Serbia duhet të përgigjet për marrje organesh nga shqiptarët e Kosovës

Serbia duhet të  përgigjet për marrje organesh nga shqiptarët e Kosovës

Qazim Thaçi

  • 06 qershor 2019 - 15:53

Tashmë bota duhet të kërkojë nga Serbia të vërtetën e transplanteve të veshkave në vitin1988 -99, e këtë tashmë po e dëshmon edhe vetë Dr Mark Skinner, por mbi të gjithë këto dëshmo përputhne edhe me raportin zyrtar të Spitalit Ushtarak të Nishit.Në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, thuhet se gjatë luftës në Kosovë, në mesin e viktimave civile, të cilat janë gjetur në varrezat e masive në Serbi, janë ngritur dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë, që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë. Ky raport është hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, sipas të cilit këto dyshime janë përqendruar tek 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës. Espertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar ne raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnice kishte 8 lokacione ku janë bere këto zhvarrime. Të gjitha lokacionet në këtë raport janë shënuar me shkurtesa si, BA 1, BA 2, Deri ne BA 8.Nga zhvarrimet e këtyre lokacioneve janë 705 kufoma te plota. Në mesin e këtyre viktimave që dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë." thuhet në ata raport e të publikura në"Alabapoli.com". Por, këtë fakt tani më e dëshmon edhe raporti i spitalit ushtarak i Nishit.

Gabimet e kosovrëve qofshin të mediave, apo edhe vetë përfaqëuesëve të UÇK-së janë bërë pikërisht nga dita kur raportuesi i Këshillit të Evropës, tashmë i njohur dhe ditur si antishqiptari Dik Marti, pati publikuar raportin e tij me plotë shpifje e trillime kundër UÇK-së, por edhe kundër shqiptarëve në përgjithësi,Kjo shpifje për fat të keq atëbotë sikur yshti disa subjekte poltike në hakmarrje të ish komandantëve të luftës dhe bijëve të lirisë të mos kundërshtohet e as të mos hulumtohet e vërteta e kësaj shpijfe mizore.Gabimin e kësaj shpifje të rëndë pasiqë nuk e kundërshtuan katgeorikisht qoftë edhe me fakte si të pranueshme konstatimit se raporti i Dik Martit e ka prishur imazhin e Kosovës, Ishte një pjesë e “fajit” tonë që nuk dëshmuan të vëretën,Mirëpo,në vazhdim të kësaj gënjeshtre dhe shpifje të Dik Martit nga vetë publikimet që i ka bërë Serbia sa i përket transplantit të veshkave me titull" Perspektiva na prelasku u 21 vek" që është "Perspektiva në kalim të shekullit 21" të publikuar nga autorët; Goran Paunoviq,Karolina Paunoviq, Svetisllav M ,Kostiq, Radmilla Veliçkoviq dhe Mairna Avarmiviq të cilët edhe e kanë bërë publim grafikonin e numrit të të sëmuarve që kanë bërë tranasplante veshakash në Serbi nga viti 1993 deri në vitin 2003. Në VMA ,Spitalin Ushtarak në Nish.Grafikoni në fjalë tregon se më së shumti transplante veshkash janë bërë në vitin 1998, kur në Kosovë kishte luftë dhe mijëra shqiptarë janë zhdukur pa ditur se ku janë as sot, Kurse grafikoni është po kështu i ngritur edhe në vitin 1999 . Por më pak se në vitin 1998, Prandaj, këtu duhet bota të hulumtojë faketet se të kujt ishin veshkat? Dhe organet tjera që u dhuruan pacientëve serbë?, Prandaj, ky fakt kaq i rëndësishëm për botën është edhe një dëshmi se gjykimet që po u bëhën tash luftëtareve të lirisë jo vetëm që shpjegojë pastërtinë e luftës së UÇK-së . Por, këto faktë dhe raporti i antishqiptari më përbetuar Dik Martit ishin të paguar të mundohen të ulin imazhin e pastërtisë së asaj lufte, Këto faktë mund të jenë në shërbesë shumë e fuqishme për të pa sepse Serbia nuk përgigjet për të zhdukurit e luftës Dhe këto fakte duhet të jenë edhe një dëshmi se kush ishte Dik Marti dhe kush e nxiti të shkruaj këtë,? Sepse akuza thuhet është mbrojtja më e mirë, Apelohet faktori ndërkombëtar që këtë publim të Serbisë dhe këtë grafikon të transplanteve e ta analizojnë, pse në vitet të tjera nuk pati aq transplante ? Pse në vitin 1998 pati aq shumë enorme transpantesh ? Pse pas atij viti pason viti 1999? Krejt këto duhet të jenë edhe një shërbim të kësaj se kush është viktima e kush agresori.Populli ynë e ka një maksimën "Katundi që shihet nuk do kallauz".Serbia e kriminalizuar dhe Dik Marti i shfrenuar me antishqipatrizmën e bënë këtë zhurmë duke dashur ta heqin këtë brenge, por historua mund të gabojë por kurr nuk harron.

(Kosova Sot Online)