Edhe sikur ligji të jetë tiranik, liria do të ruhej

Edhe sikur ligji të jetë tiranik, liria do të ruhej

Ali Hertica

  • 07 qershor 2019 - 09:26

Vetëqeverisja vendore mbron jo vetëm lirinë politike, ajo pengon gjithashtu që liria të mos keqpërdoret. Prandaj ata që frikësohen se liria mund të çojë në shthurje, dëshirojnë që pavarësia e provincave të lejohet të zhvillohet shkallë-shkallë, siç po ndodh me provincat e Kosovës. Filozofet modernë shkruajnë se mund të mësohet masa e popullit ta shfrytëzojnë lirinë në mënyrë të arsyeshme për gjëra të mëdha, kur nuk kanë mësuar ta bëjnë këtë për gjëra të vogla. Këtu bëhet aluzion për faktin që puna në kuvend të japë përvojë dhe njohuri që mund të shfrytëzohet në nivele kombëtare, d.m.th që institucionet lokale kanë një funksion pedagogjik. Të marrim rrezikun e tiranisë së shumicës, ku e ç’dramatizon tendencën tiranike te demokracia amerikane duke na treguar se shumicës i mungon instrumenti përfundimtar i tiranisë. Ata nuk kanë pushtet që të ushtrojnë qeverisje politike, në të gjitha hollësitë. Edhe pse organet qendrore vendimmarrëse në SHBA, kanë një pushtet të madh legjislativ në shkallë kombëtare, fushat e ndikimit janë të kufizuara. Këto organe japin parimet e përgjithshme të jetës zyrtare, por nuk kanë të drejtë të kontrollojnë vënien në jetë të këtyre parimeve në planin vendor. Këtu përgjegjësinë e marrin vetë organet vendore e jo si në Kosovë të tjerët të vendosin për të ardhmen e Kosovës. Nëpërmjet punës së tyre për zbatimin e vendimeve qendrore është e mundur të moderohen dhe t’u hiqet uji vendimeve që mënjanojnë interesat lokale. Pushteti qendror është fuqizimi brenda sferës së tij, prandaj tirania mund të duket sikur ekziston në një pikë, por nuk mund të arrijë që t’i prekë të gjithë. Sado që të rrëmbehet shumica e mazhorancës nga ndjenjat dhe sado e zellshme të jetë në planin e saj, kurrë nuk do të bënte që të gjithë qytetarët të përulen para vullnetit të saj kudo, njëkohësisht dhe në të njëjtën mënyrë. Kur pushteti qendror që përfaqëson mazhorancën dekoron vullnetin e tij sovran, zbatimi i tij u lihet në dorë politikanëve që shpesh janë krejt të pavarur prej tyre dhe që nuk mund të kontrollohen. Kuvendet komunale dhe administratat e prefekturës krijojnë diga të fshehta që frenojnë ose thyejnë valët e vullnetit të popullit. Edhe sikur ligji të jetë tiranik, liria do të ruhej nga mënyra se si do të zbatohet ky ligj.

(Kosova Sot Online)