Parlamenti i Kosovës po shndërrohet në hajtpak!

Parlamenti i Kosovës po shndërrohet në hajtpak!
  • 12 June 2019 - 12:30

Në bazë të monitorimit të punës së Parlamentit të Kosovës nga ana e organizatave të Shoqërisë Civile, shihet qartë se Parlamenti i Kosovës ka probleme dhe i mungon serioziteti dhe përgjegjësia në punën e ti.

Për shkak të organizmit të dobët qoftë nga kryesia dhe Parlamenti, gjatë këtij viti kanë mbetur 63 projekt ligje të pa miratuara që do të thotë se vetëm 30% të agjendës dhe të planit është realizuar.

Pa përgjegjësia dhe mungesa e vetëdijes dhe përkushtimit, ka ndikuar që gjatë punës dhe gjatë diskutimit të projekt ligjeve mos të miratohen një varg prej tyre.

Këto obstruksione i kanë sjellë dhe po i sjellin dëme imazhit të institucionit më të lartë shtetëror, i cili herë pas here po shëndrrohet në hajtpak.

Partitë politike për shkak të interesave të ngushta partiake, jo që nuk i miratojnë ligjet por në të shumtën e rasteve pas pauzave të rëndomta nuk kthehen më në mbledhjen e Parlamentit dhe kështu mbesin shumë punë të pa kryera.

Se me të vërtet vlerat në institucionet e shtetit po degradohen për ditë e më shumë, tregon edhe kultura e komunikimit.

Në Parlament mund të flitet pa e respektuar etikën dhe kodin, e shumë here duke etiketuar njëri tjetrin me qëllim e pa të dhe kjo i përngjet shumë here hajtpakut.

Se me të vërtet mungon disiplina dhe përgjegjësia dhe se çdo gjë është shëndrruar në interes material, tregon edhe fakti kur shumë deputet shkojnë në Parlament vetëm sa për tu nënshkruar, përkatësisht për ta marrur mëditjen. Janë të rralla apo nuk ekzistojnë fare rastet kur respektohet rregullorja e punës së Parlamentit përmes të cilës është dashur të sanksionohen ata deputet të cilët nuk qëndrojnë deri në fund në mbledhjet e Parlamentit.

Këtë gjendje e ka sjell organizimi dhe udhëheqja e dobët e mbledhjeve të Parlamentit nga ana e kryesisë dhe kryetarit, i cili shpesh here përmes retorikës më shumë po i shërben këtij kaosi në Parlamentin e Kosovës.

Është shumë shqetësues fenomeni i cili e ka përfshi Parlamentin e Kosovës, kur deputeti i nënshtrohet kryetarit të partisë së ti apo partisë, e jo nevojave dhe kërkesave të elektoratit të cilët e kanë zgjedhur.

Ky mentalitet duhet ndryshuar sa më parë në të mirë dhe në shërbim të qytetarëve të cilët përmes zgjedhjeve dhe votës së lirë e obligojnë deputetin dhe bazën deleguese për ti dhënë llogari votuesve e jo interesave të ngushta partiake si është vepruar deri më tani.

Është imperativ i kohës të ndryshoj ligji zgjedhor i cili në mënyrë decidive do ti përcaktoj rregullat dhe mënyrën e zgjedhjes së deputetëve dhe organeve tjera të Parlamentit në harmoni me rregullat e shteteve demokratike të Europës.

(Kosova Sot Online)