Tehu i thikës

Tehu i thikës
Tehu i thikës

Haki Abazi

  • 07 June 2019 - 19:47

Çdo veshtersi eshte nje mundesi per ta kthyer ne mbaresi. Eshte nje kumbim qe zgjon pertej mundesive reale. Eshte nje moment kur thuhet ketu perfundon durimi.

Po sepse , a mundemi me lene nje njeri, nje te vetem me qene fetyra, arsyeja e se keqes dhe burimi i trishtimit tone? 

E verteta eshte qe per 20 vite e kemi shty me zor. Edhe krejt ajo energji, lumturi e dashuri qe e kemi pase per vendin,, per cdo dite e me shume eshte zbehe, edhe kemi harru me u gezu, kemi harru me dashte edhe kemi harru me ndje njeri tjeterin si shoke te vertet, si miqe te vertet. Loja me ligjin e natyres, loja e baltosjes, inateve te pafundme na eshte 'dhuru' per me na nda e me na perqa qe e keqja me perfitu edhe me vazhdu mbi kurrizin tone.

Nje loje e poshter na eshte imponu ku i keqi esht duke i zoti, hajni eshte bere vlere, rrenci eshte bere model i te se vertetes.Thike pas shpine gjithekuj per nje pale corape. Gjithcka qe na ka rrethu eshte ba me na u duke kercnim per me rrite friken dhe pasigurine. Nuk ka gje me te dhimbshme se kur njerezit gezohen kur ju thote Facebooku qe po dukesh Italian, Kanadeze, Gjerman, Amerikan dhe me ngulm promovojme tjetersimin. Dhimbja vjen prej faktit qe kemi harru qe kish me qene ne rregull nese kushdo ju thote ose vetja juaj- ti je njeri, veq njeri me tipare e integritet, me vlera e mundesi te barabarta, njeri qe do dhe respekton. A eshte ndoshta gezimi ne genjeshter e te pavertet nje proteste ndaj vehtes se sa shume jemi larguar nga vehtja jone.

Duke u mshehur nga te tjeret e kemi harru vehten e vertete, dhe kur paraqitet ndonje moment e mendojme si te pavlere dhe pa respekt se nuk besohet se te tille, te vertet ka sot.Se me te vertetn nuk jetohet, duhel lakuar si llastiku per me u ndje "in" dhe te pranuar. Kjo eshte vazhdimesi e sjelljes se imponuar nga rrethane qe jane gjendur, kane krijuar per vehten Shqiptaret ose lideret e tyre- gjithmone ne mbijetese ose duke mbijetuar- dikur ne New York e vende tjera te Amerikes kane thene qe jam Italian( jo te gjithe) e ata qe kane qene ne Evrope (jo te gjithe) kane krijuar cfaredo lloj identiteti tjeter sepse te qenurit vehtja ka qene rreziku mos me u dashte nga te tjeret duke projektuar vehten ne sinonimin e se keqes se propaguar. Sepse dikund jemi portretizuar si njerez me bisht, e dikund e kemi bere vet nga mosnjhja e vehtes, me sjellejt tona te corodituara.

Aq shume sot na kane shtypur idene se mundesh me qene Shqiptare edhe me qene i/e mire sa qe kemi fllu mos me guxu me fole haptaz se si e duam Shqiperine edhe faktin qe jemi Shqiptare, madje tentojme qe te krijojme dicka tjeter nga vehtja apo tolerojme qe ata qe i zgjedhim te na quajne nacionalist per faktin pse guxon me dashte ate cfare je pa e urrejtur askend ne asnje forme. Ai mendon qe guxon sepse ai kujton se si krejt cka duam eshte te ikim nga Kosova e trojet tona dhe askush nuk e ka seriozisht shtetin dhe te ardhmen. Por e ardhmja nuk vjen vet, ajo munde te vije si koncept kohore qe nuk varet nga ne por e ardhmja qe eshte prone juaja, me mundesite dhe te mirat eshte dicka qe projektohet, ndertohet e investohet dhe mbahet me shume pune.

Investimi nuk behet duke qene spektatore. Kjo e spjegon qe ne lojrat e futbollit kur jemi me mijera ne te njejtin vend behemi te guximshem sepse eshte prone perkohshme. Duam te jemi spektatore, por demokracia, shtetndertimi nuk eshte sport i spektatoreve por i qytetareve aktiv dhe atyre qe sakrfikojne per cdo dite me vetedije se jane duke kontribuar per te ardhemen. Por faji nuk eshte i njerezve ne pergjithesi, kolektivitetet behen rober te normave te impnuara e tepa diskutuara. Faji ka adrese dhe nuk eshte jetim, sidomos nuk eshte jetim ne 20 vitet e fundit. Kur jemi pyetur heren e fundit se cka jemi, kush jemi, kur ne shkolla eshte biseduar per nxenesin, per identitetin e tij apo saj, per barazine ndermejet femijeve pavaresisht gjinise edhe prej nga vijne e ciles familje i takojne. A flasim ne shkolle ne shtepi ne institucinet tona per drejtesine si ceshtjen e pakompromis. Sa me shume po mendoje per faktoret po me parqitet padituria, mungesa e vullnetit me punu per te ardhmen dhe po thellohet ne faktin se sa lire shitemi e sa shpejte besojme se te tjeret na kane faj.

Sot e verteta eshte cullak, eshte ne doren tone, eshte ne fuqine tone qe te ngritemi mbi te gjitha te kqijat dhe te permbysim ata qe na kane vene doren e djathe ne fyte e doren e majte ne xhep. Kjo eshte me ece neper teh te thikes, por nese kjo eshte e vetmaj forme per me dale prej ketu e me ja filliu me marre fryme lirisht athere me mire eshte me ece ne teh te thikes se sa me vdeke ne lumin Tisa, me pastru vc te vendeve te, huja, me u detyru me qen shperdares droge dhe me u marre m prostitucion rrugeve te Evropes. Ne jemi shume pak per me u shpernda per pune te kqija e jemi mjaft me u ba bashke per pune te mira e te medhaja. Sa here qe jemi be bashke kemi fitu edhe ate pa e urrejte askend, pa be plane me ja vra femijet, me ja ddhunu grate askujt, pa ja djege shtepine asnje nejriu tjeter. Ne edhe grykes nuk jemi si kolektivitet, ne japim, solidarizohemi, dhurojme e skarfikohemi per te tjeret. Keto jane vlera per te cilat duhet te luftojme qe t'i kthejme prap qe te kemi me cka te mburremi e te ndjehemi vehtja jone.

Nese ndarja Gjermanine e ka be me te forte e me qellim te madh qe nje dite me u be bashke atehere pse ne nuk mundemi me pase ate qellim? Rilindja e ketij vizioni eshte qe analfabetet dhe perqaresit e grykesit duhet hequr nga rendi i pare dhe te behemi zot i shtepise tone.

(Kosova Sot Online)