Gazeta “Kosova Sot”- fakt e argument që rrëzon “mitet” e korrupsionit, vjedhjes e krimit

Gazeta “Kosova Sot”- fakt e argument që rrëzon “mitet” e korrupsionit, vjedhjes  e  krimit

Skender Kapiti

  • 07 qershor 2019 - 09:25

Gazeta kombëtare “Kosova Sot” si media e lirë ,e paanshme politikisht, e pakorruptuar materialisht dhe e guximshme profesionalisht dhe intelektualisht është fakt dhe argument, pasi me fakte dhe me argumente realë dhe me të vertetat e përditshme informon opinionin me to, duke paraqitur anën tjetër të medaljes, pikërisht atë të cilën e fsheh, e maskon dhe e eklipson paraja, pushteti,politika, paligjshmëria dhe fuqia e tyre të cilat kanë uzurpuar pushtetin, politikën, drejtësinë, pasurinë dhe ekonominë, shtetin dhe shoqërinë.

“Kosova Sot” po shënon e shkruan historinë e së tashmes duke mos lejuar që të ngrihen në kult dhe të “mitizohen” pasfidueshmëria e pushtetit të korrupsionit, të tradhëtisë dhe i vjedhjeve.

“Kosova Sot” po edukon shoqërinë me leksionin e shtetndërtimit modern, për nevojën e VETTING-ut për drejtësinë; për domosdoshmërinë e dekriminalizimit të politikëës si dhe me leksionin e asaj se pushteti e politika nuk e reformojnë shtetin, por reformimin dhe funksionimin e shtetit dhe të shoqërisë e bëjnë ligji dhe drejtësia.

”Kosova Sot” paralajmëron se gjithmonë vëndi, shteti e shoqëria kërcënohen nga mafiooligarkia e cila kur ka pushtetin manipulon dhe përcakton kahjen e pushtetit, shtetit, ligjit dhe të demokracisë.

Prandaj, lexoni gazetën “Kosova Sot”

(Kosova Sot Online)