Kauza e protestave të opozitës në Shqipëri – kauzë kombëtare

Kauza e protestave të opozitës në Shqipëri – kauzë kombëtare

Skender Kapiti

  • 15 qershor 2019 - 15:29

Protesta më e fundit dt.08 06 2019 e popullit shqiptar drejtuar nga PD dhe opozita e bashkuar rreth saj, kriza politike, kriza demokratike dhe institucionale, superkorrupsioni institucional e shtetëror, si dhe skandalet narko-kriminale te bashkëpunimit të mafies së pushtetit me mafien e krimit dhe të drogës nxjerrë nga gazeta “Bild”, janë treguesit që përfundimisht vertetojnë faktin se pushteti “Rama-Rilindja” si regjim ka rënë tashmë faktikisht, defakto.

Protestat në Shqipëri janë bërë kauzë kombëtare në emër të demokracisë, në emër të zgjedhjeve dhe të votës së lirë e të pamanipuluar; kauzë kundër krimit e korrupsionit; kundër drogës, varfërisë, papunësisë dhe eksodit; kauzë për progresin dhe integrimin. Me ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019 nga Presidenti i Republikës i detyruar qe te mos lejoje rrezhqitjen e vendit ne destabilitet, gjë e cila tregon se Shqipëria tashmë ka hyrë jo vetëm në krizë politike, krizë elektorale, krizë korrupsioni, krizë konstitucionale por ndoshta edhe në krizë Presidenciale, sepse verbëria e pushtetit po kërkon edhe shkarkimin e Presidentit. Pra, keqqeverisja Rama-Rilindja e ka futur Shqipërinë ne krizë demokratike, që do thotë se Demokracia në Shqipëri është në rrezik, dhe për pasojë rrezikohet edhe stabiliteti e sovraniteti kombëtar.

Shqiptarët sot janë në përballje shume të vështirë me mafien e pushtetit të krimit, korrupsionit, vjedhjes e drogës dhe me mafien politike e juridike të antiligjit dhe antishteti të cilat e kanë dëmtuar rëndë shoqërinë dhe rrënuar po shumë rëndë edhe shtetin, edhe demokracinë sa që mund të thuhet se shteti dhe demokracia janë paralizuar nga keqfunksionimi i tyre.

Gjëndja në Shqipëri nuk është aspak normale. Nuk ka vetëm krizë politike por ka krizë gjithinstitucionale. Kjo gjëndje e ka futur Shqipërinë në një udhëkryq të rrezikshëm dhe që i bën dëm jashtzakonisht të madh edhe Kosovës.Kosova asnjëherë nuk e pati, në momentet më të duhura, kurrë nuk pati në krah një Shqipëri stabile dhe të fortë politikisht,por pothuajse gjithmonë të dobët dhe problematike, konfliktuale , të paqëndrueshme politikisht dhe të trazuar.

Shkaktari kryesor i kësaj gjëndjeje edhe të sotme janë korrupsioni, krimi, dhe mafia e krimit te drogës të cilat zgjedhin politikanët, pushtetarët dhe administatën qeverisjes qëndrore dhe ato të pushteit lokal, Bashkitë.

Krimi i drogës ka hyrë thellë në shoqëri dhe e ka ndotur atë. Prandaj qeveria të lërë aventurat, retorikat, alibirat dhe intrigat, dhe të pranojë dorëheqjen dhe Shqipëria të kalojë me një qeverisje tranzitore për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, ku të garojnë e të vijnë në parlament njerëz të pastër, kombëtarë, të aftë, patriotë e të përgjegjshëm.Patjetër duhen zgjedhje të reja ku kandidatët të kalojnë në sitën e dekriminalizimit dhe të VETTING-ut.

Aktualisht pushteti i sotëm me dështimin e madh të tij si në mënyrën e ardhjes ne pushtet me blerje votash, si dhe me dështimin korruptiv qeverisës, dhe me injorimin që i bëhet atij prej protestave të opozitës dhe popullit opozitar, ky pushtet de fakto nuk ka legjitimitet, dhe si i tillë as nuk mund të paramendohet që ky pushtet të organizojë zgjedhjet me standarde dhe te ndershme, ato vendore të 30 Qershorit 2019.

Prandaj de fakto REGJIMI “RAMA-RILINDJA”KA RËNË.

Protesta në Shqipëri nuk është protestë vetëm e opozitës politike të drejtuar nga Basha, por është protestë gjithkombëtare kundër Qeverisë Rama dhe kundër “Rilindjes” të së keqes

Protestat e shqiptarëve në Shqipëri po i shërbejnë emancipimit të shoqërisë shqiptare për lirinë, për demokracinë dhe për mposhtjen e tradhëtisë ,padrejtësisë dhe korrupsionit të politikës, të pushtetit e të drejtësisë prej të cilave shqiptarët kanë vite e vite që vuajnë e pësojnë prej tyre.

Protestat e sotme të shqiptarëve janë kundër klanit të hajdutëve të asaj të emëruar nga Rama dhe të quajtur prej tij “Rilindje”. Protestohet kundër kryeministrit dhe kundër kësaj farë “Rilindjeje” të dalë boje si mashtruese e madhe, si një klan që asgjësoi politikisht së pari Partinë Socialiste, dhe që me pushtetin që siguroi nga Partia Socialiste, ajo pastaj kapi shtetin dhe tërë pushtetin.

Fiolozofia mashtruese politike e Rilindjes “ përtej të Majtës dhe përtej të Djathtës” paska qenë një “e vërtetë” e madhe sepse politika qeverisëse e Rilindjes nuk ka asgjë, as nga E Majta dhe as nga E Djathta, pasi si filozofi e praktikë Rilindja paska qenë dhe ka hyrë tashmë në histori si filozofi e praktikë qeverisëse krimi, droge, vjedhjeje e grabitjeje.

Këto protesta i shërbejnë guximit, zgjimit dhe ndërgjegjsimit për të mos duruar të padurueshmen, për të mos lejuar të palejueshmen,për të mos e pranuar si normale anormalen, për të mos pranuar si moral amoralen, për të mos pranuar autokracinë si demokraci; për të mos pranuar tradhëtinë si patriotizëm, dhe për t’i mos pranuar si virtyte, as veset e hajdutërisë, krimit e as të korrupsionit që e karakterizojnë këtë pushtet, këtë qeverisje dhe këtë të keqe të madhe që e sundon sot shoqërinë dhe shtetin shqiptar.

Këto protesta janë sot përballja e protestuesve me të ligat, tradhëtitë, pabesitë, me krimin, me vjedhjet, ma antiligjin, me antishtetin që ka kapur gjithcka dhe shtetin.

Populli nuk prêt e nuk duron më me vite sepse sot koha ecën shpejt , shumë shpejt.

Sot Rilindja dhe Rama janë bartësit dhe shkaktarët që e kanë cuar demokracinë, shoqërinë dhe Shqipërinë në falimentim dhe buzë greminës.Detyrimisht, ata minimalisht dhe urgjentisht duhen dëbuar nga pushteti, dhe prandaj kundër tyre me të drejtë protestohet.

Politika e pushteti i krimit, hajnisë e korrupsionit është gjithmonë prapa dhe pengesë e bllokim i zhvillimit dhe progresit dhe kërkon që ta ruajë statukuonë, ta mbajë popullin me kujtimet dhe ta justifikojë varfërinë, eksodin, papërgjegjshmërinë, rrokopujën, prapambetjen, mosintegrimin, moszhvillimin, krimin, hajdutërinë dhe korrupsionin e tij duke u justifikuar, krahasuar me të kaluarën dhe duke akuzuar paraardhësit dhe të shkuarën.

Por realisht sot, realiteti i këtij pushteti dhe i kësaj keqqeverisje ka lëvizuar e rrëzhqitur madje së prapthi,pasi vetëm sa ka përkeqsuar shumë më keq akoma edhe krahasuar me të mëparshmen me pasigurinë, padrejtësinë, krimin, korrupsionin,varfërinë,papunësinë, me eksodin dhe sidomos me vjedhjet e hajninë.

Protestat e opozites dhe të shumicës së popullit opozitar në Shqipëri janë të justifikuara e të motivuara politikisht, demokratikisht, moralisht dhe kombëtarisht.

Është kulmi i poshtërsisë dhe i amoralitetit që me paratë e vjedhura, me paranë publike të vjedhur, me paranë e korrupsionit, të hajdutërisë dhe të drogës të shfrytëzosh e të manipulosh me varfërinë e njerëzve për t’ua blerë atyre votën, për ta marrë pushtetin; dhe me pushtetin ta sundosh e ta shfrytëzosh shtetin dhe popullin.

Ky është kulmi i amoralitetit të pushtetit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të tolerohet dhe as të lejohet që të qeverisë më.

Qeverisja e sotme ështe bërë simbol i të keqes. Asaj tashmë i është çjerrur e grisur çdo lloj maske: maska e idealit, e moralit, e përkushtimit, e patriotizmit dhe e çdo finese djallëzore.

Askush më nuk ka asnjë fije besimi te Kryeministri. Autoriteti dhe pushteti atij tashmë i kanë rënë për tokë . Ai për çdo ditë vetëm sa izolohet. Pushtetin e tij dhe kokëfortësinë egoiste të tij, tashmë i ka kapur paniku dhe frika prej ndëshkimit të madh.

Ky pushtet injorant, i varfër politikisht i cili tallet me të tjerët; ky pushtet injorant i cili nënçmon votuesit dhe protestuesit, ky shpirtlig i varfër shpirtërisht, i varfër politikisht dhe shumë i varfër e i pa ndjeshëm shoqërisht e kombëtarisht, populli do ta ndëshkojë ashpër dhe do ta dëbojë nga pushteti.

Në krye të potestës gjithkombëtare është lideri demokrat Lulzim Basha përballë kryetarit të qeverisë , “kryerilindasit” të qeverisë dështake Edi Rama.

Kjo protestë gjithëkombëtare është provokuar dhe nxitur nga realiteti zhgënjyes e përvuajtës, nga gjëndja e rëndë, nga kriza e thellë institucionale dhe gjithë dimensionale që ka përfshirë Shqipërinë; krizë e cila ka për autorë kryeministrin, keqpushtetin dhe keqqeverisjen e tij; krizë që ka prodhuar vetem krim, korrupsion, papërgjegjshmëri politike e kombëtare, tradhëtinë,mashtrime, gënjeshtra, ku si pasojë e këtij dështimi të thellë, shqiptarët vuajnë varfërie,padrejtësie, pasigurie, papunësie dhe mbi 400 mijë shqiptarë kryesisht të rinj dhe intelektualë për këto 5-6 vite të këtij pushteti antihuman dhe antisocial marrin rrugët e eksodit dhe janë larguar nga Shqipëria.Me këtë protestë, në mbështetje të saj janë diaspora shqiptare, janë pra edhe ata 400 mijë shqiptarët që janë larguar nga Shqipëria këto 5 vite të qeverisjes së mbrapshte të Rama-Rilindjes; janë minatorët e naftëtarët; janë ato qindra e mijra biznese të falimentuara; janë ata, pensionistët dhe të braktisurit të cilët kanë problem mbijetesën; janë ushtria e të papunëve dhe e studentëve të papunë dhe të pashpresë në Shqipëri; me këtë protest janë edhe familjet e fermerëve shqiptarë të falimentuar si dhe inelektualizmi I vërtetë dhe patriotik, pra pothuajse me këtë protest është i gjithë populli opozitar kundër këtij pushteti.

Në mbështetje të kësaj proteste janë edhe bashkëkombasit shqiptarë të diasporës kudo në botë; janë shqiptarët e Kosovës të cilit ky kryeministër i gjobit pse kalojnë në “Rrugën e Kombit”, dhe ata janë me këtë protestë edhe për faktin e papërgjegjshmërisë së këtij kryeministri të Shqipërisë prej të cilit rrezikohet edhe ndarja e Kosovës.

Pra, në këtë protestë dhe me kryeopozitarin Lulzim Basha është pothuajse i gjithë kombi shqiptar.

Kundër këtij kryeministri dhe të ekipit të tij të rilindasve madje janë edhe socialistët e përjashtuar dhe të dëbuar nga Partia Socialiste, nga pushteti dhe politika.

Ky kryeministër ndoshta është dhe kryeministri më i kontestuar , më i diskredituar dhe më i dëmshmi kombëtarisht në historinë shtetërore të Shtetit Shqiptar. Pasqyra e këtij kryeministri është mënyra se si ai keqqeverisi.

Ky tashmë ka hyrë në histori sepse e kreu misionin e tij.

Ai do të mbahet mend për bëmat e tij si: kryeministri i cili promovoi në politikë, në qeverisje dhe në administratë individë injorantë; individë të papërgjegjshëm dhe me rekorde kiriminale, korruptive e trafikimi droge. Ky kryeministër , “bërthama strategjike “ e tij dhe “ekipi i rilindasve” të tij në politikë e pushtet do të mbahen mend si ndërtuesit e Republikës së “Kanabistanit”. Do mbahet mend si kryeministri fenomenal për kriza: si qeverisje hajdute e pashëmbullt kudo ku buronte paraja publike; në taksa,tatime e dogana, në investimet publike dhe sidomos për të famshmet Partneritetet Publik Privat, që në fakt ishte një ndërmarrje partneriteti Kriminal Vjedhjeje e Plackitjeje të Parasë Publike, krahas asaj të vjedhjes e të shitblerjeve të votave të shqiptarëve dhe të mandatit të deputetëve. Do të mbahet mend si qeverisje e kryeminstrit të batutave tallëse bajate, me fjalor të ndotur e të ulët si në qverisje, në parlament, nëpër media dhe para publikut.

Përballë këtij pushteti dështak, të lig, të papëgjegjshëm, të paturp,mjeran, antipublik dhe antikombëtar sot proteston me të drejtë i gjithë kombi shqitar i cili kërkon largimin e këtij pushteti i cili është bërë i neveritshëm, i urryer e i padurueshëm për më tej .

Ky pushtet do të shënohet në histori si politika e pushteti i alternativës të së keqes, përballë së cilës sot proteston alternativa Basha, antiteza kundraRama, si një sfidant jo vetëm potencialisht politik superior, por edhe si sfidant qytetaresk ,familjar dhe kombëtar që ka vizionin dhe përkushtimin për t’i kthyer shqiptarëve moralin, dinjitetin, shpresën, shtetin, drejtësinë dhe krenarinë kombëtare të nëpërkëmbura nga ky pushtet turpi e fatkeqësie kombëtare, dhe nga ky pushtet rrënimtar i demokracisë , imazhit kombëtar dhe i shtetit shqiptar. Rama e di shumë mirë se ka dështuar në politikë e qeverisje, ai ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme sepse pa atë kryeministër ai nuk mundet më të manipulojë dhe as ta blejë votën e pushtetin.

Ai është në ankth se nuk mund të bëjë pa pushtetin. Imagjinata e tij i është shterruar dhe nuk mundet më të prodhojë mashtrime e gënjeshtra pasi i ka konsumuar të gjitha ato, si dhe i janë ekspozuar të gjitha mundësitë dhe marifetet e vjedhjeve të votave, të pushtetit por edhe të parasë publike atij dhe rilindasve të tij.

Rama e ka frikë Bashën, sepse Basha është i lirë dhe i pa shtrënguar nga ato të cilat është kapur, dështuar dhe i shtrënguar Rama.Rama ka frikë Bashën sepse me Bashën sot ne krye te protestave është gjith populli protestues.

Pra ky kryeministër është keqbërës kombëtar.

Ai duhet të mendohet mirë dhe thellë se ku po e con Shqipërinë kokëfortësia dhe papërgjegjshmëria e tij.

A e mendon ai se çfarë do të thotë, dhe çfarë do të ndodhë nëse qeveria, kjo qeverisje e dërgon Shqipërinë në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit pa opozitën?! Kjo do të thotë dështim i demokracisë; do të thotë përçarje e ndarje e thellë konfliktuale jo vetëm politike por edhe kombëtare; do të thotë papërgjegjshmëri e rëndë jo vetëm politike po edhe për imazh negativ për Shqipërinë dhe per shqiptarët në dukje sikur nuk pranojnë demokracinë dhe si të paftë për të ngritur shtetin demokratik e ligjor, dhe krejtësisht këto janë “merita” që do t’i hipotekoheshin dhe faturoheshin autorësisë së këtij pushteti .