Fenomeni Clinton!

Fenomeni Clinton!
  • 14 June 2019 - 12:36

Njeriu i arsyshëm nuk ka fjalë dhe nuk mund të gjejë shprehje për ta madhështuar figurën e ish-Presidentit Bill Clinton.

Ky njeri i cili e udhëheqi Amerikën në dy mandate, la gjurmë dhe vepër kolosale për shoqërin Amerikane dhe për njerzimin në përgjithësi.

Ky njeri me vyrtyte dhe tipare shumë dimensionale, nuk ishte vetëm President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ishte lider dhe figur që i dha kuptim politikës dhe paqës botërore.

Madhështia e këti njeriu u vërtetua edhe para 20 vitesh, kur ishte në Shtëpin e Bardh, dhe kur mori vendim historik për ta shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës nga barbaria serbe, dhe për t'ia sjell lirin dhe pavarsin shtetit të Kosovës.

Sa here që ky njeri i madh e viziton Kosovën, në këtë vend sjell optimizëm, energji, shpres, fenomene këto të cilat janë dhunti e një engjulli të dërguar nga Zoti.

Mrekullia që i ndodhi Kosovës, që kur Presidenti Clinton ishte në Shtëpin e Bardh e deri dje që e vizitoj shtetin e Kosovës, do të kuptohet më vonë reflektimin dhe porosin që i dha këti vendi miku më i madh dhe më i dashur i popullit shqiptar.

Vizita e ti ishte edhe një dëshmi e fuqishme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat historik i shqiptarve, dhe se përspektiva e jonë varet vetëm nga ne. Por edhe kësaj radhe mos uniteti dhe defektet të cilat po manifestohen në elitën politike tek liderët e institutcioneve dhe të partive politike, janë shqetësuese për shkak të mos prezentimit të përbashkët në manifestimin me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së forcave të NATOS-së në Kosovë dhe qlirimin e Kosovës.

Deklarata e liderit të Lidhjes Demokratike Isa Mustafa dhe Kryetarit të Vetvendosjes Albin Kurti, se nga protokoli i shtetit nuk kanë qenë të ftuar në manifestimin qendror, nëse është e sakt është për qdo kritik, gjykim dhe dënim të këti veprimi.

Shteti i Kosovës nuk guxon të bëjë gabime të tilla përkatësisht protokoli i shtetit, nëse kjo është e vërtet ka dështuar plotësisht.

Mos prezentimi i përfaqësusëve të dy partive më të mëdha në Kosovë në këtë përvjetor hiostorik, e ka varfëruar manifestimin , të cilit i dhanë kuptim delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në krye me ish-Presidentin Clinton.

Armiqët e Kosovës u befasuan dhe u tronditën me prezencën e Presidetit Clinton, Sekretarës Medllin Olbrait, Gjeneralit Wesli Clark si dhe figurave tjera nga shtetet mike të Kosovës të cilët i dhanë madhështi 20 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-së në Kosovë dhe liris së Kosovës.

Në fund fjalimi i Presidentit Clinton dhe porosia dhe mesazhi që i dha popullit të Kosovës dhe liderëve të Kosovës, janë antologji dhe rrëfim për ardhmërin e këti vendi.

(Kosova Sot Online)