet tani LDK.

Vlera më e madhe politike e shqiptarëve të Kosovës, siç u cek edhe në paragrafin sipër, janë vlerat nacional-demokratike. Po çka janë këto vlera atëherë që po marrëkan goditje kaq të fuqishme? Vlerat nacional-demokratike janë bindjet dhe besimet se interesi i Kosovës duhet të arrihet përmes veprimit institucional dhe me metoda demokratike, janë bindjet dhe besimet në përgjegjëshmërin dhe llogaridhënien institucionale. Proporcionalisht me dërmimin e LDK-së si bartëse e këtyre vlerave, në nivel të Kosovës kemi edhe rritjen e veprimeve jashtë institucionale në njërën anë si dhe rritjen e jofunsionalitetit dhe joefikasitetit të institucioneve të Kosovës në anën tjetër.

Dërmimi më i madh LDK-së i ka ardhur nga brenda, nga veprimet e strukturave të mshefta serbe brenda LDK-së. Shumë nga veprimet këto struktura i kanë kryer derisa ishte gjallë prijësi i saj historik Ibrahim Rugova. Pas luftës së fundit këto struktura kryen shumë veprime, disa nga të cilat po i përmendi këtu:

Fuqizimi artificialisht i LDK-së në bllok të paqes si pjesë e krijimit të frontit artificialisht të krijuar blloku i paqes vs blloku i luftës.

Shkelja poshtë e vlerave nacional-demokratike përmes krijimit të kushteve që individët bartës të këtyre vlerave ose të largohen krejt nga LDK ose të zbritën në nivele më të ulëta politike.

Inertësimi i LDK-së për të shndërruar LDK-në në parti politike inerte, material inert për ndërtime nga partitë tjera politike.

Dhënia e kontributit të pjesëtarëve të LDK-së në ato institucione që marrin nën përgjegjësi për jofunksionalitetin dhe joefikasitetin e institucioneve si bashkëndërtues të drzhavës së Kosovës.

Pamundësimi i konkurrencës së brendshme politike përmes miratimit të statutit dhe formës organizative të veprimit.

Refuzimi i kërkesës së partnerëve tanë ndërkombëtar që LDK të jetë bashkëpjesëmarrëse në bisedimet Kosovë-Serbi.

Mosndërtimi i LDK-së opozitare alternativ politike që i duhet Kosovës si mohim i interesave të Kosovës për një alternativë politike që sjell ndryshimet për të cilat ka nevojë Kosova.

Krijimi i boshtit proletar Albin-Isa si mekanizëm për të penguar ndodhjen e ndryshimeve për të cilat ka nevojë Kosova.

U zgjata në elaborimet e deritanishme, mirëpo këtë e bëra me synimin që të kuptohet më mirë dhe më lehtë momenti i tanishëm në të cilën gjendet LDK si dhe drejtimet se kah duhet shkuar në të ardhmen.

Krejt çka u tha sipër mund të përmblidhen se goditjet nga strukturat e mshefta serbe janë kryer me synimin për defaktorizim politik të LDK-së. Është e dukshme se këto synime në masë të madhe edhe janë arritur. Tani LDK-në e shoh si të dërmuar, por gjithashtu edhe me forca të mjaftueshme për të kryer ndryshimet e nevojshme të brendshme përmes përballjes nga brenda të vlerave nacional-demokratike me veprimtarinë e strukturave të mshefta serbe. Veprimet nga pikat f), g) dhe h) sipër por edhe veprimet tjera të cilat pres të ndoshin në vijim nga këto struktura i shoh si goditje për largimin përfundimtar të LDK-së nga skena politike e Kosovës.

Po në lidhje me koalicionet, cilat do të duhej të ishin drejtimet për të ardhmen e LDK-së? Nga këndvështrimi im po i paraqes disa drejtime:

Pa asnjë koalicion – ky është drejtimi im i preferuar edhepse qëndron pak në krah të ideales. Garimi si e vetme do të mund të krijonte mobilizim maksimal të vlerave politike nacional-demokratike. Mirëpo kjo do të jepte rezultatet e pritura vetëm nën kushtet e një drejtimi tjetër të LDK-së, e sigurisht jo me Kryetarin që ka tani dhe me strukturat e tanishme. Nën përgjegjësin time deklaroj se nëse LDK sjell si Kryetar ndonjë individ që është bartës i vlerave nacional-demokratike dhe se rreth tij do të dominonin individët me vlera nacional-demokratike, LDK si e vetme do të marrë besimin e 50+% të votuesve të Kosovës.

Koalicion i gjerë (jo vetëm me VV-në) – Kjo do të ishte e pranueshme nën kushtet në të cilat ndodhet tani LDK. Me kësilloj koalicioni, LDK do të arrinte të mobilizoj kënaqshëm vlerat nacional-demokratike. Kuptohet një koalicion i tillë do të mund të bëhej vetëm nën kushtet e një programi politik konkret për çmontimin e drzhavës së Kosovës dhe fillimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës

Koalicioni me VV-në pa boshtin proletar Albin-Isa – Edhe ky koalicion do të ishte i pranueshëm për shkak të momentit politik në të cilin gjendet Kosova, kuptohet nën kushtet e një programi politik konkret për çmontimin e drzhavës së Kosovës dhe fillimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës. Nuk është problem VV me gjithë dallimet politike por problem janë polet e boshtit, Albini dhe Isa. Të dy këta duhet të lirojnë rrugë për të tjerët brenda partive të tyre për faktin se janë politikisht të bankrotuar (po po edhe Albini sigurisht, a e ka harruar ndokush projektin e tij për mohimin e shtetit të Kosovës?)

Koalicioni me VV-në me boshtin proletar Albin-Isa – Kjo për mua është e papranueshme për shumë arsye, e si arsye përmbledhëse po e përmendi se këta dy donë që Kosovës t’i sjellin vazhdimin pa ndryshim dhe t’i mohojnë Kosovës ndryshimet e nevojitura.

(Kosova Sot Online)