Baton Haxhiu mbrojti mbrëmë te Çani vetëm dy persona: Edi Ramën dhe Stanishiqin!

Baton Haxhiu mbrojti mbrëmë te Çani vetëm dy persona: Edi Ramën dhe Stanishiqin!

Enver Bytyçi

  • 09 qershor 2019 - 09:44

Mbrëmë Baton Haxhiu ishte në emisionin e Çanit! Në pamundësi ta mbrojë Edi Ramën, shiti Vangjush Dakon. Por ajo që ra në sy kishte të bënte "me patriotizmin" e tij! "E takova, tha Stanishiqin, për ta ditur se si do zhvillohej lufta në Kosovë"! Sikur nuk dihej se si do rridhnin ngjarjen! Pastaj tha se "Njoftova për këtë Rugovën dhe Buksohin në Gjermani"! Të dy këta e kanë ditur më mirë se Batoni se çfarë do të bëhet në Kosovë! Kjo nuk ka as mëdyshjen më të vogël.

"Kam dëshmitarë, tha për këto që po them, por këta dëshmitarët që kam nuk jetojnë më"! Dmth se dëshmitar i vetëm në lojën me serbët kundër Kosovës ka mbetur Batoni! 

"Jam krenar, tha ai, për atë që kam takuar Stanishiqin, sepse dallova se çfarë do të bëhet në Kosovë në vitin 1998"! Dmth armiku më i madh i Kosovës dhe kryespiuni i Serbisë, Stanishiq, i paska kallzuar Batonit planin e Milosheviçit?! Nëse po, duhet ditur se me çfarë statusi besueshmërië është bërë kjo? Pastaj tha se "Stanishiqi ishte njeri i mirë" edhe se ai nuk i përkrahte planet e Milosheviçit. Milosheviçi e kishte çuar atë në Kosovë, me qëllim që të realizonte planin e shfaqrosjes së shqiptarëve.

Madje arriti të thotë se "Stanishiqi ishte spiun I CIA-s"! Por nuk tha se si ka mundësi që Amerika ta çojë në Hagë spiunin e vet?! Tha edhe se e kishte takuar Stanishiqin në Hagë. Edhe kjo enigmë e pashpjegueshme! Pse vetëm Btonit I del kudo përpara Stanishiqi?!

Dhe në vend që ta sqarojë pozicionin e tij për këto raporte, Baton Haxhiu i shtoi pikëpyetjet dhe dyshimet rreth vetes. Vetëm dy persona i mori ai mbrëmë në mbrojtje, Edi Ramën dhe Stanishiqin!

(Kosova Sot Online)